Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

‘Pandora Papers’/Biznesmeni shqiptar: Gazetari ka shpifur dhe më ka baltosur

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘Pandora Papers’/Biznesmeni shqiptar: Gazetari ka shpifur dhe më ka baltosur

Vasil Kallupi është biznesmeni shqiptar që ka qenë në fokus të mediave ditët e fundit, pas publikimit të skandalit me përmasa globale, “Pandora Papers”. Rrjeti investigativ BIRN, publikoi një artikull, lidhur me kompaninë e Kallupit, e cila kishte përfituar miliona euro, nga nënkontraktori i OST, EnergoInvest.

Në reagimin e tij për TPZ.al, Kallupi thotë se gazetari i BIRN “ka shpifur dhe e ka baltosur figurën e tij” dhe se ka instruktuar avokatët për të ndjekur çështjen. Kallupi thotë se informacionet lidhur me kompaninë e tij kanë qenë publike, në websitin e kompanisë dhe se ka patur disa bashkëpunime me EnergoInvest.

Kjo është hera e parë që Kallupi reagon publikisht, pas publikimit të investigimit të BIRN.

“Dokumentet e publikuara nuk zbulojnë asnjë sekret ashtu siç ka pretenduar t’i paraqes gazetari, por konfirmojnë informacione zyrtare të publikuara në Website-in zyrtar te kompanisë time. Manipulimi i radhës bëhet me të dhënat e llogarisë bankare, me pretendimin se unë kam pranuar 3.6 milion euro nga Energoinvest brenda një muaji. E vërteta është se unë kam pasur disa bashkëpunime me Energoinvest, nga të cilat kam pranuar pagesa për punët dhe aktivitetet e realizuara sipas kontratave dhe raporteve për punën e kryer”, thotë ndër të tjera Kallupi.

Reagimi i plotë i Vasil Kallupit: 

Lajmet e fundit të paraqitura në mediat e vendit rreth emrit tim Vasil Kallupi dhe kompanisë time më detyrojnë të jap disa sqarime.

Nuk është e ndershme, etike dhe aspak profesionale, që një gazetar mendon se lartëson  veten profesionalisht, duke publikuar artikuj sensacional në vazhdën e skandalit të quajtur “Pandora Papers”. Nuk mund të hidhet baltë mbi punën dhe biznesin tim privat, duke pretenduar se mediokriteti i gazetarisë ka zbuluar “sekrete” dhe “bashkëpunime sekrete”. Nuk mundet që ndërmjet shpifjes të ndërlidhen insinuata dhe të pavërteta që cenojnë drejtpërdrejt figurën time.

Me këtë reagim, dua që të njoftoj opinionin publik se pseudo gazetari investigativ, Besar Likmeta në emër të kauzës shumë të ndjeshme në vendin tonë dhe në rajon, ajo e luftës ndaj korrupsionit, por gjithashtu edhe për të pretenduar lavdinë e “një gazetari të madh” ka shpifur dhe keqpërdorur  informacione duke  përfshirë e keqinformuar  edhe rrjetet ndërkombëtare të gazetarisë investigative.

Me gjithë respektin për profesionin e gazetarisë, pas të cilit qëndrojnë shumë profesionistë që flasin vetëm me zërin e së vërtetës, është detyrim moral i gjithë secilit për të demaskuar ata që shpifin e abuzojnë në emër të së vërtetës, duke manipuluar opinionin publik me informata të pavërteta.

Kompania ime, AL Energy është kompani  e regjistruar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara në Dubai me Website zyrtar, në të cilën janë publikuar të gjitha bashkëpunimet e mia me të gjitha kompanitë ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe kompaninë Energoinvest, përfaqësues i së cilës jam që nga viti 2012.

Nga kompania SMF e cila menaxhon kontabilitetin e kompanise time, janë vjedhur dokumentat personale. Këto dokumente të marra në rrugë jo ligjore, janë publikuar nga personi Besar Likmeta për të krijuar sensacion në opinionin publik.

Dokumentet e publikuara nuk zbulojnë asnjë sekret ashtu siç ka pretenduar t’i paraqes gazetari, por konfirmojnë informacione zyrtare të publikuara në Website-in zyrtar te kompanisë time.

Manipulimi i radhës bëhet me të dhënat e llogarisë bankare, me pretendimin se unë kam pranuar 3.6 milion euro nga Energoinvest brenda një muaji pasi. E vërteta është se, unë kam pasur disa bashkëpunime me Energoinvest, nga të cilat kam pranuar pagesa për punët dhe aktivitetet e realizuara sipas kontratave dhe raporteve për punën e kryer gjatë gjashtë viteve 2013/2019.

Manipulimi me etjen e popujve të Ballkanit për drejtësi dhe transparencë është pandershmëri dhe krim në  vetvete.

Tentativa e ulët për të më njollosur mua dhe familjen time, vetëm pse posedoj një kompani që  ka publikuar zyrtarisht të dhënat në  Website, është veprim jo profesional që nuk i bën nder as shqiptarëve, as rrjeteve të gazetarisë investigative, apo çdokujt askujt tjetër që ka për qëllim drejtësinë dhe të vërtetën.

Vasil Kallupi ka shumë miqësi dhe është mik i shumë mjekëve, sportistëve, gazetarëve, këngëtarëve, politikanëve në mbarë botën, të gjithë emra të mëdhenj e të nderuar.

Lakimi i shumë emrave se unë isha mik me këtë apo atë, kishin vetëm një qëllim, shtrëmbërimin e të vërtetës dhe keq informim të opinionit publik. Gjithçka e paraqitur në emrin tim, vërtetojnë edhe një herë, jo profesionalizem dhe mungesë etike të disa ashtuquajturve gazetar. Pa dyshim papërgjegjshmëria dhe paaftësia e një gazetari, nuk mund të rrënoj mundin, djersë, dijen dhe sakrificën e një punëtori dhe biznesmeni të ndershëm.

Bashkëpunimet me kompaninë Energoinvest apo shumë kompani të tjera kanë qenë publike dhe transparente në çdo moment për të gjithë gazetarët dhe qytetarët, prandaj paraqitja e bashkëpunimeve të mija me kaq pompozitet si zbulim “sekretesh” është akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm për një gazetar.

Duke marr shkas nga ngjarja, e cila cenon drejtpërdrejt personalitetin dhe biznesin tim, unë kam autorizuar avokatet e mi, qe do te ndërmarrin gjithë hapat ligjore duke kërkuar pushimin e këtij cenimi dhe rivendosjen e nderit dhe personalitet tim. /TPZ.al

Tags: BIRNPandora PapersVasil Kallupi

TË LIDHURA

Aktualitet

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

15:51 | 22/01/2026
Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Next Post
DASH i jep një tjetër goditje Berishës e familjes së tij, Kim zbardh dokumentin

DASH i jep një tjetër goditje Berishës e familjes së tij, Kim zbardh dokumentin

Kriza energjetike/Si mund t’i zvogëlojnë konsumatorët faturat këtë dimër?

Kriza energjetike/Si mund t’i zvogëlojnë konsumatorët faturat këtë dimër?

Gledis Nano do të nisë “spastrimet” javën e ardhshme në Policinë e Shtetit

Gledis Nano do të nisë “spastrimet” javën e ardhshme në Policinë e Shtetit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

by mirseda
15:51 | 22/01/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar aderimin e Shqipërisë si anëtare në Bordin e Paqes, të themeluar nga...

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com