Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Partizani sulmon FSHF-në: Shënoni “gola” spektakolarë çdo javë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Klubi i Partizanit ka vazhduar “luftën” me Federatën Shqiptare të Futbollit pasi kjo e fundi ka reaguar për akuzat që ngritën “Të Kuqtë” për ndeshjen me Lushnjë. Drejtuesit e Partizanit lajmëruan se do tu drejtohen instancave përkatëse të denoncuar arbitrat palaço dhe tendencë e FSHF-së për të ndëshkuar ekipin e tyre. Në reagimin e Federatë kërkohej që klubi të ishte më gjakftohtë në javët e fundit të kampionatit dhe se nuk ishte përgjegjësi e tyre që ata nuk arrinin objektivat e tyre. Ndërsa Partizani i përgjigjet se nuk është garë e ndershme kur rezultatet e ndeshjeve të tyre vendosen nëpër pika bastesh, apo nën e mbi tavolina.

https://tiranatoday.com/fshf-pergjigjet-partizanit-gjykoni-si-futbolldashes-jo-si-tifoze-te-semure/

ME SHUME KORREKTESE DHE PROFESIONALIZEM

Pasi jemi njohur me reagimin e fundit të Federatës Shqiptare të Futbollit i kujtojmë këtij Institucioni se në bazë të ligjit të Sportit të Republikës së Shqipërisë është i ngarkuar të organizojë aktivitetet kombëtare sportive për futbollin. Klubi Partizani ka mbetur i habitur që ky Institucion, duke dal jashtë kompetencave të veta i kushton vëmendje të detajuar dhe bën një analizë të thellë të lojës së ekipit të Partizanit në ndeshjen në Lushnjë.

Persiatjet pse bëri apo nuk bëri gola Partizani e pastaj mos të merrej me gjykimin skandaloz, lënë kohën të gjejnë dhe janë biseda që mund të konsumohen në bare e pika bastesh dhe nuk i takojnë aspak deklaratave zyrtare të një Institucioni si Federata e Futbollit. I rikujtojme kësaj Federate që klubi në deklaraten e tij e pranoi paraqitjen e dobët të skuadrës, por Federata në asnjë moment nuk e mori një hap të tillë për atë që është etiketuar si skuadra më e dobët e kampionatit, skuadrën e arbitrave.

Është pikërisht kjo skuadër çdo javë dhe në çdo ndeshje shënon “gola” spektakolarë e që kënaqin çdo pritshmëri të planifikuar nga eprorët e tyre po ata vetë. Për këtë e mirëkuptojmë FSHF që rend me vrap e me dëshirë për t’u angazhuar me deklarata në mbrojtje të “yjeve” të saja ndaj reagimeve “bezdisese” dhe të përjavshme të klubeve të dëmtuara.

Duke qenë se FSHF është organizatore e kësaj gare dhe ligjërisht arbitrat janë Shoqatë e pavarur, jemi dakord që të përdoret një garë dhe një fjalor “Fair”. Por, kur shkelet e drejta për barazi, kur telekomandohet gara nga gjykime tendencioze dhe të programuara të arbitrave, klubi i Partizanit kërkon të dijë se si e kupton FSHF-ja fjalën “Fair”?!

I bëjmë me dije se kushdo që dëmton fanellën, investimin dhe kontributin e lojtarëve të Partizanit, do përgjigjet ligjërisht, siç i takon çdo individi apo subjekti të kërkojë të drejtën e tij.

I kujtojmë FSHF-së, se fjala “Fair” nuk nënkupton që drejtuesit e saj, të përcaktojnë poshtë apo sipër tavolinave se kush duhet të fitojë apo të dëmtohet.

Fjalori i përdorur vjen si rrjedhojë e bastardimit të barazisë sportive, të realizuar vetëm e vetëm nga individë dashakeqës dhe pa pikë karakteri.

Nëse FSHF është mësuar dhe dëshiron që edhe këtë sezon t’ vendosë se kush shkon në Europë, apo kush bie nga Kategoria, Klubi i Partizanit do luftojë deri në fund, për gjënë me elementare në futboll: për DREJTËSI

Tags: FSHF-nëgolajavëpartizaniShënonispektakolaresulmon

TË LIDHURA

Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Sport

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026
Sport

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Next Post

Lubonja: Ndryshimet në statutin e PD-së forcuan pushtetin e Bashës

Rama: Marrëdhëniet me Erdogan dhe Turqinë nuk përbëjnë asnjë kërcënim

Gjesti i shëmtuar i Salah, rrezikon dënimin nga Federata angleze (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat

by mirseda
09:01 | 05/06/2026
0

Këtë të premte, më 5 qershor, do të mbahet Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të...

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në Delvinë,një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve

08:41 | 05/06/2026

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com