Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Patozi: Shqipëria duhet të shpëtojë nga kryetarokracia

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Patozi rebelohet ndaj Metës: Frenoje veten kur flet për ne, je produkt i pazareve të pista

“Shoqëria shqiptare ka nevojë ulëritëse për ndryshim në politikëbërje”. Me këtë e lidh koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, suksesin në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Ditari”, në A2 CNN, ai thotë se shqiptarët do të refuzojnë dy blloqet e së keqes që janë mazhoranca dhe opozita, ndërsa shprehu nevojën për bashkim të polit të tretë.

“Shqiptarët që refuzojnë dy partitë kryesore dhe dy blloqet e së keqes, partinë në pushtet dhe opozitën kompromentuese të Bashës e Kryemadhit dhe këta njerëz presin. Ne po bëjmë gjënë e duhur për t’iu dhënë një alternativë tjetër për të ndryshuar Shqipërinë. Nëse boshti i së mirës nuk funksionin, Shqipëria do të jetë e dyzuar, e vetmja rrugë është të bashkojmë forcat dhe kam bindje se kjo do të ndodhë. Jemi të detyruar të bashkëpunojmë për llogari elektorale. Duke qenë bashkë ne jemi më të fortë dhe ka mundësi që ky projekt politik të jetë nesër një forcë qeverisëse”.

Patozi nuk përjashtoi një bashkim me partinë e ish-nënkryetares demokrate, Jozefina Topalli, kur tha se ka ngjashmëri 99% me atë çka mendojnë për Shqipërinë e së nesërmes. Ai ftoi të bashkohen të gjithë ata që ndajnë këtë kauzë, përfshirë edhe Nismën Thurje kur të zyrtarizohet.

“Kam marrëdhënie shumë të mirë dhe korrekte me Topallin. Nuancat tona nuk janë asgjë para kauzës që na bashkon. Kam vënë re ngjashmëri gati 99% për atë që ne mendojmë për Shqipërinë e së nesërmes dhe kjo është kryesore. Por nuk është thjesht marrëdhënia ime me Topallin, pasi ne presim edhe aktorë të tjerë politikë që t’i bashkohen, pa qenë e nevojshme të bëhen kryetarë partie, ndryshimi në politikë nuk arrihet mes fjalëve, por me akte e gjeste. Në këtë front janë të ftuar të gjithë ata që kanë të njëjtën kauzë. Në rastin që do bëhen, ne do të kemi një raport të ri me ta (i referohet Nismës Thurje). Kushdo që ka diçka për të thënë është i ftuar që të jemi bashkë”.

Akuzave të opozitës se partia e tij apo e Topallit po favorizojnë Ramën, Patozi iu përgjigjet se opozita nuk është pronë, por mision. Sipas tij, rrotacioni është i pamjaftueshëm, pasi Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Dhe në këtë pikë ai thotë se qeveria duhet rrëzuar jo për menaxhimin e tërmetit apo pandemisë, por sepse është e korruptuar.

“Rrotacioni nuk i duhet askujt se është i pamjaftueshëm, Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Është gabim ta lidhësh rrëzimin e qeverisë me fatkeqësitë natyrore. Unë nuk do të doja të merrja asnjë votë qoftë dhe votën time, nëse do kisha për bazë politikën me morgun e Tiranës apo të vdekurit e covid-it. Është gabim kjo lloj qasjeje. Kjo qeveri duhet rrëzuar, jo si ka trajtuar tërmetin apo pandeminë, se për këto është gati qeveri normale, por kjo qeveri për fatin tonë të keq është e korruptuar, arrogante dhe ka një mijë afera të tjera. Këto janë gjërat që duhet të diktonin opozitarizmin në Shqipëri. Të merresh me tërmetin dhe covid-in, ku ka një lloj arritjeje, do të thotë ta ndihmosh këtë qeveri. Kryeministri i ka mbushur ditët dhe duhet të largohet. Kemi parë prova e fakte që kjo qeveri nuk mendon për qytetarët”.

Me Bashën thotë se ndahet konceptualisht për opozitarizmin dhe thotë se nuk ka asgjë personale.

“Unë s’kam asgjë personale me Bashën, as me Ramën. Me Bashën kemi qenë në një shtëpi, vëllezër në politikë për një kohë të gjatë. Ajo që më ndan është koncepti për opozitarizmin, ai ruan stanjacionin dhe pret që t’i vijë radha dhe unë këtë nuk e pranoj”.

Për Patozin, Shqipëria duhet të shpëtojë nga 3 partitë kryesore, ndërsa akuzon Ramën, Bashën dhe Metën se mbajnë në këmbë kryetarokracinë.

“Shqipëria duhet të shpëtojë nga kryetarokracia. Rama, Basha e Meta e mbajnë në këmbë kryetarokracinë. Ne jemi të vetmit që mund t’i japim një shpresë Shqipërisë që nëse e lëmë në dorë të partive kryesore, nuk ia vlen më që të rrish në Shqipëri, dhe jo më të kesh shpresë për ndryshim të mirë”.

 

 

Tags: astrit patoziBindja Demokratikezgjedhjet 25 prill 2021

TË LIDHURA

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali
Aktualitet

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

20:40 | 23/01/2026
Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental
Aktualitet

Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental

20:16 | 23/01/2026
Next Post
Epidemiologu amerikan: Pandemia tjetër do të jetë shumë herë më e keqe

Epidemiologu amerikan: Pandemia tjetër do të jetë shumë herë më e keqe

Vrau shokun nga pakujdesia, arrestohet 27-vjeçari në Bulqizë

Vrau shokun nga pakujdesia, arrestohet 27-vjeçari në Bulqizë

Ja sa minuta stërvitje në ditë, ju duhet për të kompensuar të qëndruarit ulur

Ja sa minuta stërvitje në ditë, ju duhet për të kompensuar të qëndruarit ulur







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan
Bota

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

by mirseda
21:05 | 23/01/2026
0

Austria planifikon të rrisë deportimet në Siri dhe Afganistan, tha sot ministri i Brendshëm, Gerhard Karner. Në...

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

20:40 | 23/01/2026
Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental

Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental

20:16 | 23/01/2026
SHBA nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për numër të lartë vdekjesh gjatë protestave

SHBA nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për numër të lartë vdekjesh gjatë protestave

19:43 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com