E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Vetëm mbi trupin tonë futen këtu”, Naftëtarët: Rafineria do shkojë për skrap

Ish-punonjësit e Kombinatit të Përpunimit të Naftës në Ballsh janë ngritur në një protestë, e cila është mbajtur para dyerve të kësaj uzine. Sokol Dautaj, i cili është kreu i sindikatës së naftëtarëve tha se kanë informacione se rafineria e Ballshit, do të çmontohet dhe do të shkojë për skrap. Nëse do të ketë një vendimarrje të tillë, punonjësit i mëshojnë fort faktit se nuk do ta lejojnë.

Ata janë të vendosur, duke thonë se pa u likuiduar të gjithë me pagat e prapambetura, në rafineri do të futen vetëm mbi trupat e tyre. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi më herët se naftëtarët do të paguhen me 30 mijë lekë në muaj edhe për dy vitet në vijim.

“Deri sa të shlyhen një më një naftëtarët, nuk shkel njeri këtu. Vetëm mbi trupin tonë futen këtu. Boll kemi bërë negociata. Nëse duan që palët të zhdukin gjurmët e krimit, të bëjnë hesapet e tyre.

Deri sa të likujdohen të gjithë naftëtarët, kjo rafineri do bëhet skrap nga ata dhe jo nga të tjerët. Jemi informuar që ka kaluar një mbështetje financiare, nuk është zbardhur asgjë në fletoren zyrtare. Por ne jemi të shqetësuar nga disa zëra që qarkullojnë. Kjo rafineri është e naftëtarëve.

Kemi ndenjur pa u paguar për 13 muaj. Me pak investime, kjo rafineri kthehet në punë, pse nuk e vënë në punë?”, deklaroi Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...