E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Pandemi dhe orë policore/ Besimtarët e Krishterë kremtojnë sot Krishtlindjet

Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë dhe katolikë, kremtojnë sot Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Këto Krishtlindje vijnë si rrallë herë më parë, kur të gjithë besimtarët nuk do të mund të mblidhen në objektet e kultit në mesnatë për meshën e rastit për shkak të Covid-19.

Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.

Ndërkohë, aktualisht po mbahet mesha e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë nga Imzot George Frendo. Kjo meshë ishte parashikuar që të kremtohej në orën 20:00, por për shkak të masave të reja kufizuese, u zhvendos në orën 18:00.

Ajo që vihet re është se në Kishë të pranishëm janë një numër i konsiderueshëm i besimtarëve, të pajisur me maska.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...