Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar pas qetësimit të situatës në pikën kufitare të Kakavijës. Majko ka zbuluar ndërhyrjen e kryepeshkopit Anastas Janullatos, për krizën e krijuar në Kakavijë me radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë që kërkonin të ktheheshin në Greqi.
Me anë të një postimi në Facebook, Majko nuk ka kursyer falenderimet ndaj strukturave shtetërore të angazhuara, që kriza të përmbyllej sa më shpejt.
Tashmë situata në pikën kufitare të Kakavijës i është kthyer normalitetit. Nga sot të gjithë qytetarët shqiptarë që do udhëtojnë drejt tokës greke, do i nënshtrohen një regjimi të ri rregullash, të vendosura nga qeveria greke me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Statusi
Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi.
Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt.
Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë vec cfarë nuk duan.