Kryedemokrati Basha duket i vendosur për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga PD-ja. Në mbledhjen me krerët e degëve, ai e paralajmëroi një gjë të tillë, por dje e ka bërë të qartë se kush nuk zbaton vendimin e Kryesisë për mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor, nuk do të ketë më vend në parti. Ai deklaroi se neni 27 i statutit do të zbatohet për të gjithë, përfshirë edhe Sali Berishën.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha është përgatitur për një tjetër lloj “Foltoreje”, ndërkohë që vetëm një muaj e ndan nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar të PD që e ka thirrur më 11 dhjetor. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë me dije se më 21 nëntor do të mbahet një “Foltore” posaçërisht me gratë e Partisë Demokratike.
Statusi
“Zëri gruas sjell ndryshimin, Të gjitha bashkë ndryshojmë botën!”, shkruan Vokshi në Facebook.