Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pas disfatës Napoleoni tentoi të arratisej në SHBA: Faktet që nuk i dini mbi Betejën e Waterloo

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Pas disfatës Napoleoni tentoi të arratisej në SHBA: Faktet që nuk i dini mbi Betejën e Waterloo

Beteja nuk u zhvillua në fakt në Waterloo

Pavarësisht emrit që i ka mbetur, beteja u zhvillua 204 vite më parë gati 5 km në jug të qytetit belg të Waterloo, në fshatrat Braine-l’Alleud dhe Plancenoit përgjatë Mont Saint Jean Ridge. Ndërsa francezët iu referuan si ”Beteja e Mont Saint-Jean”, ajo u bë e njohur në shumicën e botës si “Beteja e Waterloo”, pasi Duka i Wellingtonit, që udhëhoqi forcat fitimtare prusiano-britanike, e ngriti shtabin e tij pikërisht në rrethinat e qytezës, dhe këtë emër i vuri betejës në raportin zyrtar që i dërgoi Londrës. “Napoleoni nuk ka shkeli në asnjë rast në Waterloo, dhe ky është një fakt”- është shprehur për të përditshmen amerikane “The Wall Street Journal” historiani belg dhe ish-banori i Waterloo, Bernard Coppens.

Trupat britanike, përbënin një pakicë në ushtrinë e Dukës së Wellingtonit

Duka i Wellingtonit ishte britanik, por ushtria që ai e udhëhoqi në atë betejë historike, ishte një forcë shumëkombëshe. Trupat britanike, përfaqësonin vetëm një të tretën e ushtrisë së Wellingtonit, dhe shumica e ushtarëve në Waterloo ishin irlandezë, uellsianë dhe skocezë. (Vetë Wellingtoni kishte lindur në Irlandë, dhe ishte me prejardhje anglo-irlandeze.)

Gati gjysma e trupave të Wellingtonit, përbëheshin nga ushtarët gjermanë, në një kohë që në të merrnin pjesë edhe ushtarë holandezë dhe belgë. Përveç ushtrisë së Ëellingtonit, më shumë se 50.000 prusianë nën drejtimin e marshallit Gebhard von Blucher, mbërritën në fushëbetejë pasditen e vonë të 18 qershorit, duke arritur të kthejnë fatin e luftës.

Pas humbjes, Napoleoni mendoi të arratisej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pas Betejës së Waterloo, perandori francez Napoleon u rikthye në Paris, ku u detyrua të abdikojë nga froni më 22 qershor 1815. Ai u arratis fillmisht në qytetin bregdetar Rochefort, nga ku mendoi të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara, të cilat sapo kishin përfunduar luftën me Britaninë e Madhe. “Ju duhet të keni dëgjuar për fatkeqësinë e re që ngjau me perandorin. Ai po shkon në Shtetet e Bashkuara, dhe ne të gjithë do të shkojmë atje pas tij”- i shkruan një nga të afërmit e Napoleonit një të afërmi tjetër, pas disfatës së madhe të perandorit.

Megjithatë, anijet britanike e kishin bllokuar që më herët Rochefort, dhe ish-perandori nuk donte të rrezikonte të poshtërohej duke u kapur i fshehur nën kuvertën e anijes. Pasi iu dogj plani për t’u arratisur në Shtetet e Bashkuara, Napoleoni iu dorëzua një luftanijeje britanike më 15 korrik 1815, dhe 3 muaj më vonë u internua në ishullin e largët të Shën Helenës në Atlantikun Jugor, ku jetoi 6 vitet e fundit të jetës, deri në vdekjen e tij më 1821.

Vëllai i Napoleonit, Jozefi, mbreti i shfronësuar i Spanjës, arriti të shkojë në Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet një port tjetër francez, dhe jetoi në New Jersey për 15 vjet. Ndërkohë bonapartistët e tjerë të arratisur krijuan në Alabama të SHBA një koloni të veçantë.

Një vullkan, mund të ketë ndikuar në disfatën e Napoleonit

Një natë përpara betejës, në Waterloo ra një shi i madh. Artileria e Napoleonit, ishte ndër pikat e forta të tij, por perandori francez druhej se balta e madhe do të pengonte avancimin e njerëzve, kuajve dhe armëve të rënda. Duke shpresuar se toka do të thahej, Napoleoni priti deri në mesditë për të nisur sulmin e tij. Vonesa do të rezultonte fatale, pasi e lejoi ushtrinë prusiane të Blucher t’i bashkohej betejës përpara se francezët të mposhtnin trupat e Wellingtonit.

Në fakt, atë vit moti ishte veçanërisht i lagësht për shkak të një ngjarje që kishte ndodhur mijëra kilometra larg. Më 19 prill 1815, në Indonezi shpërtheu vullkani Tambora. Sipas ekspertëve ai ishte 20 herë më shkatërrues se vulltani që shkatërroi Pompein në Itali në vitin 79 Pas Krishtit. Hiri vullkanik, që u shpërnda në atmosferë pengoi rrezet e diellit, duke e bërë atë verë shumë më të ftohtë se zakonisht.

Hemorroidet, e penguan Napoleonin të udhëhiqte ushtrinë në betejë

Sikurse është folur në detaje në librin e Phil Mason “Hemorroidet e Napoleonit, dhe ngjarje të tjera të vogla, që ndryshuan historinë”, disa studiues besojnë se udhëheqësi ushtarak francez vuante ato ditë nga hemorroidet. Kjo e pengoi që të hipte mbi kalin e tij, për të vëzhguar nga afër fushën e betejës, sikurse e kishte gjithmonë zakon. Dhe ky është një tjetër detaj, që mund të ketë sjellë humbjen e tij.

Në atë betejë, humbën jetën edhe gra

Çdo batalion i këmbësorisë franceze, kishte një grup grash, që ndihmonin në shpërndarjen e ushqimit. Secili nga skuadronet e kalorësisë, kishte nga 2 gra në shërbim. Por ato shiheshin shpesh teksa shërbenin, edhe në ballë të betejës. Disa prej tyre u vranë, ndërsa dhjetëra të tjera u plagosën, ose u burgosën. Me supozimin se atë ditë në Waterloo luftuan 103 batalione franceze, llogaritet që në fushëbetejë të ishin mbi  600 gra./ Tirana Today

Tags: Faktet qëmbi Betejën e WaterlooNapoleoninë SHBAnuk i diniPas disfatëstë arratisejTentoi

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

17:18 | 11/02/2026
U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq
Aktualitet

U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

16:38 | 11/02/2026
Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital
Aktualitet

Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital

16:36 | 11/02/2026
Next Post
Shpallet në kërkim ish-deputeti Bardh Spahia

Shpallet në kërkim ish-deputeti Bardh Spahia

Akuzohet për vrasjen e studentes greke, shqiptari thyen heshtjen

Akuzohet për vrasjen e studentes greke, shqiptari thyen heshtjen

Jo vetëm Rita Ora; Zhvishet edhe Dua Lipa

Pak ditë më parë u nda nga i dashuri, Dua Lipa në një romancë të re







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Zelensky: Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA për territore pritet të rifillojnë javën e ardhshme
Bota

Zelensky: Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA për territore pritet të rifillojnë javën e ardhshme

by mirseda
17:31 | 11/02/2026
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se bisedimet trepalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë do të rifillojnë...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

17:18 | 11/02/2026
Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

16:51 | 11/02/2026
U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

16:38 | 11/02/2026
Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital

Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital

16:36 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com