Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Patozi ftesë partive të reja: Bashkë në një kundër PS-PD e LSI-së

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Nuk është firma ime”/ Kandidati i BD-së për Kavajën nxjerr blof Patozin

Koordinatori i ‘Bindjes Demokratike’ Astrit Patozi, u ka bërë një ftesë të gjithë partive të reja që janë krijuar dhe do të krijohen, që të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, kjo ështe e vetmja alternativë, për të mundur PS-PD dhe LSI-në. Në një intervistë për ‘Report Tv’, ai tha se ‘Bindja Demokratike’ dhe ai në krye, kërkojnë që vendi të ketë një alternativë të re, dhe forcat që kanë të njëjtën kauzë të maksimalizojnë forcat e tyre që të bashkohen në një listë të përbashkët. Në këtë formë, të kryesojnë para PS-PD dhe LSI-së.

“Ne jemi partia e parë që do garojmë me lista të hapura 100%, kushdo që do kandidojë nën siglën e partisë sonë duhet të respektojë këtë vendim. Por përtej kësaj, ne duam që vendi të ketë një alternativë të re dhe forcat që kanë të njëjtën kauzë të maksimalizojnë forcat e tyre që të bashkohen në një listë të përbashkët, që të jetë më tërheqëse e qytetarëve që të shkojnë përtej atyre tre forcave”, tha ai.

Astrit Patozi ka edhe një përgjigje për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili dje hodhi akuza se partitë e reja po krijohen nga kryeministri Edi Rama. Përgjigjen zgjedh që ta jap me një deklaratë të Ilir Metës, në kohën kur ishte në krye të LSI-së.

“Do doja që as ai të mos merrej se çfarë bëjmë ne, dhe ne me të. Basha që duhet të ishte promotor i një fushate agresive qeveritare, po bën fushatë kundër disa partive të reja që ose do krijohen ose janë krijuar, dhe ky është një lajm i keq për PD, dhe Shqipërinë. Se partia kryesore e opozitës është e kapluar nga një mentalitet stalinist. Nëse ka ndërmend që të bëjë fushatë kundër nesh, pushka top iu bëftë ne këtu jemi, por ne nuk do merremi me të. Të krijuar nga Rama partitë e reja? Më kujtohet shprehja e Metës, “Lulzim Basha gënjen dhe për orën”. Ajo është një reklamë falas”, tha ai.

Një ditë më parë, kreu i PD-së, Basha, deklaroi se asnjë nga partitë e reja që po formohen së fundmi, mes të cilëve edhe ajo e ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli, nuk kanë dalë nga PD-ja, por janë parti të krijuara nga kryeministri Rama. Ai tha se këto lëvizje tregojnë sesa i pashpresë është kreu i qeverisë.

“Nuk ka asnjë parti të dala nga Partia Demokratike, ka vetëm parti të krijuara nga Edi Rama. Po prapë është i pashpresë. Madje kjo tregon sesa i pashpresë është”, përfundoi Basha.

Tags: bashapatoziZgjedhjet

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
Infektohet kryebashkiaku i Gjirokastrës

Infektohet kryebashkiaku i Gjirokastrës

Solli shqiptarët nga Siria, kush është Gledis Nano i trajnuar nga FBI-ja

Solli shqiptarët nga Siria, kush është Gledis Nano i trajnuar nga FBI-ja

Momente paniku në përkujtimoren e Kacifasit, vajzës me flamur i bie të fikët

Momente paniku në përkujtimoren e Kacifasit, vajzës me flamur i bie të fikët







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com