Detaje të tjera dalin në dritë në lidhje me pengmarrjen e shtetasit Jak Prenga në Kamëz disa ditë më parë.
Mësohet se është hedhur poshtë pista paraprake e hetimit, se ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e një konflikti të çastit. Polica është orientuar te konfliktet që 49-vjeçari mund të ketë pasur në Greqi ose dhe te rekordet kriminale të vëllezërve, të cilët vuajnë dënimin për drogë në Angli.
Dyshohet se pengmarrja e tij të jetë bërë në formë presioni për vëllezërit e Prengës, që ndodhen në burg në Angli. Këtë pistë e përforcon edhe më shumë fakti se 49-vjeçari është marrë peng afër banesave të vëllezërve të tij. Një fqinj i Prengës ka thënë për Neës24 se familjes i është bërë presion që lajmi të mos bëhet shumë mediatik.
Familjarët e Jak Prengës nuk iu kanë dhënë asnjë informacion policisë në lidhje me konfliktet që ai ose vëllezërit e tij mundtë kenë pasur.