gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pedagogia e Gjuhë-Letërsisë: Teza është përkthyer gabim, maturantët kanë të drejtë

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pedagogia e Gjuhë-Letërsisë: Teza është përkthyer gabim, maturantët kanë të drejtë

Maturantët në vend, prej tre ditësh kanë dalë në protesta, pasi kanë mbetur të pakënaqur për mënyrën sesi ishte hartuar provimi i Gjuhë-Letërsisë.

Një pyetje që shkaktoi zemërim mes tyre ishte ajo e “Turit”. Ky personazh mund të shihet tashmë në pankartat e studentëve, të cilët nuk e kanë kursyer ironinë. Pedagogia e Gjuhë-Letërsisë, Elsa Skëndëri Rakipllari, thotë se maturantët kanë të drejtë në protestën e tyre, pasi sipas saj, teza kishte probleme serioze.

Në një intervistë për ‘RTV Ora’, ajo u shpreh se pyetjet nuk kanë qenë për çështje themelore për gjuhën shqipe.

“Maturantët kanë të drejtë, teza kishte probleme serioze, në formulimin e pyetjeve, në tekstet e përfshira. Sot u bë publike edhe çelësi i përgjigjeve dhe është dashur të shoqërohet me një mirëargumentim, pse ato alternativa janë të sakta dhe jo të tjerat.

Ka pasur një reagim deri diku nga ministria, por kjo nuk e ndryshon thelbin e çështjes, pasi ministria ka thënë se do të rishikojë pragun e pikëve kur të korrigjohet teza dhe mandej do të vihet një ndryshim pikësh.

Por nuk e dimë se sa rezultat i besueshëm është ky, pasi ne nuk e dimë se sa reflektohen njohuritë e maturantes, duke mos u testuar drejt. Pyetjet nuk kanë qenë për ato që duhet të ishin çështje themelore, sidomos për atë që duhet të ishin për gjuhën shqipe”.

Për Rakipllarin, tekstet e provimit janë të përkthyera gabim nga gjuha e huaj, pasi është munduar të imitohet. Ajo tha më tej se ka një mungesë kohezioni dhe lidhje mes fjalive në tekst, duke të krijuar përshtypjen se tekstet ishin të përkthyera.

“Specialistët i kanë marrë tekstet një më një dhe unë vetë e pashë testin dhe mendoj se tekste, sidomos në pjesën e gjuhës janë shumë, pavarësisht se mund të jenë pak fjali. Po ashtu, ka një mungesë kohezioni dhe lidhjeje mes fjalive në tekst.

Të krijohet përshtypja se tekstet ishin të përkthyera. Unë kërkova në Google me emrin e autores që ishte shkruar gabim, pasi ne i shquajmë emrat në gjuhën shqipe dhe e gjeta informacionin. Gjëja më paradoksale, që më erdhi keq, është se teksti është përkthyer gabim.

Kjo na ngre një dilemë të madhe, pasi nuk kanë mbaruar tekstet në gjuhën shqipe. Nuk e kuptoj këtë maninë për të imituar çdo gjë. Vetë mënyra se si provimi është hartuar, tregon se është imituar nga provimet e gjuhës së huaj apo provimet e mbrojtjes së gjuhës. Ne kemi një traditë shumë të mirë të publikimit të teksteve të gjuhës shqipe”.

Tags: maturantetprotestatestimet

TË LIDHURA

Përjashtohen nga PD, reagojnë Burgija dhe Boshku: Kontributet s’na i mohon kush
Aktualitet

Përjashtohen nga PD, reagojnë Burgija dhe Boshku: Kontributet s’na i mohon kush

22:01 | 24/03/2026
Kreu i ri i Policisë, mbyllen intervistat 9-orëshe për 14 kandidatët
Aktualitet

Kreu i ri i Policisë, mbyllen intervistat 9-orëshe për 14 kandidatët

20:52 | 24/03/2026
Emërohet administratori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit
Aktualitet

Emërohet administratori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

20:39 | 24/03/2026
Next Post
Vajza nuk mban dot lotët nga surpriza e të atit (VIDEO)

Vajza nuk mban dot lotët nga surpriza e të atit (VIDEO)

Sa rezistente është Shqipëria ndaj krizës së koronavirusit

Koronavirusi në Shqipëri/ Mesatarja ditore e kësaj jave, sa 3-fishi i 3 muajve të fundit

Irani goditet nga një tërmet 5.1 ballë

Tërmeti me magnitudë 5.7 “shkund” Turqinë, shemb kullën e vrojtimit të ushtarakëve







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë
Bota

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

by mirseda
22:54 | 24/03/2026
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pasi disa persona humbën jetën...

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

22:47 | 24/03/2026
Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

22:46 | 24/03/2026
Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

22:44 | 24/03/2026
Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

22:42 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com