pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalbetpipomatbet girişherabetcasibomherabetherabetcasibomcasinoperpusulabet girişjojobetholiganbetholiganbetgrandpashabetjojobetholiganbetcasinowonjojobetbetplaygrandpashabetcasinoroyalcasinowonbetsalvadorbetplaypalacebetcasinoroyal1winbetsalvadormarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetpalacebetcasinoperonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusucasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişMatbet grandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Parlamenti i Kosovës miraton platformën e bisedimeve me Serbinë

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Me 61 vota për, parlamenti i Kosovës miratoi platformën për siç thuhet “dialogun për marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

Platforma synon siç thuhet të caktojë vijat e kuqe të Kosovës në bisedime dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me Serbinë për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha pas miratimit të platformës se vendi tashmë do të shkoj në bisedime më i fuqishëm.

“Kosova është gati të përballet në procesin e dialogut përfundimtar i cili do të thotë për ne vetëm ulëse në OKB, do të thotë shtetësi e plotë, sovranitet i plotë, pa asociacion me kompetenca ekzekutive dhe jo cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit”, tha zoti Veseli.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vendi tashmë është edhe më i gatshëm për bisedime me Serbinë.

​“Ne e vërtetojmë se jemi serioz për obligimet ndaj dialogut si Kosovë, kuptohet kemi edhe tema tjera (tarifat) por sa i përket kësaj pjese Kosova e ka vërtetuar se është e konsoliduar dhe e gatshme për dialog”,tha kryeministri Haradinaj.

Por, as platforma dhe as ekipi për bisedime nuk kanë siguruar konsensus politik në vend meqë opozita nuk është bërë pjesë e tyre, madje ajo bojkotoi debatin e sotëm duke theksuar se është kushtetuta e Kosovës ajo që rregullon çështjen e bisedimeve me Serbinë.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, kritikoi partitë në pushtet dhe paralajmëroi dërgimin e ligjit për bisedimet në gjykatën kushtetuese.

“Ligji për dialog nuk ka bazë në kushtetutë, nuk mund të krijohen ekipe që janë të parapara në Kushtetutë dhe ligje të vendit, gjithashtu një platformë që buron nga ky ligj, pra ligji për dialog, ndërkohë që ligji për dialog ende nuk është në fuqi. Do të bashkërendojmë së bashku me pjesën tjetër të opozitës për të dërguar këtë ligj në gjykatë kushtetuese. Ligji është kundërkushtetues dhe unë besoj shumë që gjykata kushtetuese do ta shpall këtë ligj jo kushtetues dhe nuk do të ketë mundësi që të shkoj më përpara. Ligj për dialog është vetëm kushtetuta e vendit dhe vetëm aty parashihen trupat e nevojshëm që udhëheqin me të gjitha proceset në Kosovë, nuk mund të barten kompetencat kushtetuese dhe e ka qeveria obligim që të udhëheq me dialog”, tha zoti Hoti.

President serb mbledh të premten Këshillin e Sigurisë pas platformës së Prishtinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ftuar për te premten në mëngjes takimin e Këshillit të Sigurisë, pas miratimit të platformës për bisedime nga parlamenti i Kosovës.

Një nga zyrtarët serb tha se miratimi i platformës “është gozhda e fundit në arkivolin e bisedimeve” dhe se me këtë veprim “Prishtina dëshmoi se është kundër bisedimeve”.

Procesi i bisedimeve mbetet i pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë pezullimin e tarifave në mënyrë që t’i hapet rrugë bisedimeve dhe arritjes së një marrëveshjeje, që shihet vështirë e arritshme për shkak të qëndrimeve tërësisht të kundërta të palëve.

Në një përpjekje për të nxitur palët që të ulen në tryezën e bisedimeve, të premten dhe të shtunën pritet të qëndrojë në Beograd dhe në Prishtinë, zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, David Hale.

Në një intervistë për të përditshmen serbe Danas, zoti Hale ka thënë se nuk u takon Shteteve të Bashkuara që të “diktojnë përfundimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, Ai ka paralajmëruar edhe “mundësinë që gjatë këtij viti të arrihet një marrëveshje, nëse fillojnë bisedimet. Është koha që të marrin fund provokimet nga të dyja palët: të pezullohen tarifat, që Beogradi dhe Prishtina t’u kthehen bisedimeve të drejtuara nga Bashkimi Evropian dhe që të dyja palët të jenë të përcaktuara për paqe”, citohet të ketë thënë ai.

Zoti Hale është zyrtari më i lartë amerikan që kohët e fundit viziton Kosovën për të nxitur autoritetet që të hapin rrugën për vazhdimin e bisedimeve duke pezulluar tarifat ndaj mallrave serbe.

Javën që lamë pas, dy zyrtarë të lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, qëndruan për dy ditë në Kosovë për të siguruar pezullimin e tarifave ndërsa paralajmëruan shtimin masave ndëshkuese nëse Kosova vazhdon të refuzojë kërkesat e tilla.

Kërkesat amerikanë kanë nxitur përplasje të brendshme në Kosovë ndërmjet atyre që ngulin këmbë të dëgjohen këshillat amerikane dhe atyre që pohojnë se tarifat duhet të pezullohen vetëm me garanci për përfundimin e bisedimeve me Serbinë me njohje të ndërsjellë./VOA

Tags: kosovamiratonparlamentiplatformen

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Next Post

Përleshje në burgun grek, një i vdekur

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplaset për vdekje këmbësorja

Ish-ministrja Tahiri tregon për herë të parë se përse nuk u martua







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dyshohet se u trafikua nga Saranda, sekuestrohen 96 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

by mirseda
13:18 | 15/06/2026
0

Një tjetër ngarkesë e madhe me lëndë narkotike, është sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia greke pranë...

Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë dhe ‘krisjet’ në Europë

13:15 | 15/06/2026

Sezoni veror, Policia e Durrësit forcon monitorimet për muzikën dhe ndotjen akustike

13:09 | 15/06/2026

Kriminaliteti për 2025, Kryeprokurori Çela: Vlera e aseteve të sekuestruara është mbi 4miliardë lekë

13:01 | 15/06/2026

Komisioni i Ligjeve miraton draftin për amnistinë. Manja kërkon edhe mbështetje e PD në seancë,

12:58 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com