Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pas dhunës “kafshërore” nga nëna e saj, merret në mbrojtje 13-vjeçarja

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pas dhunës “kafshërore” nga nëna e saj, merret në mbrojtje 13-vjeçarja

Vajza 13-vjeçare e dhunuar sistematikisht nga nëna e saj është marrë në mbrojtje nga Policia dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

Disa minuta pas transmetimit të investigimit të “Fiks Fare”, ku u faktua me zë dhe figurë dhuna çnjerëzore ndaj të miturës, institucionet reaguan menjëherë. Policia mori në pyetje njerkun dhe më pas shoqëroi nënën 41-vjeçare. Oficerët e Policisë Gjyqësore morën videon e dhunës dhe më pas dëshminë e vajzës.

“Fiks Fare” u interesua gjatë gjithë kohës për sigurinë dhe akomodimin e dy fëmijëve, duke mbajtur kontakte me Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbrojtjes së Fëmijëve. Alma Tandili, kryetare e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve tha për gazetarët e “Fiks Fare” se gruaja është arrestuar menjëherë nga policia, pasi “videoja e dhunës ishte tepër e rëndë”. Sipas saj, familja ka qenë problematike, ndërkohë që vajza e dhunuar është pyetur në polici në prezentë të psikologëve. “Vajza është asistuar gjatë gjithë kohës nga psikologët e agjencisë” tha Tandili, ndërkohë që pohoi se mbrëmjen e së hënës vajza është strehuar në një qendër për fëmijët, duke mos dhënë adresën e saktë për shkak të sigurisë së të miturës.

Fiksi e pyeti për akomodimin e përhershëm të 13-vjeçares, ndërsa Tandili pohoi se ligji parashikon se fillimisht pyetet fëmija dhe më pas vendoset. “Deri tani, daja dhe tezja kanë kërkuar të strehojnë vajzën. Në do të verifikojmë kushtet sociale dhe ekonomike të dy familjeve dhe më pas do vendosim se ku do të akomodohet. Do të monitorojmë gjithçka” thotë Tandili.

Ndërkohë, në lidhje me dosjen ndaj nënës 41-vjeçare, kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës tha se, krahas policisë dhe prokurorisë, punonjësit e saj do të bëjnë kërkesë në gjykatë në lidhje me kujdestarinë e vajzës 13-vjeçare. “Kërkesa për kujdestarinë do të depozitohet njëkohësisht me kërkesën për masë sigurimi brenda 72 orëve nga ndalimi” tha ajo. Më pas, është gjykata e cila do të vendosë nëse do e miratojë apo jo. Gjithsesi, Tandili theksoi se, nëse vajza kërkon të takojë nënën dhe të krijojnë raporte, atëherë ajo do të lejohet dhe nëna të pranojë gabimin që ka bërë.

“Fiks Fare” bisedoi edhe me psikologen Denada Toçe, e cila tha se ngjarje të tilla ndodhin pasi janë pasojë e shoqërisë. Sipas saj, kushtet sociale dhe ekonomike, por edhe e kaluara e nënës, mund të kenë shkaktuar këtë ngjarje. Psikologia tha se më e mira për vajzën është strehimi te familjarët, pasi kjo do të mundësonte edhe rehabilitimin e saj./TCH

Tags: 13 vjeçarenkafsheroreMbrojtjemerretnenarreh

TË LIDHURA

Operacioni në Dobraç dhe Fushë Kuqe, zbardhet emri i dy të arrestuarve
Aktualitet

Operacioni në Dobraç dhe Fushë Kuqe, zbardhet emri i dy të arrestuarve

08:53 | 12/12/2025
Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Politikë

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

22:51 | 11/12/2025
Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën
Politikë

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

22:48 | 11/12/2025
Next Post
Gati për të nisur një jetë të re, Princ Harry arrin pranë familjes së tij

Gati për të nisur një jetë të re, Princ Harry arrin pranë familjes së tij

“Ndikuan në largimin tim”/ Ish-ministri: Banda e Lushnjës donte të më eliminonte

“Ndikuan në largimin tim”/ Ish-ministri: Banda e Lushnjës donte të më eliminonte

RENEA zbarkon në Vlorë, aksion blic për kapjen e “të fortëve”

RENEA zbarkon në Vlorë, aksion blic për kapjen e “të fortëve”







JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Operacioni në Dobraç dhe Fushë Kuqe, zbardhet emri i dy të arrestuarve
Aktualitet

Operacioni në Dobraç dhe Fushë Kuqe, zbardhet emri i dy të arrestuarve

by mirseda
08:53 | 12/12/2025
0

Forcat speciale RENEA dhe Operacionale kanë zhvilluar sot një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe...

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

22:51 | 11/12/2025
Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

22:48 | 11/12/2025
Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

22:36 | 11/12/2025
Balla për 35-vjetorin e PD: “Rezultati më i dobët që nga ’97. U pleqëroftë si kryetari!”

Balla për 35-vjetorin e PD: “Rezultati më i dobët që nga ’97. U pleqëroftë si kryetari!”

21:36 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com