pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişcasinofastjojobetcasinofastcasinofastcasibomganobetpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişholiganbetgrandpashabetcasibomganobetbetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Patozi: Opozita po dëmton protestuesit te Unaza e Re, problemi është Basha

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, është ndaluar te protesta që po zhvillohet te Unaza e Re dhe qëndrimi i opozitës.

“Nëse opozita zyrtare do që të protestojë për korrupsionin galopant dhe të gjithëpërhapur të qeverisë, ajo nuk ka pse qëndron tek Astiri, sepse aty vetëm ndonjë fadromë apo buldozer të kompanive private mund të gjejë.  Aty e ka kryeministrinë, le ta rrethojë dhe të qëndrojë atje deri në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramës.

Le t’i bashkohen asaj proteste madhështore edhe banorët fatkeqë të Unazës së Re, sepse nuk e kanë shumë larg, por dhe qëllimin e arrijnë njësoj ashtu. Dhe me atë rast opozita nuk shpëton vetëm shtëpitë e tyre nga prishja, por çliron një popull të tërë nga një qeveri që po i merr shpirtin, duke e grabitur dhe poshtëruar”, shprehet Patozi përmes një shënimi në Facebook.

“Problemi është se Lulzim Basha e di shumë mirë që nuk e ndjek njeri në kauzën e vet të rreme për të çliruar shtetin nga korrupsioni dhe oligarkia. Dhe për këtë shkak, ai po ndjek çdo rast, ku protestohet ndaj qeverisë, pavarësisht motivit që i shtyn njerëzit të revoltohen.

Ndaj edhe sot jemi katandisur në pikën kur njerëzit në hall nuk kanë ndonjë shpresë se do ta zgjidhin atë duke u drejtuar nga opozita, ndërsa kjo e fundit po përpiqet dëshpërimisht të zgjidhë hallin e vet, duke përgjuar çdo vend ku mblidhen njerëz”, vijon ish-ligjvënësi demokrat.

PSE “REPUBLIKA E RE” E SHUAN ZJARRIN E UNAZËS SË RE?

Unë jam shumë dakord me Andi Bushatin që kjo qeveri është e korruptuar dhe se atë e kanë të vështirë për ta mbrojtur në këtë pikë edhe avokatët e vet mediatikë. Madje edhe që ajo ka ndërmend të vjedhë në çdo projekt të madh të saj, duke përshirë pa asnjë dyshim Teatrin apo Unazën e Re.

Por mendoj se kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën e Astirit, e cila nuk ka nisur dhe as po bitiset për këtë shkak. Sepse banorët e Unazës së Re nuk janë ngritur atje se janë shqetësuar nga çmimi i lartë për kilometër i rrugës, që do të ndërtohet më vonë, por për të ruajtur shtëpitë e tyre nga prishja sot. Në rastin më të keq, për t’u marrë një dëmshpërblim të mirë atyre, nëqoftëse qeveria nuk do të tërhiqet. Dhe ata janë plotësisht legjitimë në pretendimin e vet. Sikurse të gjithë ne e dimë se deputetët e parë të PD dhe LSI mbërritën tek Unaza e Re vetëm disa ditë pasi protesta kishte filluar.

Nëse opozita zyrtare do që të protestojë për korrupsionin galopant dhe të gjithëpërhapur të qeverisë, ajo nuk ka pse qëndron tek Astiri, sepse aty vetëm ndonjë fadromë apo buldozer të kompanive private mund të gjejë.

Aty e ka kryeministrinë, le ta rrethojë dhe të qëndrojë atje deri në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramës. Le t’i bashkohen asaj proteste madhështore edhe banorët fatkeqë të Unazës së Re, sepse nuk e kanë shumë larg, por dhe qëllimin e arrijnë njësoj ashtu. Dhe me atë rast opozita nuk shpëton vetëm shtëpitë e tyre nga prishja, por çliron një popull të tërë nga një qeveri që po i merr shpirtin, duke e grabitur dhe poshtëruar.

Problemi është se Lulzim Basha e di shumë mirë që nuk e ndjek njeri në kauzën e vet të rreme për të çliruar shtetin nga korrupsioni dhe oligarkia. Dhe për këtë shkak, ai po ndjek çdo rast, ku protestohet ndaj qeverisë, pavarësisht motivit që i shtyn njerëzit të revoltohen.

Ndaj edhe sot jemi katandisur në pikën kur njerëzit në hall nuk kanë ndonjë shpresë se do ta zgjidhin atë duke u drejtuar nga opozita, ndërsa kjo e fundit po përpiqet dëshpërimisht të zgjidhë hallin e vet, duke përgjuar çdo vend ku mblidhen njerëz.

Hija e mashtrimit me gjoja kauzën e “Republikës së Re”, e cila shfaqet para njerëzve sa herë që kryetari i Partisë Demokratike merr poza serioze dhe trash zërin kundër qeverisë është një taksë e rëndë, që do të paguhet për një kohë të gjatë. Sepse të gjithëve u kujtohet ajo shprehja legjendare “më gënjeve një herë, është faji im, më gënjeve dy herë…”

Është kjo arsyeja se përse numri i protestuesve tek Unaza e Re nuk ndryshon shumë, si kur shkon rrallë e për mall Lulzim Basha, ashtu edhe kur qëndron shumë e për lumë në cilësinë e deputetit dëzhurn Klevis Balliu.

Tags: bashadëmtonopozitapatoziproblemiprotestuesitReunaza

TË LIDHURA

Aktualitet

Nga protesta lëshohet një thirrje për administratën: Braktiseni nesër Ramën

21:15 | 11/06/2026
Aktualitet

Protestë në Korçë, turistja surprizon policët me lule: Shqipëria jo në shitje

20:48 | 11/06/2026
Aktualitet

Tirana në këmbë, “Rama jep dorëheqjen” jehon në bulevard! Turisti amerikan: Nuk kemi frikë

20:34 | 11/06/2026
Next Post

Si në Francë/ Banorët e Astirit protestojnë me jelekë por paqësorë: Jug e veri, jemi një

Vendimi i rëndësishëm i Champions League, tani nuk do e ketë fajin arbitri

Studimi/ Hudhra, më e mirë se sa antibiotikët







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Nga protesta lëshohet një thirrje për administratën: Braktiseni nesër Ramën

by mirseda
21:15 | 11/06/2026
0

Ditën e nesërme është paralajmëruar një aktivitet për përvjetorin e krijimit të PS-së, ndërsa protestuesit dhe opozita...

Protestë në Korçë, turistja surprizon policët me lule: Shqipëria jo në shitje

20:48 | 11/06/2026

Tirana në këmbë, “Rama jep dorëheqjen” jehon në bulevard! Turisti amerikan: Nuk kemi frikë

20:34 | 11/06/2026

Botërori 2026 nis sot! Publikohen formacionet zyrtare të Meksikë–Afrikë e Jugut

20:08 | 11/06/2026

Dosja zbardh vrasjen e efektivit Enea Mekolli, detaje nga operacioni fatal në malin e Bodes

20:05 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com