Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Panucci: Peng Italia, na pret një punë e lodhshme/De Biasi drejt Madridit

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Panucci: Peng Italia, na pret një punë e lodhshme/De Biasi drejt Madridit

Christian Panuci ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së enjtes, për të qenë i pranishëm për ceremonitë e fundvitit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në një përmbledhje të shkurtër, trajneri i përfaqësueses kuqezi tregon bilancin e kësaj eksperience të re për të.

“Mund të them që një nga pengjet e vitit që sapo u mbyll është një pikë që duhet të merrnim me Italinë dhe të them të vërtetën na mungon ajo në llogaritë përfundimtare. Për pjesën tjetër, dua të vazhdoj të theksoj që kemi bërë gjithmonë ndeshje shumë të mira, më ka mbetur mendja tek ndeshja me Italinë, por nuk na mbetet gjë tjetër tani, duhet të shohim përpara në të ardhmen. Viti i ri që po vjen do të fillojë menjëherë me përgatitjet për skuadrën. Nga muaji janar do t’i rikthehem udhëtimeve për të gjetur futbollistë të rinj që t’i kthehemi punës seriozisht”, tha Panucci.(t.ch)

Nga viti i ardhshëm, Panuccin e presin sfidat më të vështira, riformatimi i pjesshëm i skuadrës, ku ka premtuar se do të ketë të paktën 3-4 lojtarë të tjerë të rinj, për të synuar kualifikimin për në Europian.

“Në këto 6 muaj që punoj me Shqipërinë kam arritur të ambientohem shumë mirë. Jam i bindur që do të kemi mundësi të bëjmë një skuadër shumë të mirë dhe në këtë mënyrë do të provojmë të shkojmë në finalet e Europianit e ardhshëm. Këto janë 6 muajt e parë që unë kam qenë këtu dhe mund të them që janë shumë të kënaqshëm sepse ndihem shumë mirë në detyrën e re në krye të kombëtares shqiptare. Dua të mbyll këtë vit me një urim për të gjithë tifozët shqiptarë. Gëzuar festat e fundvitit dhe i premtoj që do të punoj akoma më shumë në vitin e ardhshëm 2018, që të kemi mundësinë t’i dhurojmë emocione të mira me rezultatet tona”, theksoi Panucci.

Një vlerësim shumë të mirë për punën e deritanishme, Panucci e ka marrë edhe nga paraardhësi i tij, Gianni de Biasi: “Mendoj që Panucci i ka mundësitë dhe eksperiencën për të bërë gjëra të mira me këtë kombëtare. I kam parë të gjitha ndeshjet e kombëtares dhe më kanë pëlqyer shumë, sidomos ndeshja me Turqinë. Mund të them se disa lojtarë kanë patur rritje të dukshme dhe ajo që ka rëndësi është vazhdimësia. Për pjesën tjetër unë nuk futem asnjëherë në punët e të tjerëve, nëse do të duhet ndonjë ndihmë jam gati ta jap”.

Ndërkohë që për De Biasin, 2017 ka qenë gjithashtu një vit me dy fytyra: “Ky ka qenë një vit me dy fytyra. Në mesin e tij vendosa të ndërpres marrëdhënien me kombëtaren shqiptare dhe më pas kisha një dëshirë të madhe të kthehesha në kampionatin spanjoll. Nuk m’u dha koha që të punoja ashtu si unë di të punoj dhe pas dy muajsh gjithçka përfundoi, por më mirë kështu. Në jetë ndodh edhe kështu, e mora shkarkimin me shumë qetësi dhe jam në pritje të bëj diçka më të rëndësishme”.

Sa i përket të ardhmes së tij… “Sa i përket të ardhmes, shpresoj të drejtoj Realin e Madridit”, thotë duke qeshur De Biasi.

Tags: De BiasidrejtItalialodhshmeMadriditpanuccipengpretpune

TË LIDHURA

Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli
Sport

Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli

17:57 | 04/12/2025
Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit
Sport

Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit

16:15 | 04/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Next Post
101 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet pranë kufirit 50 vjeçari grek

101 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet pranë kufirit 50 vjeçari grek

Tifozi special që mbështeti Partizanin përballë Vllaznisë

Tifozi special që mbështeti Partizanin përballë Vllaznisë

Janullatos “elozhe” Shqipërisë: Shembull për liritë fetare, pasuesi do jetë shqiptar

Janullatos “elozhe” Shqipërisë: Shembull për liritë fetare, pasuesi do jetë shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com