Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Pasuritë natyrore duan t’ia japin dashnoreve”, mashtrimi për Syrin e Kaltër

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Pasuritë natyrore duan t’ia japin dashnoreve”, mashtrimi për Syrin e Kaltër

Nga Anxhela Ferra

Lajmi i dhënies me qira të kabinave në Syrin e Kaltër për një shumë prej 600 eurosh solli një reagim të gjerë te njerëzit. Të cilët e quajtën absurde shumën e përcaktuar nga Ministria e Financave për një pasuri kombëtare.

Por, në një prononcim mediatik, ministri i Mjedisit Blendi Klosi e quajti një anomali të institucioneve dhe procedurat u pezulluan. Mirëpo, çfarë do të ndodhë me Syrin e Kaltër?

Aktivisti Arben Kola në një intervistë për Tirana Today thotë se anulimi i dhënies me qira është një mashtrim. Dhe i bën thirrje njerëzve që të ndërgjegjësohen më tepër, para se të shterojnë gjithë pasuritë kombëtare të vendit tonë.

“Nuk kemi pasuri për të dhënë me qira. Sepse ato janë pasuri të përbashkëta, kombëtare. Deklarata e parë qëndron, ajo zonë do të jepet me qira. Këto të tjerat janë mashtrime. Dhe ne këtë e kemi parë me Valbonën, me Holtën. Por, edhe me shumë projekte të tjera, ku këta kanë deklaruar anulim dhe në krahun tjetër kanë vazhduar masakrimin e parqeve kombëtare dhe lumenjve.

Nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet e rajonit apo Europë dhe as nuk do të ndodhë asnjëherë. Në rast se do ta marr në menaxhim privati, me siguri që do të kishte shumë abuzim. Në shumë mënyra, mund të grabiste dhe ujin për ta paketuar dhe shitur. Mund të rriten tarifat e mund të arrihet edhe në dhunimin e njerëzve të caktuar. Të cilët kanë guxim të protestojnë për një padrejtësi. Ndaj parqet kombëtare janë e drejtë ekskluzive dhe duhet të jenë e shtetit shqiptar.

Nëse shteti nuk është i aftë për t’i menaxhuar, bashkë me agjencinë e zonave të mbrojtura; le të japin dorëheqjen dhe të thyejnë qafën.”

Dhënia me qira e pasurive natyrore nuk është diçka e padëgjuar në vendimmarrjet e qeverisë. Parku i Drilonit është duke u diskutuar po ashtu për tu dhënë një shoqërie private me qira. Sipas Kolas kjo është diçka që duhet ndaluar.

“Unë mendoj se njerëzit i revoltoi çmimi i ulët, kurse mua më irriton dhënia me qira. Nuk duhet të jepet fare me qira. Ajo duhet të rri në menaxhimin e shtetit. As Syri i Kaltër, as Driloni, as Butrinti nuk janë për qira. Çfarë kanë ngelur burimet e fundit, duan t’ia japin shokëve, dashnoreve, etj. Që këta i dinë shumë mirë se kush janë. Arsyeja përse po shtohen këto raste për të dhënë këto pasuri natyrore me qira vjen si rezultat i mos-funksionimit të shtetit. Sepse realisht nuk kemi asnjë lloj gjykate që të na mbrojë ne si shqiptarë.”

Në intervistën për Tirana Today aktivisti shprehet me nota të ashpra përkundrejt qeverisë dhe ministrit të mjedisit Blendi Klosi.

Me fjalën që deklaroi ministri “anomali” tregoi që është i pirë gjithë kohën. Do të thotë që nuk është në kontroll të punës për të cilin shqiptarët e paguajnë. Nuk kemi çfarë t’iu tregojmë brezave që do të vijnë, në rast se ne nuk do të arrijmë të ndalojmë këta dhunues të brendshëm. Këta pushtues të brendshëm, këta gjak prishur, të pangopur, fëmijë të djallit. Këtë klasë politike, unë nuk mund t’i quaj shqiptarë, këta janë pjellë e djallit.”

Për këto arsye, si edhe për ruajtjen e liqeneve, dhjetëra qytetarë u mblodhën sot si shenjë revoltë. Me moton ‘Peshkaqenët’ po gëlltisin lumenjtë dhe ‘Elefantët’ po hanë male, aktivistët marshuan drejt Ministrisë së Mjedisit. Për t’i kërkuar Blendi Klosit që t’i japë fund këtyre projekteve. Ose në të kundër sipas tyre duhet të japë dorëheqjen./ TIRANA TODAY

Tags: 600 euroanulimidashnorevedenoncimiPasuritë natyroreprocedurat

TË LIDHURA

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

18:28 | 16/04/2026
Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë
Kryesore

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

17:47 | 16/04/2026
Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë

16:52 | 16/04/2026
Next Post
Atentati në Shkozet, gjykata lë në burg Redjan Rrajën

Atentati në Shkozet, gjykata lë në burg Redjan Rrajën

Atentati ndaj prokurorit/ Paralajmëron Milo: Do dalin fakte të tjera tronditëse

Atentati ndaj prokurorit/ Paralajmëron Milo: Do dalin fakte të tjera tronditëse

Shteti Islamik sulmon Taxhikistanin, humbin jetën 17 persona

Shteti Islamik sulmon Taxhikistanin, humbin jetën 17 persona







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

by mirseda
18:28 | 16/04/2026
0

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë. Mirlinda Karcanaj ka bërë rekurs...

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

18:04 | 16/04/2026
Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

17:49 | 16/04/2026
Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

17:47 | 16/04/2026
Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

17:42 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com