Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pandemia/ Këmbënat e alarmit ranë që në shtator 2019, pse nuk u veprua

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga: Roberto Bissio “Global Policy”       

Paralajmërimi nuk mund të ishte më i qartë se sa aq:”Ekziston një kërcënim shumë real i një pandemie në lëvizje të shpejtë dhe tejet vdekjeprurëse i një patogjeni të frymëmarrjes, që mund të vrarë 50-80 milionë njerëz, dhe mund të zhdukë gati 5 për qind të PBB së ekonomisë botërore. Një pandemi globale në këtë lloj shkalle do të ishte katastrofike, duke shkaktuar shumë dëme, paqëndrueshmëri dhe pasiguri”.

Ky parashikim u bë publik në shtatorin e vitit 2019, disa muaj para identifikimit të pacientit të parë me Covid-19, nga ish-kryeministri i Norvegjisë, Gro Bruntland, njëherazi ish-drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe Elhaxhi As Si, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe i Gjysmëhënës së Kuqe, në cilësinë e bashkëdrejtuesit të Bordit Global të Monitorimit të Gatishmërisë.

Përfundimi i raportit të bordit ishte i qartë: ”Bota nuk është e përgatitur”. Ky bord e përcakton veten si një “organ të pavarur monitorimi dhe avokimi”, dhe ka në përbërje 13 ekspertë të shquar, përfshirë zyrtarët më të lartë përgjegjës për kontrollin e epidemive në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, Xhorxh Gao dhe Entoni Fauçi.

Bordi u mblodh nga OBSH dhe Banka Botërore në vitin 2018 “për të përgatitur dhe zbutur efektet e emergjencave globale shëndetësore”, bazuar në përvojën e epidemisë së Ebolas në vitet 2014-2016. Nevoja për t’u përgatitur mbi një pandemi të afërt katastrofike, nuk lindte nga parashikimi mbi një top të ndriçuar prej kristali, por nga analiza e “një kombinimi të prijeve globale”, përfshirë pasigurinë që rrjedh nga ndryshimi i klimës.

Bordi arriti në përfundimin se “botës i duhet të zbulojë dhe mbajë nën kontroll shpërthimet e mundshme epidemike”. Por një analizë e reagimeve ndaj epidemive të mëhershme pas pandemisë së gripit H1N1 të vitit 2009 dhe epidemisë së Ebolës, tregon se “rekomandimet e OBSH u zbatuan dobët, ose nuk u zbatuan fare”, duke çuar në një cikël të panikut dhe më pas  neglizhencës:Kur vjen puna tek pandemitë ne i forcojmë përpjekjet kur ekziston një kërcënim serioz, pastaj i harrojmë me shpejtësi kur zbehet kërcënimi”.

Midis viteve 2011- 2018, OBSH numëroi 1.483 shpërthime epidemike në 172 vende. Bordi vërente se “sëmundjet e mundshme epidemike si gripi, SARS, MERS, Ebola, Zika, Murtaja, Ethet e Verdha dhe të tjerët, kën potencialin të përhapen shpejt, dhe të jenë gjithnjë e më të vështira për t’u menaxhuar”.

Në këtë kontekst, bordi parashikoi se të varfërit janë ata që do të vuanin më shumë, pasi ata “pa një kujdes shëndetësor cilësor, shërbime të shëndetit publik, infrastrukturë shëndetësore dhe mekanizma efektivë të kontrollit të infeksioneve, ata do të përballen me humbjet më të mëdha, përfshirë vdekjen, zhvendosjen dhe rrënimin ekonomik”.

Ky element që e thekson Raporti Global i Gatishmërisë mbi shërbimet e shëndetit publik, është veçanërisht i rëndësishëm nëse vihet në dukje se Banka Botërore – bashkësponsore e Bordit – dhe Fondacioni Gates, i përfaqësuar nga dr. Kris Elias, kanë qenë avokate aktive e partneriteteve publike-private në shëndetësi (PPP), që kanë minuar shërbimet shëndetësore publike.

Përkundrazi, ata favorizuan vëmendjen e përqendruar tek më të varfërit dhe sëmundjet specifike, si malaria ose Ebola, por me koston e çmontimit të sistemeve të shëndetit të përgjithshëm.

Banka Botërore, promovon në mënyrë aktive partneritete publike-publike në sektorin e shëndetësisë, një model i iniciuar në Brazil përmes kompanisë “Odebrecht”. Nga ana tjetër aleancat globale të shëndetit të promovuara në mënyrë aktive nga Fondacioni Gejts, janë shumë të përqendruara në qasjet e veçanta, dhe e shmangin vëmendjen dhe burimet nga shëndeti publik si një sistem tërësor.

Ndikimi i Fondacionit Gejts mbi politikat shëndetësore globale është shumë i madh. Gejts është kontribuesi i dytë më i madh në OBSH (pas Shteteve të Bashkuara), dhe financuesi kryesor i “aleancave” shëndetësore si GAVI, i fokusuar tek vaksinimet.

Në një nga studimet e pakta në dispozicion, për rolin e këtij filantrokapitalizmi në shëndetësi, Nikoleta Dentiko nga Inovacioni i Shëndetit në Praktikë dhe Karolin Seitz e Forumit të Politikave Globale, theksojnë se vizioni produktivist dhe tregu i lirë, karakterizohet nga mungesa e mekanizmave të llogaridhënies; nga modeli i partneritetit publik-privat (PPP); nga një degradim i vazhdueshëm i sektorit publik; si nga dhe mungesë e theksuar e transparencës.

Banka Botërore, vlerësoi që një pandemi e ngjashme me atë të vitit 1918, do t’i kushtonte ekonomisë moderne 3 trilionë dollarë amerikanë, ose deri në 4.8 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Përballë një kërcënimi të tillë ekonomik, u vlerësua se shumica e vendeve do të duhet të shpenzojnë mesatarisht midis 1-2 dollarë për person në vit për të arritur një “nivel të pranueshëm të gatishmërisë pandemike”.

Po si mund të përgatitesh për të papriturën? Për shembull Koreja e Jugut, arriti të frenojë atë që mund të ishte një shpërthim i dytë epidemik i MERS-it në vitin 2018, dhe kjo përvojë e ndihmoi në një lloj suksesi të dukshëm krahasuar më të tjerët në përballimin e Covid-19.

Por Koreja e Jugut ishte përjashtim sesa rregull, dhe koronavirusi gjeti atje një sistem shëndetësor kombëtar të papërgatitura. Në fillim të shkurtit të këtij viti, me epideminë e Covid-19 tashmë të shpallur, OBSH kërkoi shpërndarjen e 676 milionë dollarëve midis marsit dhe prillit 2020 për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri, dhe për të mbështetur vendet me sisteme më të dobëta shëndetësore.

Por ajo mori vetëm 15 milionë dollarë nga Fondi Qendror i Kombeve të Bashkuara për Reagimin ndaj Emergjencave (CERF). Ndërkohë, Banka Botërore njoftoi një paketë të parë masash prej 12 miliardë dollarësh kundër COVID-19, që synonte kryesisht forcimin e sistemeve shëndetësore, dhe mbështetjen e sektorit privat për të përballuar pasojat ekonomike të krizës.

Nga ana e tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se do të sigurojë deri në 50 miliardë dollarë fonde emergjente për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Fonde të tilla nuk janë shumë, pasi vetëm Argjentina mori 45 miliardë dollarë vitin e kaluar në një përpjekje të dështuar për të frenuar kolapsin e ekonomisë së saj.

Dhe për më tepër, siç u tregua nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) në vitin 2018, borxhi i përgjithshëm (publik dhe privat) i vendeve në zhvillim para krizës, ishte tashmë dyfishi i PBB-së së tyre.

Mungesa e parashikimit përballë pandemisë së paralajmëruar, po i detyron qeveritë në të gjithë botën të përdorin masa ekstreme dhe inovative sanitare. Kriza e borxhit që po vjen tani, kërkon gjithashtu largpamësi, udhëheqje dhe inovacion. Dhe kush do të guxojë të argumentojë, se nuk pati asnjë paralajmërim?

TIRANA TODAY

Tags: Banka BotëroreEpidemiakoronavirusvaksina

TË LIDHURA

Bota

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026
Bota

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026
Bota

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Next Post

Policia kontrolloi 302 shtetas të vetëkarantinuar, ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

Milan në kërkim për zëvendësuesin e Ibrahimovic

Studim i fundit/ COVID-19 nuk largohet me rritjen e temperaturave







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com