Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Pas Vasilika Hysit, një tjetër deputet i PS-së tërhiqet nga politika

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Pas Vasilika Hysit, një tjetër deputet i PS-së tërhiqet nga politika

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj do të tërhiqet nga politika pas zgjedhjeve parlamentare  të 25 prillit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Baraj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai shprehet se se do të kishte dashur të bënte më shumë për qytetarët, por mundësitë që ka patur kanë qenë të vogla.

Baraj ka vendosur që të largohet nga politika për t’u hapur rrugën të rinjve. Dy ditë më parë edhe deputetja Vasilia Hysi njoftoi tërheqjen e saj nga politika për të njëjtat arsye.

Postimi i Barajt

Fundi i një kapitulli…..

Fillimi i viteve 90 e gjeti Shqipërinë të varfër e të revoltuar, por nuk mungonte idealizmi, ndershmëria dhe profesionalizmi. Këto tipare i gjeta të spikatura në mjaft kolegë të PS, bile nuk mungonin edhe te grupimi i PD, ku kisha mjaft miq nga universiteti. Si shumë të tjerë, edhe mua më ftuan të bëhem pjesë e politikës. Profesioni im nuk kishte të bënte me shkencat politike. Megjithatë pranova, sepse klima politike po ndërhynte në të gjithë jetën shqiptare, deri në familje. Për fat të keq edhe sot, politika fut hundët në familje dhe jetën personale. Shpesh u thoja kolegëve në Universitet, të mos rrinin mënjanë, sepse vendin e tyre do e zenë të tjerë, ndoshta me shumë më pak vlera. Të njejtën thirrje do bëja edhe sot, pasi kudo ka profesionistë të mirë e të ndershëm, për të cilët parlamenti, pushteti qendror e vendor kanë nevojë.

Tek i hedh një sy tranzicionit të tejzgjatur shqiptar, gjej të mishëruar Legjendën e Rozafës. Njera palë pësoi një metamorfozë e pati rol në shkatërrimin ekonomik, degradimin kulturor e arsimor, zhvillimin e anarkisë dhe tragjedive. Mosrespektimi i ligjit për motive politike ishte logoja e saj. Pala tjetër mori përsipër të ndërtojë, të ribëjë shtet, të vendosë rend dhe ligje e të paguajë borxhet e mëdha të trashëguara. Reformimi i drejtësisë është fokusi i saj. Dallim thelbësor kanë dhe në mbrojtjen e interesave dhe integritetit të Shqipërisë.

PS është një forcë progresiste, ajo ka ulur në karrigen e kryeministrit edhe 28 vjeҫarë, por njëkohëshit fton për deputete edhe një grua brilante, 78 vjeҫare, si Luljeta Bozo.

Sot ka mjaft të rinj të përfshirë apo që aspirojnë të përfshihen në politikë. Do uroja që tek ta të kultivohen tre elementët që përmenda, ndershmëria, idealizmi dhe profesionalizmi. Rendja pas fitimit, pasurimit abuziv është tipar kompromentues i shoqërisë tonë. Shoqëria jonë, partitë politike duhet të ngrenë mekanizma si të kultivojnë profesionalizmin, idealizmin dhe ndershmërinë tek të rinjtë në përgjithësi dhe ata të përfshirë në politikë, në veҫanti. Sigurisht, rol në këtë drejtim luan edhe një drejtësi e konsoliduar.

Nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre, kam vendosur të mos plotësoj formularin  për kandidimin si deputet. Shpresoj ta kem justifikuar besimin që më është dhënë në kryerjen e kësaj detyre e mos të kem zhgënjyer njeri. Jam përpjekur, me mundësitë e mija modeste, të jem pjesë e zërit të shqetësimeve dhe zgjidhjes së problemeve të komunitetit të zonave që kam mbuluar. Falenderoj antarësinë e PS në Tiranë, që dy herë më votëbesoi e u bë shkak që unë të kem angazhim  maksimal në politikë. Ishte një privilegj dhe nder! Falenderoj kolegët deputetë për bashkëjetesën në këto vite. Këtu përfshij edhe një pjesë të deputetëve të opozitës, ku nuk kanë munguar zërat seriozë dhe profesionalë. Falenderoj Edi Ramën si kryetar i PS, i cili më ka bërë pjesë të ekipit të tij. Mirënjohje të veҫantë banorëve të njësive 2 dhe 7, të cilët me mbështetjen e tyre ma kanë lehtësuar punën dhe komunikimin. Janë të panumërt emrat e kolegëve në strukturat e PS së Tiranës që do doja t’i falenderoja, por është e pamundur se pa dashje mund të harroj dikë. Do të doja të kisha bërë shumë më tepër për ta, por edhe mundësitë dhe hapësirat e deputetit nuk kanë qenë më të mëdha.

Në prag të zgjedhjeve i uroj suksese PS, duke qenë i bindur në intuitën e menҫurinë e elektoratit shqiptar, për të dalluar atë që premton e gënjen, nga ai që premton, punon e realizon. Kush ka sy dhe veshë e bën dallimin!

Tags: besnik barajdeputetpolitikaPSterheqje

TË LIDHURA

Protesta në ditën e Samitit, Policia nuk i jep leje PD-së
Aktualitet

Protesta në ditën e Samitit, Policia nuk i jep leje PD-së

12:41 | 15/05/2025
Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota
Politikë

Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota

12:37 | 15/05/2025
PS fitoi zgjedhjet, reagon Veliaj: Ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive
Aktualitet

PS fitoi zgjedhjet, reagon Veliaj: Ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive

11:59 | 15/05/2025
Next Post
Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Rënie e lehtë e të infektuarve nga Covid, numri i viktimave mbetet i lartë

Meta: Ja cila është e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies në vend

Meta: Më 25 prill vendos vota e qytetarëve, nuk do të jetë parimi ‘stalinist’

Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Të drejtosh Shqipërinë e pas-Prillit 2021…pa utopi

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Dhëndri i presidentit Trump vizitë në Tiranë më 17 Maj
Bota

Dhëndri i presidentit Trump vizitë në Tiranë më 17 Maj

by mirseda
12:46 | 15/05/2025
0

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe drejtues i kompanisë investuese “Affinity Partners”, do të...

Protesta në ditën e Samitit, Policia nuk i jep leje PD-së

Protesta në ditën e Samitit, Policia nuk i jep leje PD-së

12:41 | 15/05/2025
Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota

Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota

12:37 | 15/05/2025
Negociatat për paqe, Zelensky mbërrin në Ankara

Negociatat për paqe, Zelensky mbërrin në Ankara

12:29 | 15/05/2025
PS fitoi zgjedhjet, reagon Veliaj: Ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive

PS fitoi zgjedhjet, reagon Veliaj: Ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive

11:59 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com