Foto Galeri

Regjisori konfirmon lidhjen me Arbana Osmanin, së bashku për pushime në Barcelonë (foto)

               Publikuar në : 21:02 - 02/07/19 M. S

U bë një kohë e gjatë që qarkullojnë lajmet në mediat rozë se Arbana Osmani po përjeton një histori të re dashurie me regjisorin e emisionit të saj, “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

Ndonëse nuk ka patur asnjë konfirmim prej tyre, shpesh janë fotografuar pranë njëri-tjetrit në ambiente të ndryshme. Por pushimet e moderatores së mirënjohur duket se sapo kanë nisur, ndërsa ka qenë vetë Eduarti i cili ka ndarë me miqtë e tij në Instagram, një video ku protagoniste është Arbana.

Ajo ndodhet në Barcelonë, ndërsa pamjet e shfaqura në Instagram nga regjisori, dëshmojnë qartë lidhjen e tyre.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT