Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

PD-PS konsensus për ndryshimin e Kodit Rrugor, drejt heqjes së postblloqeve dhe përgjysmimit të gjobave

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD-PS konsensus për ndryshimin e Kodit Rrugor, drejt heqjes së postblloqeve dhe përgjysmimit të gjobave

Pas bashkimit të votave për ndryshimin e ligjit për informimin mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, duke i hapur rrugë verifikimit edhe të personave që kanë marrë më parë një certifikatë të pastërtisë së figurës, mazhoranca dhe PD-ja e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë arritur një konsensus edhe për ndryshimin e Kodit Rrugor.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, ka shprehur vullnetin e shumicës për të shqyrtuar me urgjencë një projektligj të propozuar nga PD-ja me në krye Alibeajn, për ndryshimin e Kodit Rrugor, duke e bashkuar nismën me një projektligj të PS, i cili ka të njëjtin objekt. Nisma e Alibeajt parashikon heqjen e postblloqeve policore nëpër rrugët e Shqipërisë, përgjysmimin e gjobave të larta etj.

“Në vijim të asaj që ngriti kryetrari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me një nismë të re të ardhur nga kryetari i grupit, duke qenë se edhe unë kam depozituar një nismë, nismat kanë të njëjtën objekt, pra Kodin Rrugor në Republikën e Shqipërisë, duke qenë se komisioni e ka shqyrtuar propozimin tim, sepse është para 4 muajsh dhe duke qenë se kanë të njëjtin objekt, do t’i kërkoja zotit Pëllumbi që në mënyrë të menjëhershme, siç e ka paracaktuar Rregullorja, nismat të bashkohen dhe të shqyrtohet me urgjencë edhe propozomi që vjen nga zoti Alibeaj. Ju dhe zoti Bushati keni të gjithë mandatin tonë që të negocioni për të gjetur zgjidhet e duhura mes propozimeve, sepse, në fund të fundit, kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë rrugore në tërësi, natyrisht, edhe ndihmën për qytetarët shqiptarë për t’i shkurtuar procedurat burokratike në pajisjen me leje drejtimi”, tha Basha.

Projektligji i propozuar nga Balla për ndryshimin e Kodit Rrugor, konsiston në njohjen e dyfishtë të lejeve të drejtimit me Gjermaninë. Nga ana e tij, Alibeaj u shpreh dakord me bashkimin e dy nismave ligjore, ndërsa kërkoi që të procedohej me shpejtësi.

“Sigurisht, jam dakord në thelb dhe kemi qenë dakord në thelb për iniciativën e sjellë, për krijimin e lehtësive për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit. Nëse e mbani mend, duhet t’jua kujtoj se gjatë kohës së pushimeve, në korrik pati vetëm një problem të Rregullores që nuk e lejonte shqyrtimin me shpejtësi të një ligji, që kërkon shumicë të cilësuar. Rregullorja e përcaktonte fare qartë, ndërkohë që edhe përfundonte sesioni i parlamentit dhe kjo ishte arsyeja. Në fakt, ne e kemi parë me shumë vëmendje, kemi paraqitur edhe amendamente, të cilat shkojnë në të njëjtën linjë dhe në të njëjtën gjatësi vale. Sigurisht, z. Bushati dhe të gjithë anëtarët e komisionit e kanë marrë porosinë për ta parë në linjë, që t’u shërbejë dhe t’u krijojë lehtësira sa më komode qytetarëve shqiptare jashtë dhe brenda. Kështu që është në dorën e kryetarit dhe të nënkryetarit që të procedojnë me shpejtësi brenda Rregullores. Ky është meraku që kemi pasur ne”, është shprehur Alibeaj.

Nga ana tjetër, mazhoranca vijon t’i qëndrojnë vendimit politik për të mos pranuar asnjë nismë që propozohet nga Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit, për shkak të shpalljes non grata të Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /shqiptarja

Tags: Alibeajgjobatkodi rrugorTaulant Balla

TË LIDHURA

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik
Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

21:48 | 22/08/2025
Aksident në Lungomare në Vlorë, makina përplaset me motorin
Aktualitet

Aksident në Lungomare në Vlorë, makina përplaset me motorin

20:46 | 22/08/2025
Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike
Analizë

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

19:58 | 22/08/2025
Next Post
Opozita, lesh arapi në Tiranë!

Opozita, lesh arapi në Tiranë!

Propozimi/Paga mesatare për punonjësit e AKSHI-t të jetë 3500 euro në muaj

Propozimi/Paga mesatare për punonjësit e AKSHI-t të jetë 3500 euro në muaj

Martohen Miss Argjentina dhe Miss Puerto Riko (VIDEO)

Martohen Miss Argjentina dhe Miss Puerto Riko (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Vuçiç i fton për debat televiziv, përfaqësuesit e protestuesve: Vizionet tona vetëm kur të shpallë zgjedhje të parakohshme
Bota

Vuçiç i fton për debat televiziv, përfaqësuesit e protestuesve: Vizionet tona vetëm kur të shpallë zgjedhje të parakohshme

by mirseda
22:27 | 22/08/2025
0

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se është i gatshëm të ballafaqohet në një debat televiziv me...

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

22:10 | 22/08/2025
Aksident tragjik në New York, viktima nga përplasja e një autobusi turistik

Aksident tragjik në New York, viktima nga përplasja e një autobusi turistik

21:55 | 22/08/2025
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

21:48 | 22/08/2025
Analiza: Evropa kryeson në ndihmën ushtarake për Ukrainën, por a mund ta mbulojë ajo boshllëkun e një SHBA-je që tërhiqet?

Analiza: Evropa kryeson në ndihmën ushtarake për Ukrainën, por a mund ta mbulojë ajo boshllëkun e një SHBA-je që tërhiqet?

21:15 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com