E enjte, 9 Korrik, 2020
27 C
Tirana

Seancë në kushte ekstreme/Ruçi: E rrallë që një vend të kalojë dy fatkeqësi brenda një viti

Më të lexuarat

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Ekzekutimi i dy personave në Laç, Gjykata liron nga burgu Kreshnik Tushën

Kreshnik Tusha së fundmi është liruar nga burgu. 21-vjeçari, u ndalua nga policia për ngjarjen e 30 majit në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Shqiptari që vuri gurin më të madh në themelet e kulturës islame

Frank Llojd Wright, një nga arkitektët më të mirë të kohës sonë shkroi në librin e tij: ‘Dy arkitektë kanë ardhur në tokë. I...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe shumë pranë Vitit të Ri. Një pjesë e shqiptarëve duan që t’i kalojnë këto festa jashtë vendit. Por...

Kush është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes që propozon Cakaj për të zëvendësuar Hobdarin

Luela Hajdaraga është propozuar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për të marrë postin e ambasadores shqiptare në Greqi. Luela është vajza e...

Moderatorja shqiptare e sportit ngacmon me fotot nga plazhi (FOTO)

Hygerta Sako njihet si një ndër moderatoret më të spikatura të sportit në Shqipëri. Ajo ende josh me format e saj trupore. Prezantuesja e “Rubrika...

Në çelje të seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit, që për herë të parë u mbajt në respekt të masave mbrojtëse të distancimit social, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mbajti fjalën hyrëse. Ai u shpreh se vendi ynë, si rrallë herë, pësoi dy goditje të mëdha; tërmetin e 26 nëntorit dhe koronavirusin. Kryeparlamentari përçoi mesazhin se Shqipëria falë masave drastike kufizuese, mundi ta përballojë me sukses këtë situatë të rëndë.

“Kuvendi i Shqipërisë është në përmbushje të detyrës në këto rrethana të jashtëzakonshme, në kushtet e një lufte me një armik të padukshëm për syrin njerëzor, por tepër të rrezikshëm për jetën e njerëzve në gjithë globin.

Pa u mbyllur gjendja e jashtëzakonshme e tërmetit të 26 nëntorit, hyjmë në një tjetër gjendje. Rrallë ndodh që një vend brenda një viti të përballojë dy gjendje të jashtëzakonshme.

Fakti që jemi në rrugën e duhur për ti fituar këto beteja, tregon se pavarësisht krizave, shqiptarët kanë ruajtur fuqinë e tyre të mbijetesës. Edhe pse situata ishte e rëndë dhe me kufizime drastike, Kuvendi ka vazhduar punën në format e imponuara nga kjo pandemi.

Deputetët kanë kontribuar në plotësimin e nevojave jetësore bazike. Konferenca, byroja, komisionet kanë funksionuar me formatin elektronik. Kanë qenë në punë pa ndërprerje. I shpreh ngushëllimet familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur, dhe të prekurve që po vijojnë betejën së bashku me ta dhe kolegu Alimadhi. Uroj të shërohen sa më shpejtë.

Mirënjohje për mjekët, veçanërisht infeksionistët që janë në vijën e parë të betejës dhe po shpëtojnë qindra jetë shqiptarësh. Kombin nuk do të harrojë vetëmohimin e 30 mjekëve që shkuan pranë kolegëve në Itali.

Lexo edhe :   Theu rregullin e izolimit ndonëse ishte i infektuar, shkon në supermarket dhe bën ‘selfie’
Lexo edhe :   “Babi është në koma!” Mesazhi prekës i gazetarit të infektuar nga pandemia

Mirënjohje për policinë, po kështu edhe gazetarëve dhe kameramanët të terrenit që janë të kudondodhur në çdo beteje. Qytetarët po ashtu, të moshuarit veçanërisht meritojnë mirënjohjen tonë të veçantë. I bëjmë thirrje të vazhdojnë të rezistojnë për të dalë të fituar dhe me sa më pak humbje jetësh nga kjo pandemi.

Do të falenderoja deputetët, që mirëkuptuan vendimin për përgjysmim page për 3 muaj. Dhe përfaqësuesit e 22 institucioneve të pavarura, dhe do të inkurajoja që 8 institucione që nuk janë përgjigjur akoma, t’i përgjigjeshin asaj. Kuvendi vlerëson punën e Komitetit, të qeverisë, të kryeministrit, që morën masa radikale mbrojtëse që rezultuan tepër të suksesshme.

Sa më drastike të jenë masat dhe sa më të vetëdijshëm të jenë qytetarët, aq më shpejt do të fitojë jeta përballë rrezikut që na kanoset. Pandemia e koronavirusit tregoi se globalizimi është një proces kontradiktor, progresiv për nga të mirat që krijon për njerëzimin, por edhe me rreziqe shumë reale. Kjo pandemi po tregon se njerëzimi është mrekulluar nga avantazhet, por njëherësh ka nënvlerësuar rreziqet. Të gjitha vendet u gjendën të papërgatitura dhe pa masat e duhura mbrojtëse, për të përballuar këtë pandemi”, tha Ruçi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Alo Edi jam. Të lutem laj duart shpesh!”/ Kreu i AKEP sqaron pse u lejua një mesazh i tillë

Në muajin mars, një mesazh zanor bllokonte thirrjet në telefonitë celulare, e ku protagonist ishte kryeministri Rama. Ai përsëriste të gjitha rregullat që duhen...

Theu rregullin e izolimit ndonëse ishte i infektuar, shkon në supermarket dhe bën ‘selfie’

Një 32-vjeçar në Zelandën e Re ka thyer të gjitha rregullat, duke dalë në publik, ndonëse ishte i infektuar me koronavirus. I riu nuk...

“Do pezullojmë punën nëse…”, Shoqata e Transportit jep paralajmërimin e fortë

Pas një zhurme të madhe që u krijua me nisjen e punës së shërbimit urban, pakënaqësitë kanë dalë në dritë që në ditët e...

Migjeni për Moikomin

Nga: Edan Qoze Mirë se na erdhe në botën metafizike, Moikom, miku im i patakuar por i mirënjohur. Ne jemi të dy anti-dogmatik dhe sui...

“Rama tha se do shtyhen, Bashkia na solli zarfin”, Shoqata e Transportit kërkon faljen e taksave

Kryetari i Shoqatës së Transportit Kombëtar Interurban, Kujtim Mema, në një deklaratë për mediat ka kërkuar që të falen taksat e Bashkisë për këtë...