Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Paratë që nuk u dhanë kurrë/Si banorët e Zharzës u gënjyen nga shteti dhe Bankers!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Paratë që nuk u dhanë kurrë/Si banorët e Zharzës u gënjyen nga shteti dhe Bankers!

Prej më shumë se 9 vitesh banorët e Zharzës vazhdojnë të ende sot e kësaj dite për të drejtat e tyre. Me letra nëpër duar ata enden nëpër dyert e Bashkive për të marrë dëmshpërblimin e plotë, që iu premtua një vit më parë.

Me dhjetëra komisione për muaj me radhë, vlerësuan disa prej shtëpive në Zharëz si të pabanueshme. Një prej tyre është edhe shtëpia e Festime Hoxhës, e cila vazhdon të jetë e dëmtuar edhe sot e kësaj dite. Festimja denoncon në Tirana Today padrejtësitë që po i bëhen sipas saj nga Bashkia e Patosit, e cila ia ka përgjysmuar shumën që meriton.

“Kam 9 vjet që vuaj pasojat e këtyre lëkundjeve, nga shpërthimet shumë të forta. Para pak ditësh, erdhi djali për të ngrënë bukë dhe teksa po hante ra një pjesë e tavanit. Dhe ia mbushi të gjithë pjatën. Unë shtëpinë e kam bërë me djersë dhe shkatërrimin e saj e ka bërë shteti me gjithë firmën. Unë nuk e rregulloj dot shtëpinë, sepse nuk më kanë dhënë ende lekët e plota.

Sipas komisioneve, të cilët nuk ishin një, por më shumë se gjashtë, shtëpia ime u shpall e pabanueshme dhe është vlerësuar prej tyre me rreth 25 milion. Ndërsa, kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, më njoftoi me anë të një letre se dëmshpërblimi do të jetë 15 milion lekë. Por, as ato nuk i kam marrë të plota. Unë kam marrë vetëm 7 milion e gjysëm. Me çfarë do t’i bëj unë këto shtëpi?!”

Mes protestave të shumta, si edhe marshimit simbolik drejt Tiranës, ku disa prej banorëve të Zharzës qëndruan para Ministrisë së Energjetikës. Në 1 mars të vitit 2017, u arrit më në fund një marrëveshje. Ku një pjesë të dëmtimeve do ta paguante qeveria dhe pjesën tjetër do ta paguante kompania Bankers Petroleum. Sipas këtij vendimi të qeverisë, banorët e Zharzës do të dëmshpërbleheshin 100%. Sipas ndarjes 40 % do të paguhej nga qeveria dhe pjesa tjetër prej Bankers-it. Teksa qeveria e pagoi pjesën e saj të dëmit, kompania refuzon të ketë faj, ndaj ende nuk e ka paguar pjesën e vetë. Të cilat i janë ngarkuar Bankersit me VKM nga qeveria.

“Unë nuk di gjë se çfarë do të bënin ata, Bankers nuk ka dhënë asnjë lekë. Unë nuk njoh se çfarë fusin ata këtu, në është Bankers apo çfarë do të fusë tjetër shteti. Kjo është punë për ta. Shteti e ka bërë kontratën vetë, ta gjejnë ata muhabetin.”

Edhe pse më shumë se prej një viti, banorët e Zharzës nuk kanë ndjerë më lëkundje, ata vazhdojnë të ndjehen të kërcënuar. Kësaj radhe nga shtëpitë, të cilat vazhdojnë sot e kësaj ditë të jenë të dëmtuara. Duke i rrezikuar përsëri jetën.

“Ankohem për shtëpitë e vëllait, shiheni në çfarë gjendje që janë. Dëmshpërblim nuk kanë marrë asnjëherë, as nga shteti e as nga kompania. Asnjë kokërr leku nuk ka marrë, ndaj e boshatisi shtëpinë, mori plaçkat dhe iku. Ai shumë shpejt do të kthehet prapë në shtëpi, po se ku do të rrijë, nuk e di. Këtu nuk jetohet, po qe se nuk vë dorë shteti dhe ta ndihmojë,”- thotë për Tirana Today një banor.

“Qytetarët janë të shkatërruar të gjithë, shpirti i tyre është i dërrmuar,”-përfundon Fatimja. Dhe ne largohemi prej Zharzës, e cila vazhdon të ketë frikë. Frikë se shtëpitë e tyre nuk do ta përballojnë një tërmet natyral me magnitudë shumë të lehtë, frikë se mos ndodhin shpërthime të tjera, frikë se nesër mund të ketë viktima. Dhe mllef për gjithë investimet që i kanë bërë ndër vite shtëpive të tyre. Të cilët sot vazhdojnë të enden për drejtësi. Drejtësi për një fshat të tërë, për Zharzën. Tirana Today

Tags: Bankers PetroleumbanoretBashkia e Patositdëmshpërblimkomisioneprotestashtëpi të shkatërruarashtetiZharëz

TË LIDHURA

Duka: Fushë e re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës
Shqipëria

Duka: Fushë e re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

17:58 | 30/10/2025
Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit
Aktualitet

Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit

17:55 | 30/10/2025
Basha pas daljes nga SPAK: U thirra si person në dijeni
Politikë

Basha pas daljes nga SPAK: U thirra si person në dijeni

17:40 | 30/10/2025
Next Post
EFJ: Zbardhni rastet e vrasjes dhe zhdukjes së gazetarëve në Kosovë

EFJ: Zbardhni rastet e vrasjes dhe zhdukjes së gazetarëve në Kosovë

Botërori/I besuari i Putinit dhe spiunia propozojnë luftë mes tifozëve

Botërori/I besuari i Putinit dhe spiunia propozojnë luftë mes tifozëve

Ahmetaj publikon dokumentin e Berishës: Çfarë parashikonte për biznesin e vogël

Sigurimet Shoqërore/Ahmetaj shkarkon 13 inspektorë: Largojmë ata që s’punojnë







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Hamasi i dorëzon Izraelit eshtrat e dy pengjeve të tjerë
Bota

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Hamasi i dorëzon Izraelit eshtrat e dy pengjeve të tjerë

by mirseda
18:46 | 30/10/2025
0

Izraeli ka marrë eshtrat e dy pengjeve të pajetë që mbaheshin në Gaza. Eshtrat u transferuan në...

Vuçiç kërkon nga SHBA heqjen e sanksioneve ndaj rafinerisë ruse për të shmangur krizën energjetike

Vuçiç kërkon nga SHBA heqjen e sanksioneve ndaj rafinerisë ruse për të shmangur krizën energjetike

18:13 | 30/10/2025
Duka: Fushë e re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

Duka: Fushë e re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

17:58 | 30/10/2025
Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit

Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit

17:55 | 30/10/2025
Basha pas daljes nga SPAK: U thirra si person në dijeni

Basha pas daljes nga SPAK: U thirra si person në dijeni

17:40 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com