Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pandemia globale, sfidat e Shqipërisë një ditë më pas

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kur Ilir Meta dhe opozita i shpallin luftë SHBA-së dhe BE-së

Nga: Alfred Peza

Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh për herë të dytë brenda pak ditësh, me të njëjtin objekt si edhe herën e parë: Informimin, këshillimin dhe koordinimin e punës së institucioneve kryesore të shtetit shqiptar, në luftën kundër koronavirusit. “Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do të ishte ndryshe”,- tha Kryeministri Edi Rama në përfundim të këtij takimi virtual, i cili reflektoi sëmundjen e kahershme të elitës opozitare të vendit, për sjelljen me dy fytyra.

Kryesfida aktuale e Shqipërisë, sikundër e të gjitha shteteve, qeverive, organizmave dhe organizatave ndërkombëtare dhe deri e çdo biznesi, familje e individi është sot e lidhur me mbijetesën e qytetarëve, përmes luftës me sa më pak humbje njerëzore përballë Covid-19. Fatmirësisht, hyjmë tek ato shtete që e kemi kaluar pikun e pandemisë. Ndaj kërkohet mbajtja nën kontroll e vatrave aktive, përmes hetimit epidemiologjik, gjurmimit e trajtimit të çdo rasti, deri në uljen drejt shuarjes të kurbës së rrezikut.

Hapja graduale përmes protokolleve strikte, deri në rikthimin hap pas hapi të normalitetit të jetës së qytetarëve dhe bizneseve, mbetet preokupimi kryesor. Shqipëria ka sfida të njëjta me të gjitha vendet e sulmuara nga virusi vrasës, ndërkohë që udhëheqësit botërorë, janë duke menduar e punuar për zbulimin dhe prodhimin e vaksinës kundër saj. Përtej lajmeve të përditshme, ajo nuk pritet të jetë gati, përpara një apo një viti e gjysëm. Kjo kohë duhet shfrytëzuar për tu përshtatur me realitetin e ri global, për tu orientuar sa më shpejt drejt rifillimit të një jete të re, në kushtet e epokës së post- pandemisë.

Qeveria e Kryeministrit Edi Rama po tregohet sa e vendosur për të zbatuar rregullat strikte të përcaktuar nga Komitetit Teknik i Ekspertëve dhe protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të popullatës. Por edhe shumë e matur, për të hedhur në mënyrë sa më të studiuar, hapat që do na çojnë drejt rifillimit të jetës normale të qytetarëve dhe aktivitetit të biznesit.

Në përfundim të kësaj lufte, bilanci bëhet duke patur sa më pak humbje njerëzore dhe mbylljen e sa më pak bizneseve që kanë qenë aktive deri para fillimit të pandemisë. E më pas, meraku i të gjitha qeverive, përfshi edhe tonë, është tek projekti për rifillimin e jetës social- ekonomike të vendit në kushtet e distancimit social dhe të një trendi të ri global që do ta pasojë atë.

Falë nivelit të lartë të penetrimit të internetit, programeve dhe projekteve të mëparshme të qeverisë për ofrimin e shumë shërbimeve online për qytetarët, si dhe përhapjes në masë të platformave dhe aplikacioneve në punën e institucioneve, pushtetit qëndror e lokal dhe biznesit privat, Shqipëria ja doli që të vijonte jetën e saj ekonomike, edhe në kushtet më ekstreme të izolimit të detyrueshëm social. Provë e qartë e kaluar me sukses, se kemi një bazë solide, për tu mbështetur në të ardhmen.

Ekspertët më të mirë ndërkombëtarë dhe vendas të biznesit, ekonomisë, arsimit, sociologjisë dhe shumë fushave të tjera studimore, bien dakord sot se e ardhmja e jetës sonë pas pandemisë, do të bazohet gjithnjë e më tepër tek aftësia për të përdorur dhe aplikuar çdo ditë më në masë, teknologjitë digjitale në të gjitha fushat e jetës.

Në këto kushte është e domosdoshme që tani të programohemi, të informohemi në vijimësi dhe të përshtasim në kushtet shqiptare, të gjitha hapat që po përgatiten të hedhin në të ardhmen e afërt e më pas në vijimësi, vendet e tjera. Qoftë në projektet shtetërore, të qeverisjes dhe makroekonomisë. Por edhe në raport me bizneset e ngjashme, ku gjithësecili prej nesh është i aktivizuar sot, apo po përgatitet përmes shkollimit e trajnimit, që të përfshihet në të ardhmen.

Të gjitha degët e ekonomisë e financave, turizmit dhe transportit, shitjeve me shumicë e pakisë, shërbimeve dhe prodhimit, e deri tek shkolla dhe fushat e tjera të edukimit e kulturës, do të ndryshojnë kush më shumë e kush më pak. Ato do të riogranizohen e do të revolucionarizohen, në kushtet e një jete të re sociale të njerëzimit, që do të diktohet sëtepërmi nga efektet afatgjata të pandemisë së koronavirusit.

Tregjet dhe ekonomitë e vogla si ato të Shqipërisë, kanë fatin e keq se mund të goditen më shumë se të tjerat, në raport me nivelin e mirëqenies aktuale. Por, nga ana tjetër, çdo sfidë e rë është një mundësi e madhe, për të gjithë ata që dinë të orientohen në kohë dhe në hapësirë, duke rendur drejt së ardhmes. Shqiptarët vijnë nga një histori e gjatë izolimi, luftrash dhe varfërie ekstreme, duke u bërë në këto 30 vitet e fundit, pjesë e dinamikave dhe zhvillimeve të reja deri dje, krejt të panjohura.

Deri më sot ia kemi dalë që megjithë vështirësitë, të orientohemi drejt sfidave të ekonomisë së tregut dhe të globalizmit, duke krijuar mjaft histori suksesi brenda dhe jashtë vendit. Ndaj, për shkak edhe të urisë dhe ambicjeve për sukses të shpejtë e të spikatur në një kohë sa më të shkurtër, do të dimë tia dalim po aq mirë, sa edhe popujt e tjerë. Jeta e vështirë i ka mësuar shqiptarët, se kurrë nuk mund të mposhtet, dikush që nuk dorëzohet!

Tags: Alfred Pezapandemiashqiperi

TË LIDHURA

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

10:37 | 16/06/2025
LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Next Post
Seancë në kushte ekstreme/Ruçi: E rrallë që një vend të kalojë dy fatkeqësi brenda një viti

Seancë në kushte ekstreme/Ruçi: E rrallë që një vend të kalojë dy fatkeqësi brenda një viti

Shpërthen Murrizi, kundër ndryshimit të Kodit Penal: Po e arnoni që t’i vijë mirë Ramës

Shpërthen Murrizi, kundër ndryshimit të Kodit Penal: Po e arnoni që t’i vijë mirë Ramës

“Mbylle tani, hajt”, Gramoz Ruçi përplaset me Ralf Gjonin

"Mbylle tani, hajt", Gramoz Ruçi përplaset me Ralf Gjonin

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Ylli i serialeve turke, Burak Ozçivit, në pushime në Shqipëri
Showbizz

Ylli i serialeve turke, Burak Ozçivit, në pushime në Shqipëri

by mirseda
21:17 | 17/06/2025
0

Ylli i njohur i serialeve turke, Burak Özçivit, ka mbërritur në Shqipëri për disa ditë relaksi. Aktori,...

Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen

Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen

21:15 | 17/06/2025
Luis Diaz në “shënjestrën” e Barcelonës, por Liverpool nuk bie nga pretendimet

Luis Diaz në “shënjestrën” e Barcelonës, por Liverpool nuk bie nga pretendimet

21:12 | 17/06/2025
Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

20:11 | 17/06/2025
G Bani bën publike për herë të parë lidhjen e re: Jam dashuru prej asaj nate… (FOTO)

G Bani bën publike për herë të parë lidhjen e re: Jam dashuru prej asaj nate… (FOTO)

19:59 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com