Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pas vdekjes së vjehrrës, nusja fton në studio vjehrrin: S’dimë çfarë t’i bëjmë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Pas vdekjes së vjehrrës, nusja fton në studio vjehrrin: S’dimë çfarë t’i bëjmë

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme marrëdhënien që çdo nuse do të kishte dëshirë të kishte me prindërit e bashkëshortit. Zonja Kozeta ftoi në studio vjehrrin e saj që e quante baba, për ta falenderuar për ndihmën dhe mbështetjen që ai i ka dhënë asaj dhe familjes së saj.

Kozeta ka treguar se para disa javësh, vjehrra e saj që e thërret mama ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Për familjen ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme, por vjehrri i saj e ka përjetuar më keq humbjen dhe ajo që ka shqetësuar familjen është se ai fajëson veten për vdekjen e bashkëshortes. Sipas Kozetës, zoti Remzi mendon se gruaja e tij punonte shumë dhe ai e kishte lejuar këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Ti ke thirrur vjehrrin? Po nuk e di pse?

Kozeta: Arsyeja pse e kam thirrur, ne humbëm mamanë para 2-3 javësh.

Ardit Gjebrea: Mamaja është vjehrra juaj?

Kozeta: Vjehrra! Nuk më pëlqen t’i them vjehrra ose vjehrri prandaj i them mamaja ose babi.

Ardit Gjebrea: Thjesht për telespektatorët që të dinë, që kur ju të thoni mamaja e keni fjalën për vjehrrën dhe babai i thoni vjehrrit tuaj?

Kozeta: Vjehrrit po!

Ardit Gjebrea: E ndieni vërtet si baba?

Kozeta: Zoti Ardit, për mua është babai i dytë. Unë i kam të dy prindërit, i përshëndes. Më kanë ndenjur shumë afër në çdo pjesë të jetës sime, të familjes sime. Kemi patur probleme familjare siç mund të ketë çdo person, më kanë qëndruar shumë afër.

Ardit Gjebrea: Të dy?

Kozeta: Që të dy. Kam lindur djalin e kam lënë 5 muaj në shtëpi, kemi shkuar në Greqi me bashkëshortin për të bërë letrat e asaj kohe në vitin 2000.

Ardit Gjebrea: Si e ke lënë 5 muaj?

Kozeta: 5 muaj të vogël çunin!

Ardit Gjebrea: Ku e le?

Kozeta: Me mamin dhe babin, i kam lënë në shtëpi, jo shumë gjatë, për gati një vit.

Kozeta tregon se më pas, ajo dhe bashkëshorti vendosën të mos ktheheshin më në Greqi, Kozeta filloi punë në një rrobaqepësi ndërsa bashkëshorti hapi një biznes privat.

Kozeta: Prindërit si u rrit çuni u bë 5 – 6 vjeç shkonin vetë në Greqi, për të punuar na kanë ndërtuar një shtëpi shumë të madhe, që nuk e quaj shtëpi, por pallat për mendimin tim. Ja kanë kushtuar gjithë jetën vetëm 2 fëmijëve, 2 djem kanë. Deri në momentin kur mamaja iku nga kjo jetë. Për ne ka qenë një goditje shumë e madhe, veç dhimbjes që kemi për mamanë, nuk dimë çfarë t’i bëjmë dhe babit. Është i prekur moralisht, psikologjikisht, fizikisht, qan. Nuk mund të them që është normale që qan, por nuk e dimë çfarë t’i themi, çfarë t’i bëjmë?

Ardit Gjebrea: Është normale dhe të qaj pse jo?

Kozeta: Mirë normale që mund ta nxjerrë pak atë, por për ne lëndohemi shumë kur e shohim në atë gjendje. Çohet në mëngjes e kam fajin unë thotë. Nuk e dimë çfarë faji ka? Për çfarë e ka fajin? Ajo ishte një sëmundje që nuk kishte shpëtim.

Ardit Gjebrea: Po pse për çfarë ndihet fajtor?

Kozeta: Ndoshta thotë se ka punuar shumë, kemi punuar shumë që të dy. Nuk është nga puna i themi ne babi.

Ardit Gjebrea: Ti e ke sjellë sot në studio pse?

Kozeta: E kam sjellë babin sot në studio, për ta falenderuar njëherë që ka qenë prindi im i dytë. Dhe për t’i thënë që nuk është ai fajtor për këtë që ndodhi, për vdekjen e mamasë. Nuk është fajtor ai, ishte sëmundja e tillë.

Ardit Gjebrea: Si quhet babai?

Kozeta: Remzi!

Vjehrri i Kozetës vjen në studio dhe habitet kur shikon që në anën tjetër të ekranit është nusja e djalit të tij. Zoti Remzi në lidhje me pyetjen e Kozetës pse e ndjen veten fajtor thotë se ai nuk duhet ta kishte lënë të punonte aq shumë

Remzi: E ndjej veten fajtor, se ajo punonte jashtë mase. Po ti kisha qëndruar strikt unë asaj, mos ik këtu, ajo nuk do vinte. Mirëpo ajo para, unë mbrapa. Akoma them dhe sot se 50 % të fajit e kam unë, se zonja është delikate, duhet t’ja vësh dhe njëçik veshin./tvklan.al

 

Tags: ardit gjebreaKozetavjehrra

TË LIDHURA

Aksident i trefishtë në aksin Fier–Cakran, plagoset një nga drejtuesit e mjeteve
Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Fier–Cakran, plagoset një nga drejtuesit e mjeteve

08:50 | 22/09/2025
Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit
Aktualitet

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

15:11 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve
Aktualitet

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
Next Post
Lojëra fati të paligjshme në lokal, policia vë në pranga pronarin

Lojëra fati të paligjshme në lokal, policia vë në pranga pronarin

Ndalimi i turistëve kinezë do të godasë ekonominë botërore

Ndalimi i turistëve kinezë do të godasë ekonominë botërore

Thaçi: Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së

Thaçi: Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në aksin Fier–Cakran, plagoset një nga drejtuesit e mjeteve
Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Fier–Cakran, plagoset një nga drejtuesit e mjeteve

by mirseda
08:50 | 22/09/2025
0

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre...

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

15:11 | 20/09/2025
Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

14:30 | 20/09/2025
SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

13:27 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com