Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PD në favor, i hapet rruga zgjatjes së mandatit të institucioneve të Vettingut

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD në favor, i hapet rruga zgjatjes së mandatit të institucioneve të Vettingut

Në Shqipëri, i hapet rruga zgjatjes së mandatit të disa institucioneve të Vettingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerëve publik, pasi Partia Demokratike vendosi të votojë në favor. Zgjatja e mandatit kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, e për pasojë për miratim nevojiten 94 vota, të cilat shumica socialiste, e cila ka bërë dhe propozimin për këtë ndryshim, nuk i ka.

Kritike ndaj reformës në Drejtësi, Partia Demokratike, deri sot kishte shmangur të shprehej për çështjen e zgjatjes së mandatit. Vetëm sot, kryetari demokrat Lulzim Basha, pas një mbledhjeje të grupit të vet parlamentar shpjegoi se vendi nuk ka ende drejtësinë që dëshiron “por do të ishte akoma më keq në qoftë se një proces i nisur me qëllim që të përfundojë me një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar do mbetej në mes dhe kështu do të ndërpritej integrimi europian i vendit”.

Vendimi i demokratëve vjen ndërsa dy ditë më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Delegacioni i Bashkimit europian, i bënë thirrje deputetëve shqiptarë, përmes një deklarate të përbashkët, që të mbështesin zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut, duke nënvizuar se “kjo nuk është çështje partiake. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”.

Sipas legjislacionit në fuqi, në përfundim të mandatit të Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, kompetencat e tij për procesin e rivlerësimit i kalojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për gjykatësit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, (KLP) në rstin e Prokurorisë. Ndërsa funksionet e Komisionerëve publik i kalojnë Prokurorisë së Posaçme. Por siç e vëren dhe Komisioni i Venecias në Opinionin e tij për këtë çështje, një gjë e tillë do të rrezikonte standartet dhe praktikat e ndjekura deri tani.

Për zotin Basha, të dy këshillat janë të kontrolluara politikisht dhe kjo është një arsye më shumë për të mbështetur zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut. “KLGJ-ja dhe KLP-ja, janë të kapura nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Të paktën në rastin e vetingut sipas komisioneve, ndonëse dhe aty ndodhen pinjollë qeveritarë, ka një monitorim ndërkombëtar, ka të paktën dy anëtarë, njëri tashmë i pezulluar dhe tjetri para drejtësisë, ka një garanci më shumë”, u shpreh ai.

Aktualisht afati i funksionimit të institucioneve të Vettingut është qershori i këtij viti, por sipas përllogaritjeve, deri në atë periudhë, më shumë se 25 përqind e prokurorëve dhe gjyqtarëve, nuk do i jenë nënshtruar ende rivlerësimit. Sipas propozimit, ky afat duhet të shtyhet deri në fund të vitit 2024. /VOA

Tags: bashaPDVETTINGU

TË LIDHURA

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

14:52 | 22/09/2025
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Next Post
“Shkrihet” SHÇBA, hyn në fuqi ligji i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

“Shkrihet” SHÇBA, hyn në fuqi ligji i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

“Jepi minutat e mia”, Berisha bindet dhe del nga Kuvendi

“Jepi minutat e mia”, Berisha bindet dhe del nga Kuvendi

Fati ynë i mirë që këta votojnë keq

Fati ynë i mirë që këta votojnë keq

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com