Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Paralajmëruam botën më 5 janar”/ OBSH i përgjigjet akuzave në lidhje me shpërthimin e COVID-19

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
“Paralajmëruam botën më 5 janar”/ OBSH i përgjigjet akuzave në lidhje me shpërthimin e COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave se nuk dha paralajmërimin e duhur, për kërcënimin që paraqiste koronavirusi.

Me këtë arsyetim u nis edhe presidenti Trump, i cili njoftoi të martën se do të pezullonte fondet e SHBA që mbështesin operacionet e kësaj organizate.

Ndërkohë drejtuesit e OBSH i janë kundërvënë këtyre akuzave, duke thënë se organizata e ka paralajmëruar botën që më datë 5 janar.

“Ideja që duhet të hidhemi në mbrojtje në këto momente është disi e çuditshme. Në javët e para të janarit, OBSH u shpreh shumë, shumë qartë. Ne paralajmëruam botën më 5 janar. Institucionet në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara filluan më 6 janar të aktivizojnë sistemet e menaxhimit ndaj situatave të parapritura. Në javët që pasuan kemi dhënë informacione të vazhdueshme me të rejat e fundit, përfshirë të dhëna për qeveritë, si dhe për shkencëtarët në skaje të ndryshme të globit. Virusi u identifikua më 7 janar. Sekuenca na erdhi më 12 janar”, tha drejtori i Programeve të Emergjencave të OBSH, Michael Ryan.

Sipas tij, ky paralajmërim duhet të ishte pasuar nga masa mbrojtëse dhe përgatitore në vendet individuale. Ai shton se paralajmërimi bënte të qartë nevojën për rezerva me aparatura spitalore, përfshirë aspiratorë.

“Kur OBSH nxori udhëzimet, e bëri tepër të qartë se duheshin marrë masa për një kërcënim që godet sistemin e frymëmarrjes. Laboratorët duhet të kishin reaguar me masat e nevojshme, me marrjen e mostrave që kjo sëmundje të mos përhapej nga një person tek tjetri”, thotë zyrtari i OBSH.

Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se kjo ishte një periudhë e vështirë, por theksoi se organizata do të vazhdonte t’u qëndronte në krah vendeve që përballen me këtë krizë:

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me çdo partner për t’u shërbyer popujve në botë me një angazhim të patundur ndaj shkencës dhe në solidaritet. Deri tani tre vaksina janë në prova klinike. Mbi 70 të tjera janë në procesin e zhvillimit. Po punojmë me partnerë për të përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimit dhe shpërndarjes”, tha ai.

Tags: akuzavekoronavirusOBSHparalajmerimpergjigjet

TË LIDHURA

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim
Bota

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
Riatdhesimet/ Bëhen publike datat dhe oraret e fluturimeve që do të kryhen këtë javë

Riatdhesimet/ Bëhen publike datat dhe oraret e fluturimeve që do të kryhen këtë javë

Shifrat tragjike në New York, guvernatori shtyn afatin e izolimit të vendit

Shifrat tragjike në New York, guvernatori shtyn afatin e izolimit të vendit

Rritet ndjeshëm numri i rasteve/ Franca regjistron bilancin e tretë më të rëndë në botë për sot

Rritet ndjeshëm numri i rasteve/ Franca regjistron bilancin e tretë më të rëndë në botë për sot







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com