Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pas 3 vitesh, tentativa e grushtit të shtetit ende vazhdon ta përndjekë Turqinë

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pas 3 vitesh, tentativa e grushtit të shtetit ende vazhdon ta përndjekë Turqinë

Nga Diego Cupolo “Al Monitor”

Për dekada të tëra, Omer Faruk Gergerlioglu, ishte mjek dhe një avokat i të drejtave të njeriut. Ditën, ai vizitonte pacientët në Spitalin Shtetëror “Izmit Seka”. Natën, ishte një anëtar i organizatave të të drejtave të njeriut, dhe shpërndante postime në mediat sociale që mbështetin një proces paqësor, për t’i dhënë fund një lufte gati 40 vjeçare midis militantëve kurdë dhe shtetit turk.

Më 13 tetor 2016, ai u pezullua dhe më pas u largua nga puna, për shkak të njërit prej postimeve të tij në mediat sociale, që u vlerësua se e kapte ligji mbi lidhjet e dyshuara me grupet terroriste. Kësisoj, ai u bë një nga 150.000 nëpunësit civilë të hedhur në rrugë, në një valë  spastrimesh të vazhdueshme nga administrata publike, që filloi pas përpjekjes së grushtit të shtetit në Turqi më 15 korrik 2016.

Ashtu si shumë akademikë, zyrtarë të policisë dhe punonjës të shtetit, pasaporta e tij u konfiskua. Ai u përpoq shumë të gjejë një punë tjetër, dhe u izolua nga shoqëria, një periudhë që ai e përshkruan si “vdekja e tij civile”. “Njerëzit po më trajtonin sikur të isha një lebroz”- thotë Gergerlioglu për Al-Monitor.

“Ata nuk do të bisedonin më me mua. Miqtë, fqinjët, të afërmit e mi, që të gjithë i ndërprenë lidhjet e tyre me mua. Ishte një përjashtim i plotë social”- theksoi ai. Spastrimet në administratë, nisën si një përpjekje gjithëpërfshirëse, për të ndëshkuar mbështetësit e klerikut turk Fethullah Gulen, aktualisht me banim në SHBA, të cilin zyrtarët turq e akuzojnë për orkestrimin e grushtit të shtetit.

Por shumë shpejt ato prekën edhe udhëheqësit e opozitës, juristët, gazetarët dhe avokatët e të drejtave të njeriut, duke e mbytur lirinë e fjalës gjatë 3 viteve të fundit, në të cilat mbi 77 mijë njerëz janë burgosur në pritje të gjykimit. Ndryshe nga shumë prej atyre që u kapën nga vala represive pas grushtit të shtetit, Gergerlioglu garoi për deputet dhe fitoi si përfaqësues i Partisë Demokratike të Popullit (HDP) në krahinën e Kocaelit.

Që atëherë, ai ka punuar për trajtimin e rasteve, që janë pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila u imponua nga korriku 2016, deri në korrikun e vitit 2018. “Unë trishtohem thuajse çdo ditë sepse situata është e vështirë. Shteti po i godet të gjithë. Nuk ka rëndësi nëse je turk apo kurd, alevit apo sunit, apo një ateist, shteti i përndjek të gjithë”.

Në përvjetorin e tretë të grushtit të dështuar të shtetit, presidenti Rexhep Taip Erdogan përkujtoi sakrificat e më shumë se 250 njerëzve që vdiqën në përpjekje për të penguar disa njësi ushtarake të rrëzonin qeverinë. I parë si një triumf të demokracisë nga disa, dhe si fillimi i rrëshqitjes së Turqisë në autoritarizëm nga të tjerët, pak net kanë riformësuar jetën dhe politikën e përditshme të vendit sa përpjekja e grushtit të shtetit e 15 korrikut 2016.

Nga represioni i vazhdueshëm kundër tubimeve në rrugë, tek blerja kohët e fundit e sistemeve raketore mbrojtëse ruse S-400, harku i zhvillimeve në Turqinë e pas grushtit të shtetit, ka krijuar një hendek të madh midis kombit turk dhe aleatëve të tij perëndimorë, që mund të jetë i vështirë të kapërcehet në vitet që do të vijnë.

Ndarjet janë më të përhapura me rritjen e tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, të cilat janë përkeqësuar vitet e fundit, nga një mungesë e perceptuar e mbështetjes nga Uashingtoni për Ankaranë pas tentativës së grushtit të shtetit, si dhe e bashkëpunimit të SHBA-së me milicit kurdë në Siri, të cilat Ankaraja i konsideron si një kërcënim të madh për sigurinë e vendit.

Kjo mosmarrëveshje, e ka dobësuar besimin e Erdogan tek homologët e tij amerikanë, dhe përmendet si një nga arsyet kryesore për blerjen e sistemit rus S-400, gjë që mund të sjellë vendosjen e sanksioneve amerikane mbi Turqinë që këtej jave. “Erdogan thotë se kërcënimet më të mëdha për Turqinë vijnë sot nga Perëndimi”-shprehet për Al-Monitor, Nicholas Danforth, bashkëpunëtor në think-tankun “German Marshall Fund”.

Ndërkohë shqetësimet lidhur me pavarësinë e gjyqësorit në Turqi, kanë krijuar tensione midis Ankarasë dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me të cilat procesi i pranimit dikur i suksesshëm, tashmë ka ngecur. Fërkimet mes palëve, u shtuan me zhvillimin e një referendumi në prill 2017, që konsolidoi fuqitë ekzekutive të presidentit Erdogan, duke i dhënë atij një kontroll më të madh të gjyqësorit, pavarësisht kritikave të ashpra nga organet qeverisëse të BE.

Ozturk Turkdogan, bashkë-kryetar i Shoqatës së të Drejtave të Njeriut në Turqi, thotë se edhe “strategjia e reformës gjyqësore” që po zbaton qeveria, nuk garanton ndarje të pushteteve, “por vetëm ul disi presionin ndaj atyre që mendojnë ndryshe”.

Turkdogan, vëren se shkeljet e të drejtave të njeriut në Turqi vazhdojnë çdo ditë, teksa shumë të pandehurve u mohohet një procesi i rregullt gjyqësor, dhe ata shpesh i nënshtrohen qëndrimeve të gjata në paraburgim. Në një raport të kohëve të fundit, shoqata e tij vuri në dukje përdorimin e shpeshtë të torturës dhe izolimit në disa burgje turke, të cilat ai tha se janë të mbingarkuara, për shkak të arrestimeve të vazhdueshme që pas përpjekjes për grusht shteti.

Sipas Nismës së Avokatëve të Arrestuar, 500-600 persona ndalohen mesatarisht çdo javë për lidhjet e dyshuara me Gulenin, nga një normë javore prej 1.500-1.700 arrestimesh në muajt e para pas përpjekjes së grushtit të shtetit. Megjithëse gjendja e jashtëzakonshme në Turqi përfundoi në korrik 2018, avokatët e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësime se shumë nga masat e përkohshme ligjore, janë formalizuar në ligje të përhershme.

“Ka shumë pak sinjale se situata mund të përmirësohet në të ardhmen e afërt”- thotë Andrew Gardner,  eksperti mbi Turqinë në “Amnesty International”. “Tre vitet e fundit, kanë qenë një katastrofë për të drejtat e njeriut në Turqi”- theksoi ai.

Megjithëse disa analistë janë inkurajuar nga diskutimet fillestare mbi reformën në gjyqësor, si dhe fitorja e fundit e partive opozitare në zgjedhjet lokale të marsit dhe qershorit, Gergerlioglu thotë se është e vështirë të shohë përmirësime të të drejtave të njeriut në vend.

“Në burg ndodhen rreth 800 fëmijë”- shprehet Gergerlioglu, duke iu referuar numrit të fëmijëve të vegjël që qëndrojnë të burgosur me prindërit e tyre, siç lejohet nga ligji turk. “Këta fëmijë nuk e kuptojnë se pse mbyllen dyert e dhomave natën, së përse nuk mund të dalin nga andej. Për shkak të këtyre kushteve ka pasur shumë vetëvrasje, pasi njerëzit bien në depresion. Më e keqja është se zyrtarët e AKP nuk merakosen fare për këtë situatë. Ata nuk i bren ndërgjegjja, dhe nuk kanë asnjë simpati për këta njerëz, pasi ata besojnë se nuk do japin ndonjëherë llogari për veprimet e tyre, ndaj veprojnë të pandëshkuar”-përfundoi ai./ TIRANA TODAY

Tags: 3 viteefektetgjendje e jashtezakonshmegrushti i shtetitRexhep Taip Erdogantentativaturqivazhdon

TË LIDHURA

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra
Rajoni

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025
“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”
Aktualitet

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025
Next Post
Vettingu/ Shkarkohet gjyqtari Mustafaj, konfirmohet prokurorja Kaçkini

Vettingu/ Shkarkohet gjyqtari Mustafaj, konfirmohet prokurorja Kaçkini

“Protestat e fundit kanë përfshirë dhunën”, ambasada e SHBA-së porosit qytetarët amerikanë

Të interesuar për vizë turistike në SHBA? Ambasada jep njoftimin për aplikuesit

Shehu: Shqipëria, nën një grusht shteti kundër demokracisë

Shehu: Vendimi i Gjykatës së Durrësit e ka tmerruar Rilindjen

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com