Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Panucci: Për shqiptarët futbolli është gjithçka, Rusia…

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Panucci: Për shqiptarët futbolli është gjithçka, Rusia…

Botërori “Rusi 2018” ka qenë i mbushur me surpriza dhe një ndër to është vendi organizator Rusia, e cila luan në çerekfinale. Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, në një intervistë për ‘Nemzeti Sport’ ka bërë një analizë të shkurtër për Botërorin, por ka folur edhe për shumë çështje të tjera. Trajneri italian ka punuar me kombëtaren ruse gjatë viteve 2012-2014 si zëvendës trajneri i Fabio Capellos. Panucci flet edhe për kombëtaren shqiptare dhe për objektivat e saj në të ardhmen.Si ndiheni nga ecuria e ekipit kombëtar rus, sot?

Natyrisht, më vjen mirë, sepse kam punuar aty. Eshtë një sukses i madh për Rusinë arritja deri në çerekfinale të Kupës së Botës. Meritat shkojnë sidomos për trajnerit Stanislav Csercseszov.

Por ai ka punuar me disa futbollistë, që ishin pjesë edhe e skuadrës së drejtuar nga Fabio Capello si trajner…

Kjo është arsyeja pse unë e di se sa punë dhe sakrifica ka kaluar Csercseszov. Unë e përshëndes sinqerisht për suksesin e tij dhe të Rusisë.

Ju nuk keni marrë kaq shumë. Cila ishte pengesa? Dallimet ruso-italiane të të menduarit?

Mos harroni se Capello e ka marrë ekipin rus në Kupën Botërore të Brazilit, e cila kishte munguar si në turneun gjerman dhe atë në Afrikën e Jugut. Unë nuk besoj se dallimet kulturore kanë qenë problem, sepse kjo është diçka që ndodh kudo.

Si trajner i Shqipërisë mund të keni qenë më të ndjeshëm në këtë Botëror për kauzën zvicerane të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës. Ata i festuan golat e tyre me shqiponjën me dy koka, simbol shqiptar, edhe pse u dënuan më pas nga FIFA?

Për të komentuar ngjarje të tilla është përgjegjësi e federatave përkatëse, veçanërisht e asaj zvicerane, ndaj unë nuk kam ndërmend të ndërhyj në këtë.

Sidoqoftë, mund t’ju pyes: a mund të themi se në mesin e shqiptarëve, emocionet nacionaliste rreth futbollit janë më të forta se shumica e kombeve të tjera?

E padiskutueshme, për shqiptarët futbolli është gjithçka, maksimumi. Gjatë punës sime, e shoh, e përjetoj kuptimin e njerëzve për ekipin kombëtar, ndiej përgjegjësinë e madhe që vjen nga publiku. Dy vjet më parë, Shqipëria ia doli të merrte pjesë në Europianin e Francës dhe tani duhet të shkojmë në Europianin e vitit 2020.

Motra e Shqipërisë, Kosova, ju mundi në Cyrih, në një miqësore. A ishte e çuditshme?

Ishte më së shumti e trishtuar për ne, sepse u mundëm 3-0. Kishte disa shpjegime për këtë humbje, sepse tetë lojtarët tanë të rëndësishëm mungonin. Atmosfera ishte vëllazërore, dy presidentët ishin në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin. Për fat të keq, presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, vdiq nga një sulm në zemër, në fillim të qershorit.

Si e shpjegoni faktin se futbolli kroat, i cili po përgatitet për çerekfinalen e Botërorit kundër rusëve, dallon nga rajoni i Europës Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë e Hungarinë?

Sekreti ka të ngjarë të bëjë me edukimin e brezave, duke zbuluar e përkrahur të rinjtë. Dhe nuk është rastësi, as fat, që tashmë është pjekur një brez i fortë lojtarësh kroatë, anëtarë të të cilit janë Kovacic dhe Modric të Real Madridit, Rakitic i Barcelonës, Perisic dhe Brozovic të Interit, Mandzukic i Juventusit dhe Lovren i Liverpool. Lista është e mahnitshme…

Si po e përjeton Italia këtë verë, duke e parë Botërorin nga shpia, në televizor?

Kishte një heshtje të madhe në vend, në fillim. Pasi e humbëm mundësinë e kualifikimit në këtë turne, pati shumë kritika. Por, tani ka një atmosferë ëm të sigurt, publiku beson se së shpejti do të kthehemi të denjë për vendin tonë.

Me udhëheqjen e trajnerit Roberto Mancini?

Ishte një vendim i mirë për ta emëruar atë, sepse është absolutisht i aftë për rolin. Ai është në gjendje të bashkojë grupin, ta rindërtonjë ekipin tonë kombëtar.

Ju pamë duke ndjekur nga afër ndeshjen Hungari-Skoci (0-1), në mars. Pse kjo vizitë e juaja?

Në shtator, ekipi kombëtar shqiptar, që drejtoj, luan me Skocinë për Ligën e Kombeve. Isha aty, sepse doja ta njihja më mirë kundërshtarin. Dhe, kur isha atje, shikoja rreth Budapestit, gjendja e qytetit ishte afër zemrës sime. A e dini se unë e kam gjysmën nga Praga?

Sapo e dëgjoj se nëna juaj ishte me prejardhje çeke. A mund të na thoni diçka për karakterin e tyre?

Më pëlqen rendi, pastërtia, saktësia, ndoshta jo e trashëguar nga një linjë italiane. Nëna ime është treguar e rreptë në fëmijërinë time, shpejt më mësoi me rëndësinë e sakrificave, nderin e punës.

Si u njohën prindërit tuaj?

Në fund të viteve gjashtëdhjetë, babai im italian ishte në Pragë, ku u takua me nënën time të ardhshme dhe u dashurua me të.

Kjo është vërtet e habitshme, pasi nga Olimpiada e Atlantas, e vitit 1996, shpëtuat me fat nga një aksident. Ju humbët avionin e linjës Nju Jork-Paris, i cili më pas ra në Oqeanin Atlantik, me dyqind e tridhjetë njerëz të vdekur…

U lëndova në stërvitje, më duhej të largohesha nga ekipi kombëtar dhe të fluturoja në shtëpi para kohe. Do të kisha udhëtuar me atë aeroplan, por valixhia ime u përzie në aeroport, nuk mund ta merrja atë. Së fundi, unë u ktheva në shtëpi me linjën tjetër, Nju Jork-Milano. Më shpëtoi Zoti.

Tags: ështëfutbolligjithçkapanuccirusiashqiptaret

TË LIDHURA

Poloni–Shqipëri: Hapet shorti për biletat e tifozëve shqiptarë
Sport

Poloni–Shqipëri: Hapet shorti për biletat e tifozëve shqiptarë

20:07 | 13/03/2026
Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Next Post
Zbuloni projektligjin e jashtëzakonshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar

“Me 6 kullat tek Teatri do pastrohen paratë e pista të drogës dhe korrupsionit”

Vjen goli i parë, Anglia godet Suedinë në pikën më të fortë (Video)

Vjen goli i parë, Anglia godet Suedinë në pikën më të fortë (Video)

“Tahiri në dilemë, të kthehet në politikë për ‘kunj’ apo të shijojë milionat e drogës”

“Tahiri në dilemë, të kthehet në politikë për ‘kunj’ apo të shijojë milionat e drogës”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com