Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet, ndërsa dëshmojnë dhunën makabre të disa personave, ku me shkopinj në duar qëllojnë pa pikë mëshire dy të rinj. Ngjarja e rëndë është shënuar në Kaminia, në Greqi.
Një 29-vjeçar është goditur brutalisht me shkopinj dhe thika, nga disa persona të tjerë. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një 25-vjeçar që ndodhej me të ka mbetur i plagosur rëndë.
Policia ka njoftuar se për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar një 17-vjeçar dhe një 24-vjeçar. Po ashtu bëhet me dije se organizatori i këtij grupi është identifikuar nga policia dhe ndodhet në kërkim.
Autoritetet e sigurisë hedhin dyshime se pas kësaj ngjarje fshihen grupet mafioze pakistaneze, të përfshirë në kontrabandën e paligjshme të cigareve dhe të drogës.
Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën Agioi Anargyroi në Kaminia. Autorët kanë hyrë në banesën e 29-vjeçarit, të cilin më pas e kanë goditur më shkopinj dhe thikë, duke i shkaktuar vdekjen.
https://www.youtube.com/watch?v=8w_fImMYOew&feature=emb_title