Pas Kryeministrisë, protestuesit e opozitës u ndalën edhe tek Ministria e Brendshme, aty ku e lyen me bojë të zezë. Ky akt sigurisht që nuk i shpëtoi kryeministrit Rama, për të cilën lëshoi një lum akuzash, gjatë fjalës që mbajti në Kuvend.
Sipas tij, Basha e ka të pamundur që të fitojë zgjedhjet, ndaj endet rrugëve, dhe se vendi i tij aty është.
Në kundërpërgjigje të akuzave dhe ironive të kryeministrit, reagimi i radhës vjen nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka treguar domethënien e njollave të zeza.
Ai citon se njollat e zeza ishin për Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn dhe Sandër Lleshajn.