Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

PE synon përmbyllje të shpejtë të procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian pritet të nisin shpejt diskutimet për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar në Këshill dokumentin për vizat, duke i dhënë mandatin Presidencës çeke që të nisë negociatat në Parlament.

Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Deputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është emëruar raportues për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, do të negociojë me Këshillin në emër të Parlamentit.

Ai ka thënë se do të bëjë çmos që procesi të përmbyllet sa më shpejt, ndonëse është shprehur se vendimi i Këshillit nuk është në tërësi në përputhje me pritjet e Parlamentit.

“Ky vendim do të duhej të ndodhte para shumë kohësh. Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave para katër vitesh. Jo shumë kohë pas kësaj edhe Parlamenti Evropian ka miratuar të njëjtin qëndrim. Na vjen mirë që Këshilli më në fund u pajtua për t’i dhënë Kosovës mundësinë e lëvizjes pa viza. Por fakti se vendet anëtare kanë vendosur ta lidhin këtë me funksionalizimin e sistemit ETIAS-it (ose më së voni me 1 janar 2024), nuk është ajo që ne kemi pritur”, ka thënë Reuten.

ETIAS kërkon që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.

Reuten ka thënë se ka synime që negociatat të nisin sa më shpejt që është e mundur, mundësisht para fundit të vitit.

“Unë nuk mund të them se kur mund të përmbyllet dialogu mes tri palëve, por do të punojmë me shumë mund që të mos shkaktojmë vonesa tjera” ka thënë ai.

Sipas interpretimit të këtij deputeti, për të pasur mandat për nisjen e negociatave në emër të Parlamentit nuk ka nevojë për votim të ri, sepse mund të konsiderohet si mandat edhe pëlqimi që ka dhënë Parlamenti Evropian në vitin 2019.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë. /evropaelire

Tags: keshilliKomisioni EvropiankosoveLiberalizimi i vizaveparlamenti

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

U grabit dhe u dhunua në mes të Tiranës?/Reagon aktori Rezart Veleshnja

Kërcet a*ma në orët e para të mëngjesit në Durrës, një i plagosur

Shuhet avokatja e njohur, fëmijët mbeten mes katër rrugëve!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com