E premte, 5 Mars, 2021
15 C
Tirana

“Para një muaji e takova për herë të fundit”, mikja e Aneta Ramës: Ishte zonjë e rrallë

Fatime Kadriu, shoqja e Aneta Ramës, ka folur me lot në sy për humbjen e mikes së saj. Ajo ka thënë se Aneta ishte një zonjë e rrallë dhe shumë punëtore. Ajo ka rrëfyer si e ka njohur Aneta Ramën që prej momentit që erdhi nuse. E moshuara me lot në sy thotë se kishin miqësi të ngushtë.

Znj. Fatime tregon edhe çastin e fundit kur ka takuar të ëmën e kryeministrit Rama, ndërsa ishte shumë e sëmurë. Ajo kujton kur Aneta i ka thënë se kishte pasur ethe dhe ishte e sëmurë.

E njihnit nënën e kryeministrit që ndërroi jetë sot?

Netën e kam njohur që kur ka ardhur këtu nuse, në këtë bllok. Ka shumë, tha ajo në një intervistë në ‘Report Tv’.

Çfarë mbani mend?

Unë mbaj mend që Neta ishte një grua e mrekullueshme. Më ka humbur një shoqe. Sot kur e mora vesh në televizor, jam mërzitur shumë. Çfarë ti bësh…

Si keni shkuar?

Neta ishte me shkollë të lartë, ishte një grua komunikuese, edhe me njerëzit më të thjeshtë, deri te ai më lart. Ishte një grua e mrekullueshme, e zgjuar, punëtore. Ajo i bënte të tëra. Atëherë i kishte të dy çunat sportistë. Më thoshte, ka raste që një lavatriçe vetëm me çorapet e sportit i laj. Ishte nikoqire jashtëzakonisht, për shtëpi, për të gatuar, për të pritur, për të përcjellë. Ishte një shoqe që ta bënte zemra të shkoje prapë ta takoje dhe të flisje…

Kohët e fundit dilnit e takonit?

Kohët e fundit, unë kam një muaj që nuk kam shkuar, se ishte sëmurë kur shkova e pashë që ishte rënduar. Më erdhi djali nga Greqia, shkuam i bëmë një vizitë. Nuk ishte në gjendje. Më tha kam pasur ethe, kam qenë e sëmurë. Iku Neta…Më iku një shoqe e ngushtë, një grua shumë e mirë, e thjeshtë, shumë e mirë.

Lexo edhe :   Kryeministri Edi Rama takim me dyer të mbyllura me Albin Kurtin

Ju vjen keq që ceremonia nuk mund të bëhet ashtu sikur ndodh zakonisht?

Lexo edhe :   Bastet e Ramës, nga Erdogani në Ankara tek Klodian Zoto në Fier

Më vjen keq, se për ceremoninë e Kristaq Ramës kam qenë deri në fund. Por për Netën erdhi kjo puna e virusit dhe nuk dimë se çfarë do të bëhet, si e kanë organizuar. Erdhi puna ters me këtë virusin.

Cili është momenti më i bukur që kujtoni bashkë apo më i vështirë?

Ajo nuk të krijonte momente të vështira, vetëm kënaqësi. Bëhesha shumë me atë. E doja, e doja. Edhe më donte. Rrinte me tim bir kështu…pinin cigare, e mbushnin atë tavllën, bënin muhabet shumë, ma donte djalin…Iku Neta, iku….

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një portret i paautorizuar për historianin Marenglen Kasmi

Nga: Xhevdet Shehu Nuk e kisha njohur më parë Marenglen Kasmin. Kur ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe dëshmorëve të saj u ndërmor një sulm i...

Shumica duan largimin e tij/ 70 % e qytetarëve të Tiranës kundër punës së Ramës

Në shumicë dërrmuese, qytetarët e Tiranës nuk e vlerësojnë punën që po bën Edi Rama. Sipas sondazhit të ‘Flame Tree Advisors’ në ‘Çim Peka LIVE’,...

Brenda vilës së Hoxhës, dhoma dhe shtrati ku diktatori ndërroi jetë

Gjithçka në dhomën e ish-diktatorit ka mbetur ashtu siç ka qenë edhe atëherë kur ai ishte në jetë. Në një udhëtim në rezidencat e personaliteteve...

A rrezikohet Shqipëria nga tërmetet në Greqi? Përgjigjet sizmiologu i IGJEUM

Një tërmet tjetër i fuqishëm ka rënë në Elasona të Greqisë me magnitudë 6 ballë. Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Tiranë, në...

Italia bllokon dërgimin e vaksinave të AstraZenecas në Australi

Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e vaksinës së AstraZenecas për në Australi. Përmes këtij vendimi është bllokuar dërgimi i 250.000 dozave të vaksinës, që janë...