Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Patozi i drejtohet Fugës: Mos i bjer kot në qafë Lulzim Bashës

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Patozi i drejtohet Fugës: Mos i bjer kot në qafë Lulzim Bashës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me shqetësimin e shprehur nga Artan Fuga për mosreagimin e opozitës lidhur me debatin për Akademinë e Shkencave.

Fuga ngrinte disa pyetje se përse opozita e vendit zgjodhi të heshtte lidhur me këtë debat, ndërsa përgjigjen ia ka kthyer vetë Patozi.

Ky i fundit, me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Lulzim Basha nuk mund të flasë për këtë farsë zgjedhore, pasi ishte vetë ai që pesëfishoi votat për kryetar të PD-së një muaj më parë.

Postimi i Patozit:

MOS I BJER ME QAFË KOT LULZIM BASHËS!

Artan Fuga sot ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e opozitës në debatin për gjendjen e nderë që po kalon Akademia jonë e Shkencave. Duke theksuar përshtypjen negative që i ka shkaktuar ky mosreagim, akademiku rendit një sërë arsyesh që, sipas tij, mund ta kenë yshtur Partinë Demokratike (Lulzim Bashën dmth), të heshtë për këtë çeshtje. Nuk dua të analizoj përfundimet e tij dhe aq më pak të hyj në polemikë me të, por e kam edhe unë nje ide për këtë “mosvëmendje”.

Janë në të gjitha nga pak, Artan, por mendoj se nuk ke përmendur më të rëndësishmen. Akademia e Shkencave do të bëjë zgjedhjet e reja dhe Lulzim Basha nuk flet dot për këtë temë. Po të ishte kohë tjetër, mbase mund ta kishte thënë ndonjë llaf. Sepse nuk përmendet litari në shtëpinë e të varurit.

Vetëm një muaj më parë ai i pesëfishoi votat për kryetar të Partisë Demokratike, sepse i duhej fitore plebishitare brenda llojit, pasi e kishte çuar opozitën drejt katastrofës elektorale.

Ndaj sado të paracaktuara dhe jodemokratike të jenë zgjedhjet në Akademinë e Shkencave ato nuk mund të krahasohen kurrë me votimet ne PD, në të cilat u mbushën masivisht kutitë dhe ku u pa qartazi që dikush mund të votonte edhe 4 herë rresht për të kurorëzuar kryetar Lulzim Bashën.

Ndaj mos e kërko kurrë opozitën (Lulzimin dmth) aty ku nuk mund të jetë, ndërkohë që sado falso të jenë zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, dëmi që ato shkaktojnë për vendin nuk mund të jetë asnjëherë më i madh, sesa farsa e shëmtuar zgjedhore e 22 korrikut.

Tags: artan fugaastrit patozilulzim bashapergjigjet

TË LIDHURA

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha
Aktualitet

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

22:25 | 31/05/2025
Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Next Post
Ekrani para monumentit të Skënderbeut, Veliaj: Mos shpërndani helm në rrjetet sociale

Ekrani para monumentit të Skënderbeut, Veliaj: Mos shpërndani helm në rrjetet sociale

Zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave

Zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave

E FUNDIT/ Pas paralajmërimit, Rama lë pa fonde Akademinë e Shkencave

E FUNDIT/ Pas paralajmërimit, Rama lë pa fonde Akademinë e Shkencave

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com