Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Parlamenti ynë të kujton se jemi në një “Franken-shtet”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A nuk po e çojnë Ramën drejt Kultit të individit?

Nga: Ben Andoni

Nëse do mendonim se kundërshtitë, fjalimet, shkëmbimi i shëmtuar i batutave të pafundme mes parlamentarëve shqiptarë kapën fundin me shtesën e legjislacionit të shkuar, jemi gabuar paq. Pak javë më pas, ky legjislacion ka bërë qysh tani vendin e tij të veçantë në historinë e parlamentarizmit shqiptar me nivelin e diskutimeve konstruktive, ofendimeve, batutave, që është e tepërt t’i përmendim.

Sintaksat e shkëmbyera mes Rama-Bashës janë shpesh poshtëruese për njëri-tjetrin por më shqetësuese është se këta i drejtohen gjërave hipotetike, sikur vendi të jetë thjesht në dorë të humorit bajat që shkëmbejnë mesvete. Duket sikur jemi në një paradoks, sepse Rama e përqesh Bashën me cinizmin e tij të skajshëm dhe aspak normal me problemet e brendshme me z. Berisha; Basha e akuzon kryeministrin për lidhje me Berishën; kurse ky i fundit i nëpërkëmb të dy dhe i kërcënon po paq të dy. Ju erdha aty!-duket sikur shprehet nga “Foltoret” mbushur me patetikë, militantë dhe të zhgënjyerit në kor të Bashës. Ndërkohë që në parlament, hakërrimet dhe skenat tejet seksiste, ofenduese dhe mbi të gjitha nivelin e dobët të diskutimeve e shikon në çdo moment. Të tjerët, që janë jashtë këtyre emrave, vendosur në rreshtat e mëposhtëm e plotësojnë kuadrin me një fjalor, që do e kishin zili rravgimet nokturne të pijanikëve në klubet e lagjeve të humbura.

Duket se sëmundja është më e thellë dhe nuk lidhet më me sistemet tona zgjedhore që pjellin këta ligjvënës, por më shumë me aftësinë e Evropës së Lindjes për ta përthithur demokracinë.

Në një përpjekje për të shpjeguar këtë imitim të shëmtuar të demokracisë perëndimore, Ivan Krastev dhe Stephen Holmes mendojnë se kemi një lloj gjendje që ata e etiketojnë si “frankenstate”, duke e imituar tejet shëmtuar Perëndimin. Rasti që kanë marrë si shembull më domethënës është rasti i Hungarisë. Për këtë kanë thirrur si kujtesë emra të njohur të sociologjisë dhe politologjisë por më shumë se kaq kanë bërë një abstragim të bukur me një metaforë letrare për figurën e Frankenshtajnit.

Sociologu amerikan Kim Scheppele, shkruajnë Krastev dhe Holmes, pa e shtyrë shumë larg analogjinë, e përshkruan Hungarinë e sotme (e kryesuar nga një tjetër Viktor (Orban) ironizojnë me emrin e Frankenshtajn) si një “shtet Franken” – domethënë një mutant joliberal i përbërë nga elementë të bashkuar veç në mënyrë gjeniale prej demokracive liberale perëndimore. Dhe, sot, të gjithë e dimë se: “Kryeministri Viktor Orbán ia ka dalë të shkatërrojë demokracinë liberale duke zbatuar një politikë të zgjuar të imitimit të pjesshëm të BE. Kur Bashkimi Evropian kritikon qeverinë Orban për karakterin joliberal të reformave, sak ajo qeveri menjëherë do vendosi në dukje se çdo ndryshim ligjor, rregull ose institucion i diskutueshëm është kopjuar besnikërisht nga sistemi ligjor i ndonjërit prej shteteve anëtare të BE-së syresh. Prandaj, nuk duhet të jetë befasi që shumë liberalë perëndimorë i shohin regjimet politike në Hungari dhe Poloni me të njëjtin ‘tmerr dhe neveri’ që e ngërtheu zemrën e Victor Frankenstein kur pa krijesën e tij”.

Me shumë gjasa, kështu duhet të shikohet dhe Shqipëria si dhe njerëzit që ia bëjnë ligjet asaj. Në çdo moment në Kuvend përdoret demokracia, citate gjysmake mendimtarësh, përdoret BE-ja dhe këshillat e saj apo sistemi jonë qeverisës që bëhet me recetimin e BE-së, por më shumë se kaq na i rrëfejnë këta deputetë që zgjidhen për të bërë ligjet e vendit tonë. A është e sikletshme kjo krijesë, që tashmë kemi ngritur në demokraci? Nuk është e tillë, është më keq. Ajo është e frikshme me atë nivel ligjërimi publik. Që do të thotë, ne tashmë duhet t’i shmangemi dhe retorikës së ligjvënësve tanë. Kjo është e dhimbshme, por kur dëgjon ato që nxjerrin në ligjërim, duke përdorur shkolla, universitete atëherë tmerrohesh. Nëse një pjellë të tillë e bëjnë universitetet, shkollat, kinse Familjet e Mëdha tek ne, atëherë duhet me pas frikë tashmë edhe nga parlamenti ynë: për nivelin, humbjen e kohës që na e bëjnë dhe më shumë se çdo gjë…ekzistencën e tij. Po mbase ku ta dish, edhe ne duhet të mësohemi se jemi realisht në ndonjë “Franken-Shtet”?! (Javanews)

Tags: ben andoniBerishafoltore

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Next Post
Masakra në Fier, Nikolla: Pse dënimi me vdekje nuk është zgjidhje

Masakra në Fier, Nikolla: Pse dënimi me vdekje nuk është zgjidhje

“Vetëm mbi trupin tonë futen këtu”, Naftëtarët: Rafineria do shkojë për skrap

“Vetëm mbi trupin tonë futen këtu”, Naftëtarët: Rafineria do shkojë për skrap

Berisha hedh hapin e radhës, mbledh gratë demokrate në foltore të veçantë

Berisha hedh hapin e radhës, mbledh gratë demokrate në foltore të veçantë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com