Golashënuesi më i ri në Irlandë, talenti shqiptar drejt kalimit tek Interi

Futbollisti me origjinë shqiptare, Kevin Zefi pritet t’i bashkohet skuadrës së Interit. Sulmuesi 15-vjeçar i lindur në Irlandë nga prindër shqiptarë, është pranë firmosjes me gjigandët italianë.

Futbollisti i Shemrok Roversit pret vetëm zyrtarizimin si pjesë e zikaltërve, shkruan The Sun. Në muajin shkurt, Zefi mbush 16 vjeç dhe me shumë mundësi do transferohet në Milano bashkë me prindërit e tij.

Djaloshi është golashënuesi më i ri në Irlandë teksa ka realizuar ndaj Longford Taunit. Raportohet se Interi do të pagujë tarifën e kompensimit Shemrok Roversit.

Zefi përfaqëson Irlandën U-15 ku deri tani ka realizuar 6 gola në 10 ndeshje. Me paraqitjen e tij, ai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane.