Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Paradoksi/Xhisiela me makinë 8000€, familjarët vuajnë për bukë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Paradoksi/Xhisiela me makinë 8000€, familjarët vuajnë për bukë

Nga Anxhela Ferra

Mbrëmjen e të dielës, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ndodhi një shpërthim me tritol, në oborrin e shtëpive të Besim dhe Ramazan Muçës, gjyshit të Xhisiela Malokut. Këtë të fundit e takojmë teksa është duke dalë nga shtëpia me makinën e saj. Duke mos hequr syzet e saj “Gucci” dhe pa dalë nga makina e saj ‘Peugeot 208’, e cila kushton afro 8 mijë euro, ajo nuk duket aspak e shqetësuar. Ajo rrëfen për Tirana Today se e di kush është fajtori. Xhisiela akuzon drejtpërdrejtë Partinë Demokratike.

“Dëgjojmë një shpërthim, dal dhe shoh që e kishin hedhur pas makinës time. Nuk e kuptuam se nga erdhi, sigurisht që u trembëm, veçanërisht familjarët.

Sipas meje ky është një sulm i PD-së, nga askush tjetër. Jam e sigurt që janë ata sepse unë dola në media dhe thashë atë që ishte e vërteta, ata dolën bllof, edhe tani më sulmojnë mua për të fajësuar të tjerët. Nuk i trembem aspak këtyre sulmeve. Ndoshta e bëjnë që unë të kërkoj azil dhe të fajësoj njerëz të pafajshëm.”

Xhisiela ndër të tjera shprehet se personit të parë të cilit i ka kërkuar ndihmë pasi ndodhi ngjarja, ishte një nga kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Sipas saj ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë, madje ajo mund të shkojë në burg ta takojë ish-të dashurin.

“Nuk e di nëse do të bëjnë diçka më të madhe. Unë ndihma e parë që kam kërkuar ka qenë te kushëriri i djalit të Rrahmanit. Ai më tha që do të vinte patjetër, por tha se mediat mund ta marrin sikur po vinte për kërcënim. Absolutisht që nuk jam kërcënuar asnjëherë nga ato, i kam miq shumë të mirë. Unë te Rexhepi në burg nuk kam shkuar, por edhe mund të shkoj. Pasi ne i kemi sqaruar të gjitha.”

Edhe pse në daljet publike Xhisiela është shprehur se nuk punon dhe mbahet veç me të ardhurat e mamasë dhe familjarëve jashtë vendit, duket se e reja nuk ka probleme financiare. Por, ndryshe shprehen familjarët. Kamera e Tirana Today hyri në ambientet e shtëpisë, ku vëllai i gjyshit të Xhisielës teksa rrëfen ngjarjen, thotë se ‘mezi rrojnë me bukë’.

“Na vunë tritol këtu te shtëpia, por ne nuk dimë asgjë. Unë frikë nuk kam sepse nuk i kam bërë gjë ndokujt. Por, jemi të tronditur, nuk e kuptuam nga na erdhi. Ne nuk kemi asnjë të mirë materiale, madje mezi rrojmë me bukë.

Ne nuk e dimë se kush e vuri tritolin, as nëse ka qenë sulm ndaj Xhisielës apo jo. Ose kanë dashur t’i prishin makinën, por ne nuk kemi konflikte me asnjë njeri.”

Familjarët e Xhisielës e kanë të vështirë të flasin, ata thonë se gjithë këto histori, si edhe vëmendja nga mediat, po i shkaktojnë shumë stres. TIRANA TODAY

Tags: bukeFamiljarëtmakinashtëpiveshtrenjtëstrestritolvuajnëXhisiela Maloku

TË LIDHURA

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria
Aktualitet

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

16:12 | 06/03/2026
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës
Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

16:09 | 06/03/2026
Next Post
VIDEO/ Basha në tryezë me ekspertët dhe median, Spiropali i “surprizon”

VIDEO/ Basha në tryezë me ekspertët dhe median, Spiropali i “surprizon”

Kombëtarja/Sinqeriteti i Vrionit: Zgjodha kuqezinjtë se nuk më ftoi Italia

Kombëtarja/Sinqeriteti i Vrionit: Zgjodha kuqezinjtë se nuk më ftoi Italia

Video/Basha flet për grusht shteti: Ermal Hoxha u lirua, nuk nxori emrin e Olsi Ramës

Basha, Ramës: Unë nuk shantazhohem, s’jam peng i krimit







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

by mirseda
16:16 | 06/03/2026
0

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, njoftoi për herë të parë se disa vende kanë nisur përpjekje për...

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

16:12 | 06/03/2026
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

16:09 | 06/03/2026
Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami

Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami

15:24 | 06/03/2026
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

15:23 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com