Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Para një muaji e takova për herë të fundit”, mikja e Aneta Ramës: Ishte zonjë e rrallë

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Para një muaji e takova për herë të fundit”, mikja e Aneta Ramës: Ishte zonjë e rrallë

Fatime Kadriu, shoqja e Aneta Ramës, ka folur me lot në sy për humbjen e mikes së saj. Ajo ka thënë se Aneta ishte një zonjë e rrallë dhe shumë punëtore. Ajo ka rrëfyer si e ka njohur Aneta Ramën që prej momentit që erdhi nuse. E moshuara me lot në sy thotë se kishin miqësi të ngushtë.

Znj. Fatime tregon edhe çastin e fundit kur ka takuar të ëmën e kryeministrit Rama, ndërsa ishte shumë e sëmurë. Ajo kujton kur Aneta i ka thënë se kishte pasur ethe dhe ishte e sëmurë.

E njihnit nënën e kryeministrit që ndërroi jetë sot?

Netën e kam njohur që kur ka ardhur këtu nuse, në këtë bllok. Ka shumë, tha ajo në një intervistë në ‘Report Tv’.

Çfarë mbani mend?

Unë mbaj mend që Neta ishte një grua e mrekullueshme. Më ka humbur një shoqe. Sot kur e mora vesh në televizor, jam mërzitur shumë. Çfarë ti bësh…

Si keni shkuar?

Neta ishte me shkollë të lartë, ishte një grua komunikuese, edhe me njerëzit më të thjeshtë, deri te ai më lart. Ishte një grua e mrekullueshme, e zgjuar, punëtore. Ajo i bënte të tëra. Atëherë i kishte të dy çunat sportistë. Më thoshte, ka raste që një lavatriçe vetëm me çorapet e sportit i laj. Ishte nikoqire jashtëzakonisht, për shtëpi, për të gatuar, për të pritur, për të përcjellë. Ishte një shoqe që ta bënte zemra të shkoje prapë ta takoje dhe të flisje…

Kohët e fundit dilnit e takonit?

Kohët e fundit, unë kam një muaj që nuk kam shkuar, se ishte sëmurë kur shkova e pashë që ishte rënduar. Më erdhi djali nga Greqia, shkuam i bëmë një vizitë. Nuk ishte në gjendje. Më tha kam pasur ethe, kam qenë e sëmurë. Iku Neta…Më iku një shoqe e ngushtë, një grua shumë e mirë, e thjeshtë, shumë e mirë.

Ju vjen keq që ceremonia nuk mund të bëhet ashtu sikur ndodh zakonisht?

Më vjen keq, se për ceremoninë e Kristaq Ramës kam qenë deri në fund. Por për Netën erdhi kjo puna e virusit dhe nuk dimë se çfarë do të bëhet, si e kanë organizuar. Erdhi puna ters me këtë virusin.

Cili është momenti më i bukur që kujtoni bashkë apo më i vështirë?

Ajo nuk të krijonte momente të vështira, vetëm kënaqësi. Bëhesha shumë me atë. E doja, e doja. Edhe më donte. Rrinte me tim bir kështu…pinin cigare, e mbushnin atë tavllën, bënin muhabet shumë, ma donte djalin…Iku Neta, iku….

Tags: Aneta Ramaedi ramaFatime Kadriu

TË LIDHURA

Përplasje mes Policisë dhe protestuesve, efektivët shoqërojnë disa mbështetës të PD
Aktualitet

Përplasje mes Policisë dhe protestuesve, efektivët shoqërojnë disa mbështetës të PD

21:09 | 17/04/2026
“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës
Aktualitet

Çfarë po ndodh në protestë? Tensione në bulevard, demokratët thirren për zhvendosje drejt Kuvendit

21:05 | 17/04/2026
Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi
Aktualitet

Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi

21:02 | 17/04/2026
Next Post
Rama në zi, Meta i dërgon mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nënës

Rama në zi, Meta i dërgon mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nënës

“S’ka më shpresë”, Manjani lëshon thirrjen e radhës

"Kandidati" i Ben Blushit po jetohet në politikën shqiptare, Manjani nxjerr parashikimet e frikshme

Nesër finalja e Kupës së Shqipërisë/ FSHF hap dyert për tifozët, por me një kusht

Nesër finalja e Kupës së Shqipërisë/ FSHF hap dyert për tifozët, por me një kusht







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Përplasje mes Policisë dhe protestuesve, efektivët shoqërojnë disa mbështetës të PD
Aktualitet

Përplasje mes Policisë dhe protestuesve, efektivët shoqërojnë disa mbështetës të PD

by mirseda
21:09 | 17/04/2026
0

Policia ka sulmuar menjëherë protestuesit, pasi ata hodhën fishekzjarre dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë....

“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës

Çfarë po ndodh në protestë? Tensione në bulevard, demokratët thirren për zhvendosje drejt Kuvendit

21:05 | 17/04/2026
Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi

Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi

21:02 | 17/04/2026
Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë

Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë

21:01 | 17/04/2026
Thirrja e Ramës në gjykatë, Berisha e sfidon: Hajde nëse ta mban, të pres në debat

Thirrja e Ramës në gjykatë, Berisha e sfidon: Hajde nëse ta mban, të pres në debat

20:58 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com