E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

”Pas ndarjes me vajzën, na kërcënonte”/ Zbardhet dëshmia e Mexhit Picarit

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditen e sotme pranë Gjykatës së Lartë në kryeqytet, ku 52-vjeçari Mexhit Picari vrau me armë zjarri ish-bashkëshortin e vajzës Kudret Aliaj, dhe plagosi avokatin e tij Adriatik Cara.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Picari ka deklaruar se me viktimën kishte konflikte të vazhdueshme, pasi ky i fundit u nda nga vajza e tij.

Ai tha se pas ndarjes, i kishte kërcënuar vazhdimisht, dhe se kjo ishte arsyeja pse ai e mbante gjithmonë me vete armën.

52-vjeçari u shpreh se ditën e sotme u përball me ish-dhëndrin e fundit, dhe pasi ai i ofendoi vajzën e qëlloi duke e lënë të vdekur.

”Me Kudretin kishim konflikte të vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli në shtepi pa e lejuar të shohë fëmijët, ai ka vijuar të na kërcenojë dhe ofendojë. Ka ardhur tek shtepia dhe tek biznesi disa herë. Për shkak të kërcenimeve, unë mbaja armën me vete. Sot kam shkuar të shoqeroja vajzën për në gjykatë sepse kishte seancen. Aty u përballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzen time dhe unë e qellova. Pas krimit kam hedhur armën dhe jam larguar drejt Unazes se Re në shtepinë e motrës”, tha ai.

Si ndodhi vrasja

Në orën 12:00, bashkëshortët Saliaj do të zhvillonin seancën e radhës të divorcit në Gjykatën e Tiranës. Në pritje të nisjes së saj, palët po pinin kafe në të njëjtin lokal në zonën e ish-Ekspozitës në kryeqytet. Ngjarja ndodhi 10 minuta para seancës gjyqësore për ndarjen e çiftit.

Në momentin e ngjarjes, Mexhiti dhe Dhurata kanë qenë ulur në lokal, ndërsa në një karrige tjetër disa metra më tej ishin ulur Kudret Saliaj me avokatin e tij Adriatik Cama.

Lexo edhe :   ''U ekzekutua me një plumb në kokë''/ Del ekspertiza për Rudolf Elezoviç
Lexo edhe :   ''U ekzekutua me një plumb në kokë''/ Del ekspertiza për Rudolf Elezoviç

Picari është ngritur nga tavolina dhe duke nxjerrë pistoletën, ndërsa ka qëlluar 8 herë në drejtim të tij. 5 nga plumbat kanë goditur Saliajn dhe 1 tjetër avokatin e tij, Adriatik Camën. Pasi vrau Saliajn, Mexhit Picari është larguar në këmbë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas tij u largua edhe Dhurata, ish-bashkëshortja e viktimës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...