Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka reaguar në rrjetin social Facebook pas përdorimit të gazrave helmuese nga policia, gjatë protestës së opozitës.
Ai i referohet një materiali të publikuar në vitin ’98, ku apelon për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të kësaj lënde kimike, dhe shpërndarjen e turmave.
“Ky apel i këtij zëri të padiskutueshëm dhe autoritar të mjekësisë, behet për një përqendrim 1% të lëndës aktive CS në aerosol (gaz) të hedhur mbi turma”, shkruan ndër të tjera Panariti.