Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Para nga xhepi!” Shpërthen drejtori: Vllaznia nuk ka invalidë

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
“Para nga xhepi!” Shpërthen drejtori: Vllaznia nuk ka invalidë

Vllaznia është rikthyer me fitore në elitë falë supergolit të shënuar nga braziliani Hygor Guimaraes Goncalves. Pas këtij trepikëshi të marrë, nuk kanë munguar urimet edhe nga Engin Firat. Ndërkohë drejtori sportiv ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku nuk ka nguruar që të thumbojë publikisht të gjithë kritikët që kanë vënë në dyshim projektin e klubit.

Postimi i plotë i tij: “Urime për fitoren e Vllaznisë. Do të dëshiroja të jepja disa informacione për tifozët. Laçi luan prej shumë vitesh bashkë, ata kanë luajtur këtë verë në Kupën e Evropës dhe kanë 9 javë që stërviten e janë në maksimum fizikisht. Ndaj, kjo ndeshje ishte shumë e vështirë dhe e rëndësishme. Vllaznia u detyrua të përballonte probleme të pabesueshme për shkak të politikës. Këto probleme vazhdojnë edhe tani. Në këtë situatë të vështirë, askush, e përsëris askush, nuk e ndihmoi klubin. As me 1 lek. Suad Lici u desh të organizonte financat personalisht. Normalisht, në këtë situatë është e pamundur që të ndërtosh një skuadër.

Ndaj, e filluan shumë vonë me stërvitjen. Kjo skuadër u stërvit vetëm për 4 javë dhe nuk mund të jetë në kushte të mira fizike. Shumë lojtarë të rinj u desh të përshtateshin, 3 brazilianë erdhën këtë javë. Si i quajtën brazilianët pa i parë asnjëherë? ‘Turistë’, ‘invalidë’, ‘amatorë’ dhe, dhe… me 2 stërvitje Hygor luajti dhe shënoi një gol ‘amator’.

Ju kujtohet viti i kaluar kur morëm Silvio Xhunior. Disa ekspertë thanë se ai nuk kishte shënuar asnjëherë në jetën e tij. Skandal! Ai u bë golashënuesi më i mirë, pastaj të njëjtët ekspertë thanë se si ne e lejuam të largohej. Për shkakun se ai shënoi kaq shumë gola, mori një ofertë të mirë. Kaq e thjeshtë. Pasi ne nuk mund të paguajmë rrogat që janë paguar 2 vite më parë! Kjo skuadër është ndërtuar me një buxhet shumë më të ulët sesa 2 vite më parë. Kushdo që e njeh futbollin vetëm pak, e di që kjo skuadër ka nevojë për 3-4 javë që të jetë në të vërtetë e gati fizikisht dhe të përshtaten njëri me tjetrin.

Lojtarë si Ramadani, Maranao, Emerson dhe një mbrojtës i majtë, do të bëhen pjesë e kësaj skuadre gjithashtu. Unë shpresoj që të gjithë tifozët e Vllaznisë do ta mbështetin këtë skuadër gjatë gjithë kohës. Atëherë me siguri Vllaznia nuk do të kalojë më periudhën e vështirë të viteve të fundit. Nëse e keni ndjekur ndeshjen, do të kuptonit këtë: Sherri, Gurishta, Zogaj, Krymi, Kruja, Shtubina, Lika, Ruqi, Fikaj… 9 lojtarë nga Shkodra luajtën sot… Cila skuadër tjetër në Evropë mund të luajë me 9 lojtarë nga qyteti i lindjes? Tifozë të Vllaznisë, ky është realiteti! Kjo skuadër ka nevojë për mbështetjen tuaj!”

Tags: parashperthenvllazniaxhepi

TË LIDHURA

Sot ndahen çmimet e më të mirëve të futbollit shqiptar për vitin 2025
Sport

Sot ndahen çmimet e më të mirëve të futbollit shqiptar për vitin 2025

14:53 | 15/12/2025
Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”
Aktualitet

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

11:19 | 11/12/2025
Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore
Sport

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
Next Post
Më shumë vajza apo djem? Ja raporti gjinor i lindjeve në Shqipëri

Më shumë vajza apo djem? Ja raporti gjinor i lindjeve në Shqipëri

109 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Meta: Le të na shërbejë si burim frymëzimi

109 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Meta: Le të na shërbejë si burim frymëzimi

PD paralajmëron konferencë të rëndësishme, ja çfarë pritet të publikohet

PD paralajmëron konferencë të rëndësishme, ja çfarë pritet të publikohet







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Argita Berisha i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë
Politikë

Argita Berisha i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

by mirseda
18:39 | 15/12/2025
0

Ka nisur protesta e PD para Kryeministrisë e cila ka për qëllim dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut....

Nis Foltorja para Kryeministrisë/ Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët e PD

Nis Foltorja para Kryeministrisë/ Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët e PD

18:27 | 15/12/2025
Berisha drejt “Foltores”, Lapaj zhvendos protestën dhe liron hapësirën

Berisha drejt “Foltores”, Lapaj zhvendos protestën dhe liron hapësirën

18:21 | 15/12/2025
Protesta para Kryeministrisë, ‘Shqipëria Bëhet’: Policia dhunoi një prej nesh, i ka thyer këmbën

Protesta para Kryeministrisë, ‘Shqipëria Bëhet’: Policia dhunoi një prej nesh, i ka thyer këmbën

17:50 | 15/12/2025
Endri Shabani Avokat i Popullit, PD: Do ta çojmë në Kushtetuese, u keqpërdorën firmat

Endri Shabani Avokat i Popullit, PD: Do ta çojmë në Kushtetuese, u keqpërdorën firmat

17:37 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com