Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PD e LSI tërhiqen tërësisht nga skenarët e dhunës, Basha lë sërish në baltë Berishën

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD e LSI tërhiqen tërësisht nga skenarët e dhunës, Basha lë sërish në baltë Berishën

Opozita ka zhvilluar dje protestën e 10 të saj, e cila si rrallë herë ka kaluar pa asnjë incident. Paralajmërimet e zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Matthew Palmer dhe atë ambasadës së SHBA se do ketë pasoja nëse ka dhunë, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha i kanë kthyer në qengja. Turma u grumbullua para Kryeministrisë rreth orës 20.00, ndërsa në 20.30 kryedemokrati Basha u ngjit në podium për të folur para të pranishmëve.

Por protesta e djeshme ishte tepër e qetet. Nuk pati fishekzjarrë, kapsolle dhe për më tepër flakadanë apo bomba molotov. Para Kryeministrisë të gjithë të pranishmit ishin mjaft të qetë, ndërkohë që nuk pati asnjë përplasje me policinë. Pasi mbaroi fjalën, Basha kërkoi nga turma që protesta të zhvendosej te Parlamenti, i cili për opozitën është simbol i krimit. Edhe aty situata ishte mjaft e qetë. Tubimi para hyrjes së Parlamentit zgjati rreth 5 minuta dhe më pas militantë u zhvendosën në selinë e PD ku në orën 22.00 protesta u mbyll. Gazeta e paralajmëroi pak ditë më parë se ka një ndarje në PD.

Mbështetësit e Berishës duan kaos dhe dhunë, por Basha nuk e mbështet diçka të tillë, kjo dhe për shkak të ultimatumit të ndërkombëtarëve. Protesta e djeshme tregoi qartë se amerikanët i kanë tmerruar krerët e opozitës. Po ashtu, Basha tregoi dhe një herë se ka filluar të distancohet nga Sali Berisha. Ky i fundit edhe dje, por dhe më parë, ka bërë thirrje për revolucion. Madje dhe në takimet që Basha ka pasur me strukturat, mbështetësit e Berishës dhe kryebashkiakët kanë kërkuar që të ashpërsohet aksioni. Por Basha nuk i ka pranuar kërkesat e tyre, duke treguar se po zbaton ultimatumin amerikan dhe po del kundër Berishës. Reagimi i Matthew Palmer para 30 qershorit ishte më i forti i bërë ndonjëherë nga SHBA vitet e fundit dhe ai ishte i prerë si për incidentet në zgjedhje, ashtu dhe për protestat. SHBA ja ka bërë të qartë Bashës dhe Kryemadhit se nëse ka dhunë dhe revolta, PD e LSI do të shpallen organizata të dhunshme. Si duket kjo ka frenuar liderët e opozitës.

Tërheqja e Kryemadhit

Disa javë më parë Monika Kryemadhi ishte në të njëjtën linjë me Berishën. Ajo bënte thirrje për mosbindje civile dhe revolta. Por dy javë para zgjedhjeve dhe dje ka pasur një tërheqje totale. Edhe dje ajo tha se nuk do ketë dhunë, ndërsa me vete kishte dhe një fëmijë. Pra kemi një tërheqje totale të saj edhe pse presidenti Meta po vepron ndryshe. “Protestat nuk do të mbarojnë deri sa të mbyllet kjo vuajtje e jashtëzakonshme. Problemi nuk është te metodat, vjen te mënyra në të cilën është organizuar struktura kriminale e Ramës. Me procesin farsë mori goditjen ballore, dhe ndërkohë kemi një varfëri të jashtëzakonshme, një largim në masë të të rinjve. Janë protesta të shqiptarëve, protestat janë për të zgjidhur përfundimisht tranzicionin. Nuk ka bërë vaki që ky reagim qytetar i Shqipërisë, këtë reagim kaq të madh Shqipëria e ka patur vetëm në vitet ’90 kur u ngritën kundër regjimit”, tha Kryemadhi. Ajo komentoi edhe votimin në Parlament për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për presidentin Meta. “Është një Parlament që vjen si rezultat i parave të krimit. Sot shqiptarët nuk kanë hallin e karriges së Metës, të gjithë thërrasin se duan punë, taksa të ulëta, BE, me këtë qeveri Shqipëria nuk do jetë kurrë në BE, Rama po e çon vendin drejt një izolimi total. Kapja e reformës në drejtësi, e ekonomisë shqiptare për ta kthyer në lavatriçe të parave te pista e drogës, dhe këtë se thotë opozita por ndërkombëtarët”, vijoi më tej Kryemadhi. Sa i takon protestës së sotme Kryemadhi u shpreh se ajo do të jetë paqësore, ashtu si të gjitha protestat e opozitës, ndërsa theksoi se, çdo provokim i Lleshajt me shokë, kanë dështuar. /Gazeta SOT

 

Tags: bashaBerishanderkombetaretproteste

TË LIDHURA

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë, për ndihmë shkon një helikopter
Aktualitet

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë, për ndihmë shkon një helikopter

16:39 | 21/08/2025
Defekte në rrjet, UKT jep njoftimin për qytetarët: Do të ketë ndërprerje të ujit
Aktualitet

Defekte në rrjet, UKT jep njoftimin për qytetarët: Do të ketë ndërprerje të ujit

16:32 | 21/08/2025
Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA
Ekonomi

Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA

15:17 | 21/08/2025
Next Post
Të rinjtë e sotshëm “brez i humbur”, vegjetimi në nivele alarmante

Të rinjtë e sotshëm “brez i humbur”, vegjetimi në nivele alarmante

Bojaxhiu përballë Veliajt në Tiranë?

Çdo të bëjë PD-ja pas shkarkimit të Metës?

Ministri i Bosnjës: Kosova i dha goditje bashkëpunimit rajonal

Ministri i Bosnjës: Kosova i dha goditje bashkëpunimit rajonal

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë, për ndihmë shkon një helikopter
Aktualitet

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë, për ndihmë shkon një helikopter

by mirseda
16:39 | 21/08/2025
0

Dalin jashtë kontrollit sërish zjarret pranë kurorës së Dardhës në Pukë. Dy vatra e zjarrit janë pranë...

Defekte në rrjet, UKT jep njoftimin për qytetarët: Do të ketë ndërprerje të ujit

Defekte në rrjet, UKT jep njoftimin për qytetarët: Do të ketë ndërprerje të ujit

16:32 | 21/08/2025
Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA

Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA

15:17 | 21/08/2025
Interi piketon përforcimin në mesfushë pas largimit të Asllanit

Interi piketon përforcimin në mesfushë pas largimit të Asllanit

15:15 | 21/08/2025
“Gati sa nuk humba jetën…”/ Këngëtarja TRONDIT fansat!

“Gati sa nuk humba jetën…”/ Këngëtarja TRONDIT fansat!

15:09 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com