Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

PD nxjerr dokumentin: Rama gënjeu, çmimi i naftës do të rritet

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD nxjerr dokumentin: Rama gënjeu, çmimi i naftës do të rritet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho përgjatë një deklarate mediatike ditën e sotme theksoi se kryeministri Edi Rama ka vendosur të rrisë sërish çmimin e karburantit. Spaho publikoi një dokument, i cili sipas tij tregon se kryeministri ka gënjyer kur tha se nuk do ketë rritje të çmimit të karburantit.

Deklarata e plotë:

“Edi Rama po rrit sërish çmimin e karburantit, duke zhvatur miliona euro të tjera nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Evropës. Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetërore, e cila do të blejë, menaxhojë dhe tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize. Ai dhe ministrja e tij e Financave gënjyen paturpësisht, kur thanë se nuk ka rritje të re të çmimit të karburanteve. Por Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, e nxjerr në shesh këtë gënjeshtër të Edi Ramës me shpjegimet ligjore që ka çuar në Kuvend. Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburanteve për të mbajtur me para Agjencinë e Edi Ramës, thuhet qartë se “kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor”.

Dokumenti që gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit është prova nga vetë qeveria se ky vendim i Edi Ramës zhvat shqiptarët dhe i varfëron akoma më shumë.

Aktualisht, Shqipëria e ka të rregulluar shumë mirë rezervën e sigurisë së karburanteve, pa kosto të tjera shtesë mbi qytetarët. Këtë gjë e bëjnë kompanitë private prej 20 vjetësh me një praktikë të konsoliduar ligjore. Kjo e bën krijimin e agjencisë së propozuar prej Edi Ramës një vendim puro hajdutëror, që rrit çmimin e karburantit dhe hap rrugën për një tjetër koncesion për klientët e Edi Ramës. Shqipëria është vendi me karburantin më të shtrenjtë në Evropë, pasi Edi Rama vendosi 4 vjet më parë edhe taksën e qarkullimit 270 lekë për litër. Kjo ndërhyrje e re e qeverisë për të rritur sërish çmimin nëpërmjet një takse tjetër është goditje direkte për qytetarët, 31 përqind e të cilëve nuk mbyllin dot muajin dhe nuk ushqejnë dot plotësisht fëmijët. Ky është një nga ato vendime për të cilat Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi për herë te parë Shqipërinë si vendin me qeverinë më të korruptuar në Ballkan.

Ajo që na duhet është të largojmë këtë bandë hajdutësh që po thellon çdo ditë e më shumë krizën. Duke larguar këtë qeveri që punon kundër interesit të qytetarëve shqiptarë, ne do t’i hapim rrugë, me zgjedhje të lira e të ndershme, një qeverie që punon për qytetarët. Partia Demokratike e ka gati planin për rimëkëmbjen emergjente të vendit! Ne do të anulojmë që ditën tonë të parë në qeverisje taksën Rama mbi karburantet. Ne do ta ulim me 300 lekë më pak çmimin për çdo litër naftë!

Prioriteti ynë absolut është ekonomia e shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, jo pasurimi i kryeministrit, ministrave dhe disa biznesmenëve pranë tyre! Prandaj, ne jemi të vendosur të shkojmë përpara me betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të pasur një qeveri normale, që respekton parimet dhe standardet më të mira evropiane për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”.

Tags: dokumentnaftePDrama

TË LIDHURA

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës
Aktualitet

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës

22:55 | 26/08/2025
Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?
Aktualitet

Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

21:52 | 26/08/2025
Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

21:46 | 26/08/2025
Next Post
Policia kryen aksione “blic” në Vlorë e Sarandë, 5 në pranga

Policia kryen aksione “blic” në Vlorë e Sarandë, 5 në pranga

Po kalonte rrugën, makina përplas të moshuarin

Po kalonte rrugën, makina përplas të moshuarin

Djegia e fletëve të votimit në Vaun e Dejës, PS u përgjigjet akuzave të PD-së

Djegia e fletëve të votimit në Vaun e Dejës, PS u përgjigjet akuzave të PD-së

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

08:56 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës
Aktualitet

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës

by mirseda
22:55 | 26/08/2025
0

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

22:47 | 26/08/2025
Protesta në Serbi: Studentët e Fakultetit Juridik, pas përzënies nga godina e universitetit, hynë sërish me forcë. Dekani thirri xhandarmërinë.

Protesta në Serbi: Studentët e Fakultetit Juridik, pas përzënies nga godina e universitetit, hynë sërish me forcë. Dekani thirri xhandarmërinë.

22:31 | 26/08/2025
Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

21:52 | 26/08/2025
Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

21:46 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com