Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pandemia/ Zgjatja e kufizimeve, policia australiane përplaset me protestuesit

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant

Policia në qytetet australiane të Melburnit dhe Sidneit, janë përplasur me mijëra njerëz që protestojnë kundër bllokimeve të Covid-19. Në Melburn, oficerët përdorën sprej piper kur 4.000 persona depërtuan në linjat e policisë. Policia arrestoi 218 persona dhe të paktën 7 oficerë u plagosën.

Në Sidnei, ku masat e bllokimit janë zgjatur edhe për një muaj, më shumë se 1.000 oficerë shpërndanë protestat. Kjo revoltë erdhi pasi shteti i New South Wales (NSW), kryeqyteti i të cilit është Sidnei, regjistroi 825 raste të reja, numri më i lartë për çdo territor Australian në një periudhë 24-orëshe.

Periferitë më të varfra të Sidneit, në prag të vendosjes së ushtrisë

Australia dërgon ushtrinë, për të zbatuar bllokimin e Sidneit. Në Brisbane, kryeqyteti i Queensland, më shumë se 2.000 protestues u mblodhën para se të zhvillonin një marshim kryesisht paqësor. Policia në shtetin Viktoria, dënoi dhunën që shpërtheu në Melburn të shtunën.

“Ndërsa kishte disa protestues paqësorë të pranishëm, shumica e atyre që morën pjesë erdhën me dhunën në mendje”, tha një zëdhënëse, e cituar nga “Sydney Morning Herald”.

“Sjellja e parë nga policia ishte aq armiqësore dhe agresive, sa që atyre nuk iu mbeti zgjidhje tjetër veçse të përdornin të gjitha taktikat në dispozicion të tyre”.

Të gjithë të arrestuarit përballen me gjoba prej 5.452 dollarë australianë, për shkelje të rregullave të Covid, tha policia. Tre persona u akuzuan gjithashtu për sulm ndaj policisë.

Protestat në Sidnei ishin më të vogla, me rreth 250 persona që morën pjesë.

Zëvendëskomisari i Policisë i NSW -së Mal Lanyon u tha gazetarëve se një oficer ishte plagosur, pasi u tërhoq në rrugë nga një protestues dhe se kishte 47 arrestime.

Ai tha se policia kishte ndaluar rreth 38.000 makina që shkonin në qendër të qytetit dhe u dha 260 njoftime për shkelje njerëzve në të gjithë shtetin, të dyshuar për shkelje të rregullave të bllokimit. Ai i quajti veprimet e protestuesve “të mjerueshme”, duke thënë se përgjigjja e policisë nuk kishte të bënte me ndalimin e fjalës së lirë, por ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Rreth 1.500 oficerë u vendosën për të shpërndarë protestuesit në Sidnei, dhe shefi i policisë i NSW, David Elliott tha se ata kishin bërë një punë “shembullore”.

Protestat erdhën disa orë pasi një bllokim në Sidnei u zgjat deri në fund të shtatorit, për të ngadalësuar përhapjen e një shpërthimi të Covid. Autoritetet gjithashtu vendosën një shtetrrethim për dy milionë banorë, në periferitë më të goditura të qytetit.

Banorët e Sidneit kanë qenë nën urdhrat e qëndrimit në shtëpi, që nga fundi i qershorit. Sidoqoftë, infeksionet janë dyfishuar javën e kaluar.

Kritikët e shtetrrethimit thonë se ata nuk mendojnë se është një kontroll efektiv i virusit. Ligjvënësit e NSW kanë kritikuar gjithashtu autoritetet, për aplikimin e kufizimeve më të ashpra në periferitë më të varfra perëndimore dhe jugperëndimore të Sidneit.

Australia është vlerësuar gjerësisht për përgjigjen e saj ndaj pandemisë, dhe ka regjistruar 978 vdekje, më pak se shumë shtete. Por shfaqja e variantit Delta në fillim të qershorit, shkaktoi një rritje të infeksioneve.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: australiinfektimetpandemiaprotestat

TË LIDHURA

Tension në Eurovision: Protestë ndalon provën e Izraelit
Bota

Tension në Eurovision: Protestë ndalon provën e Izraelit

21:18 | 15/05/2025
Përçarje në opozitë: Beleri braktis Berishën dhe i kërkon dorëheqjen
Aktualitet

Përçarje në opozitë: Beleri braktis Berishën dhe i kërkon dorëheqjen

21:14 | 15/05/2025
Jorida Tabaku drejt mandatit në Tiranë, 1620 vota përpara Ilir Alimehmetit
Aktualitet

Jorida Tabaku drejt mandatit në Tiranë, 1620 vota përpara Ilir Alimehmetit

21:11 | 15/05/2025
Next Post

Për Teodor Kekon pas 19 vitesh

Faktet/ Çfarë ndodhi gjatë shtatë ditëve në Afganistan

Gjysma e fëmijëve afganë nën pesë vjeç vuajnë nga kequshqyerja

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Tension në Eurovision: Protestë ndalon provën e Izraelit
Bota

Tension në Eurovision: Protestë ndalon provën e Izraelit

by mirseda
21:18 | 15/05/2025
0

Atmosfera në arenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës u tensionua pasditen e 15 majit, kur...

Përçarje në opozitë: Beleri braktis Berishën dhe i kërkon dorëheqjen

Përçarje në opozitë: Beleri braktis Berishën dhe i kërkon dorëheqjen

21:14 | 15/05/2025
Jorida Tabaku drejt mandatit në Tiranë, 1620 vota përpara Ilir Alimehmetit

Jorida Tabaku drejt mandatit në Tiranë, 1620 vota përpara Ilir Alimehmetit

21:11 | 15/05/2025
Costa: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE para 2030

Costa: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE para 2030

21:00 | 15/05/2025
Pediatri i QSUT ndërron jetë nga infarkti në krye të detyrës pas 20 vitesh shërbim

Pediatri i QSUT ndërron jetë nga infarkti në krye të detyrës pas 20 vitesh shërbim

20:54 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com