Greqia ka regjistruar një rekord të rasteve të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Worldometers, vendi fqinj ka konfirmuar sot 372 raste pozitive dhe katër viktima. Në fakt, 164 e rasteve të sotme vijnë nga kllasterat e COVID-19 që dihen tashmë, kurse vetëm 21 janë pikasur në portat hyrëse të vendit.
Deri më tani, në Greqi janë regjistruar më shumë se 12 mijë raste pozitive me COVID-19 dhe 297 viktima. Aktualisht, në shtetin fqinj janë ende mbi 8 mijë raste aktive.