Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Parti e re në Turqi? Erdoganit i ikin miqtë

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Parti e re në Turqi? Erdoganit i ikin miqtë

Pushteti i presidentit turk, Erdogan nuk është më ai i dikurshmi. Ish-ministri i Financave, Ali Babacan po e përdor këtë moment që të krijojë një parti të re.

Ish-ministri i Financave dhe bashkudhëtar për një kohë të gjatë i presidentit turk, Ali Babacan ka bërë të ditur, se me ndihmën e presidentit të dikurshëm turk, Abdullah Gül do të krijojë një parti të re në vjeshtë. Në opinionin turk ndërkohë është përfolur, se projektit po i jepet vetëm dora e fundit. “Po punohet që të zhvillohet një vizion i një përmase globale”, thotë një person nga rrethi i afërt i themeluesit të partisë.

Kush e njeh Babacan, e di se sa pretendues është ish-ministri. Para se ta bëjë diçka publike, ai e planifikon çdo detaj. Babacan është një emër shumë i njohur për aftësitë e tij drejtuese në politikën ekonomike të Turqisë. Nuk ka asnjë çudi që krijimi i partisë së re pritet me shumë interes. Njëra palë thotë, se ai është njeriu që do t’i japë fund lojës së AKP-së, Babacan ka kapacitetin të bëhet president, thonë të tjerët. Krahas Babacan përmenden edhe emra të tjerë të njohur që mund t’i bashkangjiten partisë së re. Sadullah Ergin, që kanë qenë ministër i Drejtësisë, Besir Atalay që u angazhua për procesin e paqes me kurdët, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Hasim Kilic apo ish-ministri i Ekonomisë, Mehmet Simsek.

Protestat e Gezit si pikënisje

Duhen kujtuar protestat e Gezit në vitin 2013 për të kuptuar, se pse emrat e përmendur më lart i kthejnë kurrizin Erdoganit dhe ndërmarrin një iniciativë të tyren. Atëherë kaloi pa vëmendje në opinion, që disa politikanë donin një qëndrim shumë më diplomatik se presidenti turk. Në fund të fundit mes protestuesve kishte edhe fëmijë të politikanëve të AKP-së. Baballarët kishin dëshiruar atëherë një qëndrim më pajtues. Megjithatë ata nuk e hapën gojën. (shën. red: Në protestat e Parkut Gezi shpërtheu një valë proteste në mbarë Turqinë kundër një projekti ndërtimi të planifikuar në hapësirën e Parkut Gezi në Stamboll.

Protestat u shkallëzuan, kur policia ndërhyri me dhunë kundër demonstruesve. Qeveria turke u desh të dëgjonte atëherë shumë kritika.)

Nuk është se nuk kishte atëherë qëndrime të ndryshme tek AKP, por jashtë nuk depërtoi asgjë. Sipas një analisti politik, kjo temë është pengesa më e madhe për vetë partinë e Babacanit. Në kohët më të vështira ai nuk ka qenë aspak kritik. Ai vazhdoi punën si më parë. Sipas këtij analisti, sa kohë që Babacan nuk reflekton, ai nuk është letër e bardhë. I njëjti problem shfaqet edhe për personat e tjerë, që janë pjesë e grupit që do të themelojë partinë e re. Kjo shpjegon po ashtu, pse ka përpjekje për të prezantuar fytyra të reja të pakonsumuara, mes tyre edhe akademikë nga jashtë.

“Babacan duhet të shpjegojë pozicionin e tij”

Një vëzhgues politik, që e ndjek me vëmendje krijimin e partisë së re, thotë, se vetëkritika e Babacanit është e rëndësishme, por më e rëndësishmja është një vizion i qartë për të ardhmen. Vizioni do duhej të ishte, që ata do bëjnë të kundërtën e asaj që ka bërë partia AKP në shtatë vitet e fundit. Nuk do kishte pasur krizë ekonomike në këto përmasa, nëse do t’i kishte ardhur radha rregullimit financiar të Babacanit.

Babacan punoi vetë për një rregullim të tillë si ministër, por u pengua nga Erdogani. Në një debat në vitin 2010, Erdogan tha që nuk është e nevojshme për të krijuar një FMN shtojcë (FMN i ofron programet e ndihmës kundrejt reformave strukturore). Në fund projekti i Babacan u bllokua, megjithëse ai ishte shumë i rëndësishëm për të. Babacan atëherë ka qenë shumë i zemëruar, por e pranoi gjendjen dhe iu kthye axhendës së përditshme.

Babacan ka imazhin e një njeriu me vizion, punëtor dhe të menduar. Nga ana tjetër ka kritika. Ai duhet të kishte mbajtur më shumë qëndrim të qartë, sepse ishte në mesin e skenës politike, kur në Turqi demokracia po rrezikohej, kishte poste të rëndësishme dhe nuk shfaqi asnjë rezistencë. Teserën e AKP-së ai ende nuk e ka dorëzuar. Megjithatë në vitin 2023 në zgjedhjet në Turqi, partia e Ali Babacan mund të jetë një alternativë e rëndësishme për partinë qeverisëse, AKP. Por para, se të ecet me partinë e re drejt së ardhmes, duhet të sqarohet njëherë qëndrimi i tij në të shkuarën. /DW

(Burimet e autorit Murat Sabuncu mbrohen. Prandaj nuk përmenden emrat e personave që kanë dhënë të dhëna)

Tags: erdoganmiqpartiturqi

TË LIDHURA

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

20:42 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran
Bota

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës
Bota

Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

18:23 | 10/03/2026
Next Post
Endri Fuga nxjerr blof demokratët, i publikon materialin kur PD-ja akuzonte LSI-në për blerje votash

Endri Fuga nxjerr blof demokratët, i publikon materialin kur PD-ja akuzonte LSI-në për blerje votash

Regjisori konfirmon lidhjen me Arbana Osmanin, së bashku për pushime në Barcelonë (foto)

Regjisori konfirmon lidhjen me Arbana Osmanin, së bashku për pushime në Barcelonë (foto)

Gert Bogdani zbulon skenarin e opozitës, ja çfarë do të ndodhë me PD-në

Gert Bogdani zbulon skenarin e opozitës, ja çfarë do të ndodhë me PD-në







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com