Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

PD, si partia e Leninit

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Aksioni politik i PD/ Berisha bën ‘shpërndarjen’, dërgon Topallin në Lezhë

Nga Artur Ajazi

Ndoshta edhe vetë V.I.Lenini, do ta kishte zili formën dhe mënyrën se si Sali Berisha dhe Partia e tij Demokratike, kërkojnë sot pushtetin dhe rrëzimin e “regjimit Rama”. Dhuna, greva, demonstrada, protestat, hunjtë, sfurqet, mosbindja civile apo dhe sabotimet, janë forma leniniste të cilat u përdorën nga bolshevikët 110 vjet më parë për të rrëzuar regjimin e atjeshëm perandorak.

Sot Shqipëria është në demokraci, jeton e lirë, e pavarur, e mirëmenaxhuar nga qeverisja e saj legjitime, e ndërtuar dhe investuar politikisht dhe financiarisht nga KiE, BE, NATO, dhe organizma të tjera ndërkombëtare, të cilat ndihmojnë dhe respektojnë rolin dhe vendimarrjet e saj. Politika e sot në Shqipëri, ka pësuar rinovime të jashtëzakonshme, falë reformave të zbatuara. Eshtë bërë më europianiste, më perëndimore, por natyrisht një pjesë e saj, që fatkeqësisht e quan vehten e “djathtë”, ka mbetur mbrapa. Ajo pjesë e vjetëruar e politikës shqiptare, e kapur dhe mbajtur peng nga njeriu i dy partive, ish-PPSH dhe PDSH, sot lëngon, dhe nuk përparon.

Berisha po e shkatërron nga themelet partinë e mbajtur peng. Ai ka instaluar ideologjinë e dhunës, dhe drejton me mentalitetin e përmbysjes me revolucion dhe jo me votën e lirë. Partia e tij, është si partia e Leninit, por në kohë dhe kushte të tjera. Nuk mund të kërkosh “përmbysje regjimi”, kur qeveria ka dalë nga vota e lirë, nuk mund të kërkosh marrje pushteti me greva, protesta dhe demonstrada, kur partia që ka pushtetin ka fituar shumicën qeverisëse me votën e lirë të shumicës së shqiptarëve.

Nxitimi i Sali Berishës, “për të mos humbur asnjë ditë kohë për rrëzimin e Ramës”, e ka burimin tek frika, ankthi, mungesa e mbështetjes, apo dhe ideologjizimi i sakatepsur i shumicës së atyre që mban pas vehtes. Shpura e Berishës, së fundi ka marrë urdhër të dalë në rrethe, të zbresë në terren, të takohet me bazën, për ti mobilizuar ata të ngrihen kundër qeverisjes Rama. Ndërsimi i turmave, ka qenë dhe mbetet refreni i çdo fjalimi të Berishës prej 30 vitesh.

Ai kërkon protesta, por nuk i mblidhen aq sa mendon, ai kërkon greva, por nuk i binden më, kërkon demonstrada, por edhe kjo formë dhune, nuk i ka dhënë rezultate. Thjesht, ai mbahet në seli nga një grusht njerëzish fanatikë, që u ka bërë ndere, që i ka bërë me pasuri marramendëse kur ishte në pushtet, duke i mbajtur me gajret ata se “shumë shpejt do të fitojmë mbi Edi Ramën”.

Sali Berisha nuk po e kupton se, duke ngulur këmbë në rrëzimin e Ramës, po i shton atij vota nga e djathta. Nuk po e kupton se, duke kërkuar me ‘xhaketat e vjetra” protestat dhe grevat, po i largon edhe ata demokratë që i kanë mbetur akoma si mbështetës të dikurshëm. Dhe kjo për faktin sepse, kanë akoma në mëndjet e tyre, imaxhin e qeverisjes skandaloze nga 2005 deri 2013. Kanë akoma para syve, imazhin e korrupsionit të ish-ministrave dhe ish-zyrtarëve të tij, nga Tirana në rrethe, që zhvatën e vodhën, pasuritë e këtij vendi sikur të ishin në pronat e tyre. Ndaj, partia e tij, ngjet si partia e Leninit, ku natyrisht edhe në rolin e Carit të Rusisë këtu, (me pushtet të përjetshëm) është Berisha.

Tags: Artur AjaziBerishaPD

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Sezoni turistik/Kumbaro: Ka qenë një ndër beharët më të suksesshëm

Sezoni turistik/Kumbaro: Ka qenë një ndër beharët më të suksesshëm

Kryeministri polak: Rrjedhjet e tubacioneve janë një akt sabotimi

Kryeministri polak: Rrjedhjet e tubacioneve janë një akt sabotimi

Meta lë të hapur mundësinë e koalicionit me Berishën në zgjedhjet lokale

Meta lë të hapur mundësinë e koalicionit me Berishën në zgjedhjet lokale







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com