Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pas Trumpit, evropianët nuk kanë më besim tek aleanca me SHBA-në

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Pas Trumpit, evropianët nuk kanë më besim tek aleanca me SHBA-në

Nga: Pierre Haski “Internazionale”

Nëse amerikanët do të dëshironin të shihnin degradimin e imazhit të vendit të tyre pas 4 viteve të presidencës Trump, do të mjaftonte që ata të lexonin rezultatet e një sondazhi të kryer nga një think-tank në 11 vende evropiane. Rezultatet, të bëra publike të martën, janë tronditëse dhe të pashembullta.

Sigurisht që studimi i“European Council on Foreign Relations”(ECFR) nuk do të habisë francezët, trashëgimtarë të Golizmit dhe tradicionalisht më dyshuesit ndaj fuqisë amerikane sesa vendet fqinje. Megjithatë ajo që të habit, është shkalla në të cilën opinionet e qytetarëve të vendeve të tjera evropiane, i janë afruar qasjes së Francës.

Përfundimi kryesor i këtij sondazhi është se për evropianët, sistemi politik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dobësuar shumë. Studimi i parapriu sulmit në Kongres në fillim të janarit të këtij vitit, dhe sigurisht që shifrat do të ishin sot edhe më të larta nga ato që kanë dalë.

Kjo vetëdije i bën evropianët të besojnë, se Evropa nuk mund t`a llogarisë më mbështetjen e SHBA-së për mbrojtjen e saj nga kërcënimet e jashtme, dhe se për këtë duhet të mendojë vetë. Mbi 60 për qind e evropianëve ndajnë pikërisht këtë pikëpamje, përfshirë Poloninë euroskeptike dhe Britaninë e Madhe që tashmë nuk është më pjesë e unionit (por që gjithsesi ishte përfshirë në këtë studim).

Tendencat më thelbësore

Xho Bajden ndeshet me simpatinë e evropianëve ndaj tij. Por vështirësitë e tranzicionit presidencial në SHBA, kanë përforcuar besimin se problemet e brendshme të Shteteve të Bashkuara, do të thithin vëmendjen e tij kryesore.

Dhe mbi të gjitha peshon mendimi se Shtetet e Bashkuara nuk janë më të besueshme. Amerikanët zgjodhën president Donald Trumpin 4 vite më parë, prandaj është gjithmonë e mundur që pas 4 vitesh ata t`a rikthejnë sërish atë në Shtëpinë e Bardhë, ose të zgjedhin gjithsesi një tjetër demagog.

Në çdo rast, jemi duke folur thjesht për një sondazh, që në fakt është një fotografi e opinionit aktual në një moment të caktuar. Ka të ngjarë që Bajden të jetë në gjendje të rivendosë imazhin e vendit të tij, ashtu siç ishte në gjendje t`a bënte këtë Barak Obama pas presidencës së Xhorxh W.Bush.

Studimi tregon se evropianët po shohin nga Berlini dhe jo Parisi, në kërkim të një drejtimi që duhet ndjekur

Megjithatë, përtej kontekstit specifik, shfaqen edhe disa tendenca themelore. Autorët e sondazhit, i ndanë evropianët në 4 familje të mëdha, ose “fise gjeopolitike”, nga të cilat me e vogla në numër, është ajo qëruan një farë besimi tek Shtetet e Bashkuara (më pak se 10 për qind).

Fisi më i madh (35 për qind), përbëhet nga njerëz që besojnë tek Evropa, të pasuar nga ata që e konsiderojnë në rënie kontinentin e vjetër. Askush nuk do të habitet kur zbulon se në këtë kategori hyn Franca dhe pesimizmi i saj kronik, ndërsa Gjermania është një nga vendet që besohet më shumë në Evropë.

Ky dobësim i besimit tek“ombrella” amerikane, e vendos Evropën përpara sfidës së mbrojtjes së vetes. Kjo është ajo që ka kërkuar Franca prej disa kohësh. Por studimi tregon se evropianët po shohin kryesisht drejt Berlinit dhe jo Parisit, në kërkim të një drejtimi që duhet ndjekur.

Por problemi është se Gjermania ka treguar gjithmonë një ngurrim të caktuar për të marrë një udhëheqje të qartë të kontinentit. Për më tepër, pas zgjedhjes së Xho Bajden si president, shumë politikanë gjermanë nuk donin të hiqnin dorë nga një vizion klasik atlantist.

Sondazhi u ofron evropianëve një pasqyrë, për t’u ndërgjegjësuar mbi sfidën aktuale. Pra, pyetja nuk është se çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Bajdenit, por si synojnë të lëvizin evropianët, që pasi kanë hezituar për vite me radhë të marrin në dorë fatin e tyre, mund të jenë shtyrë nga Donald Trump për t’u kujdesur më në fund për veten e tyre.

Burimi i lajmit: https://www.internazionale.it/opinione/pierre-haski/2021/01/20/trump-fiducia-stati-uniti

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: aleancebeSHBA

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani
Bota

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

19:37 | 14/03/2026
SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur
Bota

SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur

19:15 | 14/03/2026
Next Post
15-vjetori i vdekjes/ Kosova përkujton ish-presidentin, Ibrahim Rugova

15-vjetori i vdekjes/ Kosova përkujton ish-presidentin, Ibrahim Rugova

Golashënuesi më i ri në Irlandë, talenti shqiptar drejt kalimit tek Interi

Golashënuesi më i ri në Irlandë, talenti shqiptar drejt kalimit tek Interi

Sa persona janë shëruar sot nga koronavirusi? Manastirliu jep lajmin e mirë

Kurba e Covid-19 mbetet e lartë, 5 viktima në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

by mirseda
19:38 | 14/03/2026
0

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e sotme që ndodhi rreth orës 17:30, ku u raportua për...

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

19:37 | 14/03/2026
SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur

SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur

19:15 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com