Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Të huajt “vdesin” për Shqipërinë, shqiptarët nxjerrin paratë jashtë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Të huajt “vdesin” për Shqipërinë, shqiptarët nxjerrin paratë jashtë

Shqipëria ka qenë e mbushur me turistë gjatë këtij viti. Turizmi malor dhe turizmi bregdetar ka njohur rritje të konsiderueshme  të turistëve vendas dhe të huaj. Fluksi i turistëve ka dhënë efekte pozitive në ekonominë e vendit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga udhëtimet arritën për 9-mujorin në një nivel rekord prej 1.3 miliardë eurosh, e përkthyer në pikë përqindje është rritur me 13% në raport me të njejtën periudhë  të një vitin më parë.

“Fluksi më i lartë ishte në tremujorin e tretë, që përkon me kulmin e sezonit turistik. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë 3-mujorit të tretë të 2017-s, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 588 milionë euro. Rritja vjetore e të ardhurave u ndikua nga rritja e numrit të vizitorëve të huaj (jo rezidentë) në vend (rreth 3%), së bashku me rritjen e shpenzimeve mesatare të këtij grupimi (me 16%)”-shkruan Monitor.al.

Sipas INSTAT, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për periudhën janar-shtator ishte rreth 4.2 milionë persona, me një rritje prej 5.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kryesojnë turistët nga Kosova, ndonëse në rënie të ndjeshme, me 1.5 milionë hyrje, të ndjekur nga maqedonasit me 510 mijë hyrje, grekët (351 mijë), italianët (294 mijë). Në vlerë absolute, shtetasin italianë kanë shënuar dhe rritjen më të madhe për 9-mujorin, me 94 mijë. E dukshme ka qenë rritja e polakëve, që ishin dhe risia më e madhe e këtij viti. 104 mijë  turistë nga Polonia erdhën për 9-mujorin, me një zgjerim prej 66% me bazë vjetore.

Shqiptarët lënë jashtë 974 milionë euro
Por, ndërsa të huajt po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga shkrimet e pafund të mediave të huaja, vetë shqiptarët po ikin gjithnjë e më shumë jashtë për pushime apo për turizëm kulturor, duke zgjatur edhe qëndrimet.

Po sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e shqiptarëve jashtë për 9-mujorin ishin 974 milionë euro, edhe ky një nivel rekord. Fluksi më i larë ishte në tremujorin e tretë. Sipas Bankës, në tremujorin e tretë udhëtarët rezidentë (shqiptarë dhe të huaj) kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 407 milionë euro.Në baza vjetore, numri i rezidentëve që kanë udhëtuar jashtë është rritur me 5% dhe në të njëjtën kohë, këta të fundit kanë rritur ditë-qëndrimin. Ndërkohë, koeficienti i shpenzimeve mesatare vlerësohet lehtësisht në rënie.

Bilanci është pozitiv
Mes të huajve që vijnë në Shqipëri dhe shqiptarëve që ikin jashtë, bilanci është përmirësuar vitet e fundit, duke u kthyer në pozitiv dhe duke arritur nivelin më të lartë të viteve të fundit. Për 9-mujorin, ekonomisë shqiptare i mbetën neto 337 milionë euro (1.3 miliardë euro që shpenzuan të huajt në Shqipëri minus 974 milionë euro që shqiptarët shpenzuan jashtë), një nivel rekord.

Tags: parashqiperitë huajtturistet

TË LIDHURA

Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet
Aktualitet

Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet

19:09 | 22/11/2025
Përmbytje në Berat — Bozdo: Pushteti mungon, fermerët kërkojnë rimbursim të plotë
Politikë

Përmbytje në Berat — Bozdo: Pushteti mungon, fermerët kërkojnë rimbursim të plotë

18:10 | 22/11/2025
Aksident pranë Vlorës, makina në kanal, dy persona dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident pranë Vlorës, makina në kanal, dy persona dërgohen në spital

17:46 | 22/11/2025
Next Post
Olsi Rama: Futbolli shqiptar pa nivel, stadiumet duhet të jenë festivë

Olsi Rama: Futbolli shqiptar pa nivel, stadiumet duhet të jenë festivë

Neglizhenca e rrezikshme e BE-së ndaj Ballkanit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria?  

Neglizhenca e rrezikshme e BE-së ndaj Ballkanit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria?  

Austri/Shpërthen gazsjellësi, 1 i vdekur 18 të plagosur, sa të sigurt jemi me TAP?

Austri/Shpërthen gazsjellësi, 1 i vdekur 18 të plagosur, sa të sigurt jemi me TAP?







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu
Sport

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

by mirseda
20:34 | 22/11/2025
0

Dinamo dhe Elbasani përballen në Air Albania, në ndeshjen e Superiores. Reshjet e shiut, kanë vështirësuar në...

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

19:52 | 22/11/2025
Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet

Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet

19:09 | 22/11/2025
Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani

Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani

19:05 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com