Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

PD nxjerr të dhënat “b*mbë”: Arben Ahmetaj në aferën e inceneratorëve

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD nxjerr të dhënat “b*mbë”: Arben Ahmetaj në aferën e inceneratorëve

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku, ka bërë sot publike dokumentet që dëshmojnë procedurat që janë ndjekur për Inceneratorin e Elbasanit. Duke iu referuar nënkryetares së Partisë Demokratike, në këto procedura janë përfshirë ish-ministri Lefter Koka por edhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Jorida Tabaku thotë se dokumentat e nxjerra në media tregojnë se Koka në bashkëpunim me Ahmetaj dhe Gjiknurin dhe me dijeninë e Agaçit por në kundërshtim me APP dhe gjithashtu edhe me mosmiratimin e ish ministrit Cani, kanë firmosur një draft kontratë me kosto në buxhetin e shtetit prej 22 mln euro. Sipas saj, inceneratori i Elbasanit është një skenë krimi.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut:

Përfshirja e Arben Ahmetaj në aferën e Elbasanit

Procesverbali i datës 11 nëntor 2014 nga Komisioni për dhënien me Koncesion të Inceneratorit të Elbsanit tregon se kompania “Albtek Energy” ka bërë një kërkesë të pakërkuar të cilën Ministria e Mjedisit e vlerëson. Komisioni e sheh të vështirë operimin e tij për këtë ofertë ndaj i kërkon ndihmë kryeministrit për të rishikuar ai buxhetin e shtetit pasi përndryshe “nuk mund të zbatojë në kushtet e ndodhura dhe implementimi i projektit ka ndikim në buxhetin e shtetit”

Për këtë arsye Komisioni vendosi që “t’i propozojë Ministrit të Mjedisit, Ministrit për Zhvillimin Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të hartojnënjë projektvendim për mënyrën e përzgjedhjes “koncesion i përzier” sipas procedurës “negocim pa shpallje”, procedurë të cilën ligji nuk e parashikon.

Pra duket qartë që Komisioni për dhënien me Koncesion ia ka deleguar këtë kërkesë ish ministrit Lefter Koka qëështë në burg dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

Menjëherë pasi ish ministri Koka merr informacion nga anëtarët e Komisionit për dhënien me koncesion të inceneratorëve lajmëron Ministrin Ahmetaj. Ky i fundit, brenda 2 ditësh i përgjigjet në shkresën e datës 14/11/2014 (duke presupozuar që ka lexuar ofertën, vlerësimin dhe ligjin) qëështë “parimisht dakord” për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje”, duke pranuar një procedurë qëështë në kundërshim me ligjin.

Ndërkohë që ministri i asaj kohe, Gjiknuri, i përgjigjet po zotit Koka në shkresën e datës 17/11/2014 se “përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejtë e Autoritet Kontraktor” duke i dhënë gjithashtu dakordësinë për procedurën e “negocimit pa shpallje” për koncesionin/PPP të fituar nga Albtek Energy.

Korespodenca e ish – ministrit Lefter Koka me ish – Ministrin Shkëlqim Cani, ne përmes Komisionit të Dhënies me Koncesion të Inceneratorëve. Koka i kërkon Canit, miratimin e vlerës financiare të inceneratorit. Ndërkohë që Shkëlqim Cani i kthen një përgjigje Lefter Kokës ku i rreshton mangësitë që ka oferta e kompanisë në pronësi të Stela Gugalljas. Në letrën e gjatë, Shkëlqim Cani nënvizon “mungesën e një vlerësimi financiar të domosdoshëm”, kundërshtinë e ministrit Cani për procedurën e negocimit pa shpallje dhe mungesën e statusit juridik të shoqërisë.

Por, ministri Cani do të detyrohet të firmosë në një mënyrë apo në një tjetër në 10 dhjetor 2014 ndonëse me shumë rezerva sikurse shihet në shkresën e tij drejtuar ish kolegut të tij Koka. Dy ditë më vonë Komisioni i dhënies me koncesion të Inceneratorëve shpall fitues në një garë pa garë, kompaninë e Stela Gugalljas.

Ndërsa ministrat Koka dhe Cani ishin në një debat në lidhje me dhënien me koncesion/PPP të inceneratorëve kompania në pronësi të bashkëshortes së Mirel Mërtirit, administratorja e Albtek Stela Gugallja, zhvillonte takime me Ministrinë e Mjedisit. Dokumentat që ka Komisioni Hetimor i Inceneratorëve tregojnë një shkresë se si Stela Gugallja i ka paraqitur ofertën prej 21.661.000 eurove pa TVSH Ministrisë së Mjedisit. Pikërisht këtë vlerë buxheti i shtetit dhe qytetarët shqiptarë e kanë paguar për një incenerator që nuk punon i plotë.

Firmosja e Draft Kontratës dhe publikimi i kredisë që mori inceneratori Elbasanit me paratë e taksapaguesve shqiptarë

Dokumentet nga komisioni hetimor për inceneratorët tregojnë se si ish ministri Koka nga entuziasmi i suskesit të një gare pa garë për t’i dhënë një koncesion 7 vjecar një kompanie pa të ardhura dhe pa asnjë eksperiencë ka firmosur një “Draft Kontratë” që do t’i jepte 22 mln euro zonjës Stela Gugallja.

Dokumentat e nxjerra në media tregojnë se Koka në bashkëpunim me Ahmetaj dhe Gjiknurin dhe me dijeninë e Agaçit por në kundërshtim me APP dhe gjithashtu edhe me mosmiratimin e qatë të ish ministrit Cani kanë firmosur një draft kontratë me kosto në buxhetin e shtetit prej 22 mln euro. Sot, inceneratori i Elbasanit është një skenë krimi!

Në datën 16 dhjetor u përshpejtuan 17 procedura brenda ditës që janë si më poshtë:

Më 16 Dhjetor 2014 mbahet gara për inceneratorin e Elbasanit ku kompania e vetme Albtek Energy shpallet fituese.

Koha e ankimimit që është 7 ditë u rrudh brenda datës 16 dhjetor.

Përcatkohet abuzivisht se nuk ka asnjë ankesë në 16 dhjetor ndërkohë që data duhet të ishte 7 ditë pune sipas ligjit.

Hartohet një draft kontratë për kompaninë fituese po në 16 dhjetor.

Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e Financave në 16 dhjetor. (Cani)

Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e zhvillimit ekonoomik, tregtisë dhe sipërmarrjes në 16 dhjetor (Ahmetaj)

Dërgohet draft kontrata për mendim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në 16 dhjetor. (Gjiknuri)

Dërgon draft kontratën për mendim Ministrisë së Drejtësisë draft kontratën në 16 dhjetor. (Nasip Naço)

Dërgohet drafti për mendim tek APP  në datën 16 dhjetor,  kjo ia nis edhe Sekretarit të Përgjithshëm të KM në po të njëjtën datë. (Eduart Ahmeti)

Vjen përgjigja e draft kontratës të çuar për mendim nga Ministria e Financës brenda 16 dhjetorit.

Vjen përgjigja nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në 16 dhjetor.

Vjen përgjigja nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës brenda datës 16 dhjetor.

APP merr aprovim pohues nga sekretari i përgjithshëm i KM, Agaçi, po me 16 dhjetor. Vjen përgjigja nga APP në lidhje me draft kontratën e dërguar po në datën 16 dhjetor.

Vjen përgjigja pozitive për draft kontratën edhe nga Ministria e Drejtësisë po në 16 dhjetor.

Hartohet si kontratë përfundimtare dhe negociohet mes palëve  po në datën 16 dhjetor një kontratë me 40 faqe.

Firmoset kontrata mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë fituese brenda datës 16 dhjetor.

Miratohet financimi i kontratës  së lidhur me firmën në fjalë, pra Klodian Zotos, në mbledhjen e qeverisë në 17 dhjetor 2014, pra te nesërmen!

Pas firmës që Edi Rama dhe sekretari i tij i përgjithshëm në kryeministri Agaci hodhi për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit nga e panjohura Gugallja të dhënë në 17 dhjetor. Ai mblodhi dhe një herë gjithë ministrat e tij anëtarë të Këshillit Kombëtar të Territorit për të dhënë një tjetër leje, atë të ndërtimit të këtij inceneratori dhe kjo leje u firmos në fund të janarit 2015.

Pak ditë më vonë në kantinerin e punimit të kompanisë Albtek Energy shfaqet kompania e Integrated Technology Services me pronar Klodian Zoton. Përballë Zotos në të njëjtën tavolinë do të ishte përfaqësuesi i Albtek Energy, Enid Dine (inxhinieri që priti deputetët e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve në inceneratorin e Fierit).

Kështu Klodian Zoto do të ishte nënkontraktori i punimeve të kompanisë Albtek Energy që kishte fituar një tender me vlerë 22 mln euro përmes një negocimi pa shpallje dhe me 17 procedura brenda një dite.

Të dhëna të tjera dalin nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve në lidhje me aferën që Partia Demokratike e konsideron si “Afera e Shekullit” për vjedhjen e 430 mln eurove përmes një skeme piramidale dhe pastrimi parash.

Sipas të dhënave rezulton se kompania e zotëruar nga Stela Gugallja, Albtek Energy, ndonëse u mbështet nga qeveria me një negocim pa shpallje edhe 17 procedura brenda një dite rezulton të mos ketë pasur asnjë lek në xhep për investimin tek inceneratori Elbasanit.

Dokumenti i shfaqur tregon se kompania e Stela Gugallja ka marrë një koncesion me bekimin e Kokës, Ahmetaj, gjinurit, Agaçit dhe Ramës prej 22 mln eurove ndërkohë që që pak muaj më vonë ka marrë një kredi nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri duke vendosur si garanci koncesionin.

Kompania nuk përmushte jo vetëm kriterin ekonomik dhe financiar, por nuk përmushte as kriterin teknik, pasi nuk zotëronte as eksperincë por as teknologji për ndërtimin e impianteve. Kjo është arsyeja se end epa fituar kontratën, por duke pasur sigurinë se ajo do ishte fituese, lidh kontratë me celesa në dorë për ndërtim impianti me shoqërinë Energy Recuperator.

–          Damian Gjiknuri një tjetër koncesion Mirel Mërtirit, 25 vjet të tjera për prodhimin e energjisë.

Dokumentet e shfaqura dje në takimin e komisionit hetimor të inceneratorëve përfshijnë edhe më shumë ish ministrin Gjiknuri, sot sekretar i përgjithshëm i PS, në aferën e inceneratorëve.

Në një VKM të firmosur edeh nga zoti Gjiknuri, rezulton se kompanisë Albtek Energy i është dhënë një tjetër koncesion për 25 vjet në prodhimin e energjisë elektrike që i shtohet koncesionit me vlerë 22 mln euro për 7 vite dhënë në vitin 2014 me 17 procedura brenda ditës.

Sot, inceneratori është jashtë funksionit ndërkohë që provat e nxjerra në aferën e tij tregojnë se kompanitë e inceneratorëve kanë krijuar një skemë piramidale ku pronarët paguajnë veten e tyre ndërsa shqiptarët paguajnë kredinë që pronarët marrin për tu vetëfinancuar.

 

Tags: Arben AhmetajinceneratoretJorida Tabaku

TË LIDHURA

“Shqiptari me armë në avion, arrestohet në momentin e ngjitjes”
Aktualitet

“Shqiptari me armë në avion, arrestohet në momentin e ngjitjes”

20:18 | 15/05/2025
“Kandidatët që nuk votuan për veten në 11 maj”
Aktualitet

“Kandidatët që nuk votuan për veten në 11 maj”

20:13 | 15/05/2025
Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga nga policia disa persona
Aktualitet

Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga nga policia disa persona

20:06 | 15/05/2025
Next Post
Imazhi i parë nga teleskopi i ri me rreze X i NASA-s nga hapësira

Imazhi i parë nga teleskopi i ri me rreze X i NASA-s nga hapësira

Në kërkim nga viti 2019, prindërit e mbanin në bodrum

Në kërkim nga viti 2019, prindërit e mbanin në bodrum

Rama flet për “non-grata”-n e Sali Berishës: Meritë e tij

Rama flet për “non-grata”-n e Sali Berishës: Meritë e tij

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

“Shqiptari me armë në avion, arrestohet në momentin e ngjitjes”
Aktualitet

“Shqiptari me armë në avion, arrestohet në momentin e ngjitjes”

by mirseda
20:18 | 15/05/2025
0

Të hysh me armë të mbushur brenda në avion në SHBA duket si skenar filmash ditët e...

“Kandidatët që nuk votuan për veten në 11 maj”

“Kandidatët që nuk votuan për veten në 11 maj”

20:13 | 15/05/2025
Chelsea i lodhur nga Broja, e ardhmja enigmë

Chelsea i lodhur nga Broja, e ardhmja enigmë

20:08 | 15/05/2025
Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga nga policia disa persona

Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga nga policia disa persona

20:06 | 15/05/2025
Kush është shqiptari që konsiderohet i rrezikshëm për policinë europiane (FOTO)

Kush është shqiptari që konsiderohet i rrezikshëm për policinë europiane (FOTO)

20:00 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com