E premte, 5 Mars, 2021
11 C
Tirana

Kurba e Covid-19 mbetet e lartë, 5 viktima në 24 orët e fundit

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 5 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Kurba e koronavirusit në vend mbetet e lartë, teksa sipas raportit ditor, të infektuar janë shënuar edhe 678 pacientë, nga 3.088 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda dhe Lushnja.

Nga virusi janë shëruar edhe 457 persona, ndërsa raste aktive 26,194.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7 në Korçë, nga 6 raste në Gjirokastër, Himarë, Peqin, Cerrik, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, nga 4 raste në Mirditë, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, nga 2 raste në Has, Memaliaj, Shijak, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Klos, Gramsh, Konispol.

Viktima – Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar në spitale – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Lexo edhe :   Bilanci mbetet i rëndë: Mbi 800 raste të reja me koronavirus dhe 20 viktima

COVID-19 – Statistika (21 Janar 2021)

Raste të reja ditore 678

Lexo edhe :   Kosovë, rritet ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19

Të shëruar në 24 orë 457

Të shtruar në spitale 285

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 3088

Testime totale 324,460

Raste pozitive 69,916

Raste të shëruara 42,426

Raste Aktive 26,194

Humbje jete 1296

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15302

Fier 1944

Durrës 1478

Shkodër 1341

Elbasan 1082

Vlorë 1026

Lezhë 961

Korçë 888

Berat 799

Gjirokastër 502

Dibër 486

Kukës 385

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...